---
title: "Listo veprimet e arkës"
operation_id: "api.v2.cash-register.list"
method: GET
path: "/api/v2/cash-register/actions"
group: "Arka fiskale"
api_version: "v2"
authenticated: true
canonical: "https://fature.al/api-reference/endpoints/api-v2-cash-register-list.html"
---

# Listo veprimet e arkës

Pjesë e dokumentacionit [fature.al API](/api-reference/index.html).

## GET /api/v2/cash-register/actions

Kthen historikun e arkës, nga më i riu te më i vjetri, me filtrim sipas tipit dhe datës:
hyrjet, daljet, hapjet dhe mbylljet e ditës.

Përdoreni për rakordimin e turnit dhe për të lexuar gjendjen fiskale të një veprimi që u
ruajt ndërsa CIS-i nuk arrihej.

| `type` | Veprimi |
| --- | --- |
| `MONEY_IN` | Hyrje parash |
| `MONEY_OUT` | Dalje parash |
| `OPEN_DAY` | Hapje e ditës |
| `CLOSE_DAY` | Mbyllje e ditës |

- Disa tipe ndahen me presje: `type=MONEY_IN,MONEY_OUT` kthen vetëm lëvizjet e parave.
- Mbyllja nga `POST /cash-register/close-balance` del si `MONEY_OUT` me përshkrimin
  "Mbyllje turni/xhiro ditore", jo si `CLOSE_DAY`.
- `fromDate` dhe `toDate` kufizojnë sipas datës së veprimit, të dyja përfshirëse.
- Pagination me `limit` dhe `offset`. `pagination` nuk kthen `total`, ndaj ndaloni kur një faqe
  vjen më e shkurtër se `limit`.

`amount` është gjithmonë pozitive, në ALL; drejtimin e jep `action_type`. `fiscal_status` dhe
`fiscal_fic` thonë nëse veprimi është fiskalizuar.

Nga lista e v1 ndryshon vetëm te `internalId`: çdo veprim e kthen ashtu siç u dërgua te hyrja
ose dalja, që ta lidhni me veprimin në sistemin tuaj. Vjen `null` për hapjet dhe mbylljet e
ditës dhe për veprimet e regjistruara pa të.

Ndryshuar që nga `v1`:

| What changed | v1 | v2 |
| --- | --- | --- |
| 200 `data.items[].internalId` | — | string, nullable |

URL-ja e plotë: `https://fature.al/api/v2/cash-register/actions`

Versioni i API-t: `v2`.

Identifikimi: i detyrueshëm (bearer token, plus the `X-Client-Id` and `X-Client-Secret` headers).

### Parametrat query

| Fusha | Tipi | E detyrueshme | Përshkrimi |
| --- | --- | --- | --- |
| `limit` | integer | jo | Sa veprime të kthehen në një faqe. Defaults to `20`. |
| `offset` | integer | jo | Nga cili veprim të fillohet, duke numëruar nga 0. Defaults to `0`. |
| `type` | string | jo | Filtro sipas tipit: `MONEY_IN`, `MONEY_OUT`, `OPEN_DAY` ose `CLOSE_DAY`, disa tipe të ndara me presje. |
| `fromDate` | string | jo | Data e fillimit, `YYYY-MM-DD`. |
| `toDate` | string | jo | Data e mbarimit, `YYYY-MM-DD`. |

### Shembull kërkese

```bash
curl -X GET 'https://fature.al/api/v2/cash-register/actions' \
  -H 'Authorization: Bearer YOUR_TOKEN' \
  -H 'X-Client-Id: YOUR_CLIENT_ID' \
  -H 'X-Client-Secret: YOUR_CLIENT_SECRET' \
  -H 'Accept: application/json'
```

### Përgjigjet

**200**: Lista e veprimeve të periudhës, nga më i riu te më i vjetri, me `pagination`; `items` është bosh kur nuk ka veprime.

