---
title: "Shkarko dokumentin e faturës"
operation_id: "api.v2.invoice.pdf"
method: GET
path: "/api/v2/invoice/print/{id}"
group: "Faturat"
api_version: "v2"
authenticated: true
canonical: "https://fature.al/api-reference/endpoints/api-v2-invoice-pdf.html"
---

# Shkarko dokumentin e faturës

Pjesë e dokumentacionit [fature.al API](/api-reference/index.html).

## GET /api/v2/invoice/print/{id}

Kthen dokumentin e faturës për t'ia dhënë blerësit ose për ta printuar. Pa parametra kthehet
formati i parazgjedhur i tipit: kupon termik për faturat cash (58 ose 80 mm, sipas
konfigurimit të përdoruesit), dokument A4 për faturat jo-cash dhe preventivët, dhe PDF-ja
zyrtare nga platforma e e-faturave për e-faturat.

Me parametrin `format` merrni të njëjtat versione që ofron edhe paneli i fature.al:

| `format` | Tipi i faturës | Rezultati | Content-Type |
| --- | --- | --- | --- |
| `a4` | Cash | Dokument A4 i faturës | application/pdf |
| `thermal` | Jo-cash | Kupon termik | application/pdf |
| `v2` | Jo-cash, preventiv | Dokument A4, versioni i gjerë | application/pdf |
| `receipt` | Preventiv | Kupon termik | application/pdf |
| `local` | E-faturë | Dokument A4 i gjeneruar nga fature.al, pa e kërkuar PDF-në zyrtare | application/pdf |
| `local-thermal` | E-faturë | Kupon termik i gjeneruar nga fature.al | application/pdf |
| `html` | Cash | Kuponi termik si HTML, për ta dërguar vetë në printer | text/html |
| `json` | Të gjitha | Të dhënat e dokumentit në JSON, për ta formatuar vetë faturën | application/json |

`lang` (`en`, `it`, `de`) e përkthen dokumentin A4 të faturave jo-cash, të preventivëve dhe të
e-faturave, dhe kombinohet me `format`. Pa të, dokumenti kthehet shqip. Kuponat termikë dhe
faturat cash mbeten gjithmonë shqip, sepse janë dokumente fiskale.

Për faturat cash, `copy_only=1` kthen kopjen e kuponit në vend të origjinalit.

Një `format` që nuk vlen për tipin e faturës nuk kthen gabim: kthehet formati i parazgjedhur i
atij tipi.

URL-ja e plotë: `https://fature.al/api/v2/invoice/print/{id}`

Versioni i API-t: `v2`.

Identifikimi: i detyrueshëm (bearer token, plus the `X-Client-Id` and `X-Client-Secret` headers).

### Parametrat në path

| Fusha | Tipi | E detyrueshme | Përshkrimi |
| --- | --- | --- | --- |
| `id` | integer | po | Id-ja e faturës në fature.al. |

### Parametrat query

| Fusha | Tipi | E detyrueshme | Përshkrimi |
| --- | --- | --- | --- |
| `format` | string | jo | Versioni i dokumentit sipas tabelës më sipër: `a4`, `thermal`, `v2`, `receipt`, `local`, `local-thermal`, `html`, `json`. |
| `lang` | string | jo | Gjuha e dokumentit A4: `en`, `it` ose `de`. Pa të dokumenti kthehet shqip. |
| `copy_only` | integer | jo | Vetëm për faturat cash: kthen kopjen e kuponit në vend të origjinalit. |

### Shembull kërkese

```bash
curl -X GET 'https://fature.al/api/v2/invoice/print/403' \
  -H 'Authorization: Bearer YOUR_TOKEN' \
  -H 'X-Client-Id: YOUR_CLIENT_ID' \
  -H 'X-Client-Secret: YOUR_CLIENT_SECRET' \
  -H 'Accept: application/json'
```

### Përgjigjet

**200**: Tipi i përmbajtjes varet nga `format`: PDF si parazgjedhje, `text/html` me `format=html`, dhe dokumenti i faturës në JSON me `format=json`, gati për ta formatuar vetë.