| Fusha | Tipi | Përshkrimi |
| --- | --- | --- |
| `status` | boolean |  |
| `data` | object |  |
| `data.items` | array |  |
| `data.items[].id` | integer | Id-ja e veprimit në fature.al |
| `data.items[].internalId` | string, nullable | Identifikuesi i veprimit në sistemin tuaj, ai që dërguat te `internalId` në `POST /cash-register/deposit` ose `POST /cash-register/withdraw`. `null` për hapjet dhe mbylljet e ditës dhe për veprimet e regjistruara pa `internalId`, nga v1 ose nga paneli |
| `data.items[].action_type` | string | Lloji i veprimit: `MONEY_IN` hyrje parash, `MONEY_OUT` dalje parash, `OPEN_DAY` hapje e ditës, `CLOSE_DAY` mbyllje e ditës. Pa filtrin `type` lista sjell çdo veprim të arkës, edhe tipet që regjistrohen vetëm nga paneli, si `INITIAL_OPEN_BALANCE` (hapja e parë e arkës) dhe `MONEY_IN_TRANSFER` (kalim parash nga një arkë tjetër) |
| `data.items[].amount` | number | Shuma e veprimit, gjithmonë pozitive, në monedhën `currency`; drejtimin e jep `action_type` |
| `data.items[].currency` | string | Kodi ISO 4217 i monedhës së veprimit; `ALL` te çdo veprim i regjistruar nga API-ja |
| `data.items[].transaction_date` | string | Data e veprimit, `YYYY-MM-DD`: dita kur u regjistrua |
| `data.items[].transaction_no` | integer | Numri rendor i veprimit brenda kompanisë: numëron të gjitha veprimet e arkës të kompanisë, të çdo tipi dhe të çdo pajisjeje fiskale (TCR) |
| `data.items[].cash_action_no` | string | Numri i veprimit, `n/viti/kodi TCR`: `n` nis nga 1 çdo vit, veçmas për çdo tip veprimi dhe çdo pajisje fiskale (TCR) |
| `data.items[].fiscal_status` | string, nullable | Gjendja fiskale: `FISCALIZED` kur CIS-i e ka regjistruar veprimin, `UNFISCALIZED` sa kohë pret fiskalizimin, të cilin fature.al e riprovon vetë |
| `data.items[].fiscal_uuid` | string, nullable | UUID-ja që fature.al i cakton veprimit kur e dërgon te CIS-i, e njëjta që shkon si UUID i kërkesës `RegisterCashDeposit`. `null` kur veprimi nuk i është dërguar ende CIS-it |
| `data.items[].fiscal_fic` | string, nullable | Kodi FCDC që kthen CIS-i kur regjistron veprimin. `null` sa kohë veprimi pret fiskalizimin; mbetet `null` edhe kur CIS-i u përgjigj me një nga gabimet 56, 63 ose 920, të cilat fature.al i mbyll si `FISCALIZED` pa kod |
| `data.items[].fiscal_tcr_code` | string, nullable | Kodi i pajisjes fiskale (TCR) ku u regjistrua veprimi. Për një administrator lista mbulon gjithë arkat e kompanisë, ndaj kjo fushë thotë cilës i takon veprimi. `null` te një veprim i ruajtur pa pajisje fiskale |
| `data.items[].description` | string, nullable | Përshkrimi i veprimit: ai që u dërgua te `description`, ose ai që vendos vetë fature.al te veprimet e veta, si "Mbyllje turni/xhiro ditore" te mbyllja e ditës dhe "Hapje e gjendjes fillestare" te hapja me gjendje. `null` kur nuk ka |
| `data.items[].third_party` | string, nullable | Pala e tretë e veprimit, ashtu siç u dërgua te `third_party`; kur veprimi u lidh me një klient (`id_client`), zëvendësohet me emrin e klientit. `null` kur nuk ka |
| `data.items[].id_client` | integer, nullable | Id-ja e klientit të lidhur me veprimin, siç u dërgua te `id_client`; `null` kur veprimi nuk ka klient |
| `data.items[].created_at` | string | Data dhe ora e regjistrimit, `YYYY-MM-DD HH:MM:SS`, orë lokale. Gjendja e `GET /cash-register/balance` me `toDate` llogaritet mbi këtë kohë, jo mbi `transaction_date` |
| `data.pagination` | object |  |
| `data.pagination.records` | integer | Sa veprime mban `items` në këtë faqe |
| `data.pagination.limit` | integer | Parametri `limit` i kërkesës, pas rrumbullakimit në të paktën 1 |
| `data.pagination.offset` | integer | Parametri `offset` i kërkesës, pas rrumbullakimit në të paktën 0 |
| `data.pagination.type` | string, nullable | Filtri `type` ashtu siç u dërgua, `null` kur nuk u dërgua |

```json
{
    "status": true,
    "data": {
        "items": [
            {
                "id": 5120,
                "internalId": "ARKA-2026-000318",
                "action_type": "MONEY_IN",
                "amount": 1500,
                "currency": "ALL",
                "transaction_date": "2026-09-14",
                "transaction_no": 812,
                "cash_action_no": "12/2026/pp556gh743",
                "fiscal_status": "FISCALIZED",
                "fiscal_uuid": "3f2c9a4e-6b1d-4c8e-9a7f-2d5e8b1c4a60",
                "fiscal_fic": "b6e1f2a3-9c4d-4e5f-8a7b-1c2d3e4f5a6b",
                "fiscal_tcr_code": "pp556gh743",
                "description": "Arketim nga klienti",
                "third_party": "Alba Market shpk",
                "id_client": 42,
                "created_at": "2026-09-14 10:15:00"
            }
        ],
        "pagination": {
            "records": 20,
            "limit": 20,
            "offset": 0,
            "type": "MONEY_IN,MONEY_OUT"
        }
    }
}
```

**401**: Unauthenticated

| Fusha | Tipi | Përshkrimi |
| --- | --- | --- |
| `message` | string |  |

```json
{
    "message": "Unauthenticated."
}
```

**500**: Gabim i papritur në server.

| Fusha | Tipi | Përshkrimi |
| --- | --- | --- |
| `status` | boolean | Gjithmonë false. Një përgjigje e suksesshme mban `status: true` dhe objektin `data` |
| `message` | string | Përshkrimi i gabimit. Bosh kur dështimi nuk mban ndonjë mesazh të vetin |
| `errors` | array | Mesazhe për t'u shfaqur te përdoruesi ose për t'u ruajtur në log. Mungon kur nuk ka gjë për të shtuar përtej `message` |

```json
{
    "status": false,
    "message": "Te dhenat jo te sakta.",
    "errors": [
        "errors"
    ]
}
```