| Fusha | Tipi | Përshkrimi |
| --- | --- | --- |
| `logo` | string, nullable | Logoja e kompanisë në base64; null kur nuk është vendosur |
| `title` | string | Titulli i dokumentit në gjuhën e llogarisë, p.sh. "Faturë Tatimore" |
| `company` | object | Shitësi |
| `company.name` | string | Emri i kompanisë siç printohet |
| `company.nuis` | string, nullable | NIPT-i i shitësit |
| `company.address` | string, nullable | Adresa e njësisë së biznesit që e lëshoi faturën |
| `client` | object | Blerësi |
| `client.name` | string | Emri i blerësit |
| `client.id` | object | Identifikuesi fiskal i blerësit |
| `client.id.type` | string, nullable | Tipi i identifikuesit: `NUIS`, `VAT` ose `TAX` te një biznes; `ID`, `PASS` ose `SOC` te një person |
| `client.id.id` | string, nullable | Vlera e identifikuesit, p.sh. NIPT-i |
| `client.addres` | string, nullable | Rruga e blerësit |
| `client.city` | string, nullable | Qyteti i blerësit |
| `client.country` | string | Kodi i shtetit, ISO 3166-1 alpha-3; `ALB` kur blerësi nuk ka të regjistruar asnjë |
| `transporter` | object | Transportuesi; çdo fushë e tij është null kur fatura nuk ka transportues |
| `transporter.name` | string, nullable | Emri i transportuesit |
| `transporter.plate` | string, nullable | Targa e mjetit |
| `transporter.address` | string, nullable | Adresa e transportuesit |
| `transporter.city` | string, nullable | Qyteti i transportuesit |
| `invoice` | object | Vetë fatura: rreshtat, totalet dhe kodet fiskale |
| `invoice.type` | string | Lloji i faturës: `CASH`, `NONCASH` ose `EINVOICE` |
| `invoice.payment_method` | string, nullable | Mënyra e pagesës, si kod |
| `invoice.payment_method_label` | string, nullable | Mënyra e pagesës e shkruar në gjuhën e llogarisë, gati për printim |
| `invoice.bank_account` | object, nullable | Llogaria bankare që printohet si udhëzim pagese, ose `null` |
| `invoice.bank_account.id` | integer | Id-ja e llogarisë bankare në fature.al |
| `invoice.bank_account.bank_name` | string, nullable | Emri i bankës |
| `invoice.bank_account.iban` | string, nullable | IBAN-i i llogarisë |
| `invoice.bank_account.swift` | string, nullable | Kodi SWIFT i bankës |
| `invoice.bank_account.currency` | string, nullable | Monedha e llogarisë, ISO 4217 |
| `invoice.bank_account.notes` | string, nullable | Shënime të lira mbi llogarinë |
| `invoice.issueDate` | string, nullable | Data dhe ora e lëshimit, `YYYY-MM-DD HH:MM:SS` |
| `invoice.businessCode` | string, nullable | Kodi i njësisë së biznesit që lëshoi faturën |
| `invoice.operatorCode` | string, nullable | Kodi i operatorit që lëshoi faturën |
| `invoice.operatorName` | string, nullable | Emri i operatorit i shkurtuar, si `Ana H.`, kur njihet |
| `invoice.deviceCode` | string, nullable | Kodi TCR i pajisjes fiskale |
| `invoice.currency` | string, nullable | Monedha e faturës; `null` kur është në lekë |
| `invoice.exchangeRate` | number, nullable | Sa lekë vlen një njësi e monedhës; `null` kur fatura është në lekë |
| `invoice.number` | string, nullable | Numri i faturës, si `12/2026` |
| `invoice.lines` | array | Rreshtat e faturës, në radhën në të cilën printohen |
| `invoice.lines[].name` | string | Emri i produktit ose i shërbimit |
| `invoice.lines[].unit` | string, nullable | Njësia matëse |
| `invoice.lines[].quantity` | number | Sasia |
| `invoice.lines[].unitPrice` | number | Çmimi për njësi me TVSH, pasi është hequr zbritja e rreshtit |
| `invoice.lines[].total` | number | Totali i rreshtit me TVSH |
| `invoice.amounts` | object | Shumat e faturës, gati për printim |
| `invoice.amounts.net` | number | Totali pa TVSH |
| `invoice.amounts.gross` | number | Totali me TVSH |
| `invoice.amounts.vat` | number | TVSH-ja gjithsej |
| `invoice.amounts.discount` | number | Zbritja mbi faturën, si shumë pa TVSH |
| `invoice.amounts.net_all` | number | Totali pa TVSH në lek |
| `invoice.amounts.gross_all` | number | Totali me TVSH në lek |
| `invoice.amounts.vat_all` | number | TVSH-ja në lek |
| `invoice.amounts.discount_all` | number | Zbritja mbi faturën në lek |
| `invoice.iic` | string, nullable | Kodi identifikues i faturës (IIC, në ligj NSLF) |
| `invoice.fic` | string, nullable | Kodi që ktheu CIS-i (FIC, në ligj NIVF); `null` sa kohë fatura pret fiskalizimin |
| `invoice.eic` | string, nullable | Kodi i faturës në platformën e e-faturave. Vetëm te e-faturat |
| `invoice.process` | string, nullable | Profili UBL i dokumentit, te e-faturat |
| `invoice.doc_type` | string, nullable | Lloji i dokumentit UBL, te e-faturat |
| `invoice.notes` | string, nullable | Shënimet që dalin në faturë |
| `invoice.verifyUrl` | string, nullable | URL-ja e verifikimit te tatimet, ajo që kodohet si QR |
| `invoice.footer` | array | Rreshtat që printohen nën totalin, tashmë të renditur |

```json
{
    "logo": "iVBORw0KGgoAAAANSUhEUgAAAAEAAAABCAYAAAAfFcSJAAAADUlEQVR42mNkYPhfDwAChwGA60e6kgAAAABJRU5ErkJggg==",
    "title": "Faturë Tatimore",
    "company": {
        "name": "Alfa Solutions shpk",
        "nuis": "L81306019C",
        "address": "Rruga Myslym Shyri 47, Tiranë"
    },
    "client": {
        "name": "Alba Trade shpk",
        "id": {
            "type": "NUIS",
            "id": "K91807012A"
        },
        "addres": "Rruga e Kavajës 12",
        "city": "Tiranë",
        "country": "ALB"
    },
    "transporter": {
        "name": "Trans Alba shpk",
        "plate": "AA 123 BB",
        "address": "Rruga e Durrësit 5",
        "city": "Durrës"
    },
    "invoice": {
        "type": "EINVOICE",
        "payment_method": "ACCOUNT",
        "payment_method_label": "Transaksion nga llogaria - ACCOUNT",
        "bank_account": {
            "id": 27,
            "bank_name": "Banka Kombëtare Tregtare",
            "iban": "AL47212110090000000235698741",
            "swift": "NCBAALTX",
            "currency": "EUR",
            "notes": "Llogaria në euro"
        },
        "issueDate": "2026-09-13 10:15:00",
        "businessCode": "bb123bb123",
        "operatorCode": "aa123aa123",
        "operatorName": "Ana H.",
        "deviceCode": "xb131xb131",
        "currency": "EUR",
        "exchangeRate": 98.5,
        "number": "12/2026",
        "lines": [
            {
                "name": "Orë pune mirëmbajtje",
                "unit": "Orë",
                "quantity": 2,
                "unitPrice": 270,
                "total": 540
            }
        ],
        "amounts": {
            "net": 450,
            "gross": 540,
            "vat": 90,
            "discount": 0,
            "net_all": 44325,
            "gross_all": 53190,
            "vat_all": 8865,
            "discount_all": 0
        },
        "iic": "3C7E9A1F52B84D0E6A2C4F8B1D9E7A35",
        "fic": "2f6c1e8a-9b3d-4c7e-a5f1-0d8b6e4c2a91",
        "eic": "9b4e2d1c-6f7a-4b3c-8d2e-1f0a9c8b7d65",
        "process": "P1",
        "doc_type": 380,
        "notes": "Pagesa brenda 14 ditëve.",
        "verifyUrl": "https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/invoice-check/#/verify?iic=3C7E9A1F52B84D0E6A2C4F8B1D9E7A35&tin=L81306019C&crtd=2026-09-13T10:15:00+02:00&prc=53190.00",
        "footer": [
            "Faleminderit për besimin!",
            "fiskalizoi: fature.al",
            "---"
        ]
    }
}
```

**401**: Unauthenticated

| Fusha | Tipi | Përshkrimi |
| --- | --- | --- |
| `message` | string |  |

```json
{
    "message": "Unauthenticated."
}
```

**404**: Fatura nuk u gjet, ose nuk i përket kompanisë suaj.

| Fusha | Tipi | Përshkrimi |
| --- | --- | --- |
| `message` | string |  |

```json
{
    "message": "Hello there"
}
```
