---
title: "Regjistrimi i kompanive"
group: "Regjistrimi i kompanive"
api_version: "v1"
canonical: "https://fature.al/api-reference/groups/v1-regjistrimi-i-kompanive.html"
---

# Regjistrimi i kompanive

Pjesë e dokumentacionit [fature.al API](/api-reference/index.html).

Për ofruesit e software-it që u hapin vetë llogari klientëve të tyre në fature.al. Grupi është i mbyllur si parazgjedhje dhe hapet me kërkesë.

Hapat, në radhën që kërkon kodi:

1. `POST /register` krijon kompaninë dhe kthen token-in e përdoruesit të parë dhe id-në e njësisë së biznesit. Thirrjet që vijnë pas bëhen me këtë token.
2. `POST /on-boarding/certificate` ngarkon certifikatën elektronike; pa të asgjë nuk nënshkruhet.
3. `POST /on-boarding/branch/{id}` vendos `businessUnitCode` te njësia e biznesit.
4. `POST /on-boarding/fiscal-device` regjistron pajisjen fiskale (TCR) te CIS-i dhe kthen kodin e saj. Kërkon certifikatën dhe kodin e njësisë të vendosura më parë. Vetëm për fatura cash.
5. `POST /on-boarding/user/{id}` vendos `operatorCode` dhe, për fatura cash, `fiscalTcrCode` te përdoruesi.
6. `POST /on-boarding/bank-account` ruan llogarinë bankare që shkruhet në faturat jo-cash dhe në e-faturat.

Çdo përdorues tjetër krijohet me `POST /on-boarding/user` dhe merr token-in e vet. Për secilin duhen një email unik, kodi i operatorit dhe, për fatura cash, një pajisje fiskale.

## Sandbox

Në sandbox NIPT-i `L62221018T` te `POST /register` kalon në një rrjedhë prove: nuk krijohet kompani e re, përdoruesi dhe njësia krijohen nën kompaninë e provës, dhe email-it i shtohet një prapashtesë unike, kështu që e njëjta kërkesë mund të përsëritet. `POST /on-boarding/certificate` pranon çdo certifikatë dhe çdo fjalëkalim dhe kthen `expiresAt` një vit nga sot. Hapat e tjerë ekzekutohen normalisht mbi kompaninë e provës. Në live NIPT-i `L62221018T` trajtohet si çdo NIPT tjetër.

Adresa bazë: `https://fature.al`

All of these operations require authentication.

## Veprimet

- [GET /api/v1/register](/api-reference/endpoints/api-v1-pong.md): Kontrollo aksesin në regjistrim
- [POST /api/v1/register](/api-reference/endpoints/api-v1-register.md): Regjistro një kompani
- [POST /api/v1/on-boarding/branch/{id}](/api-reference/endpoints/api-v1-on-boarding-branch.md): Përditëso një njësi biznesi
- [POST /api/v1/on-boarding/user/{id}](/api-reference/endpoints/api-v1-on-boarding-user-update.md): Përditëso një përdorues
- [POST /api/v1/on-boarding/certificate](/api-reference/endpoints/api-v1-on-boarding-certificate.md): Ngarko certifikatën elektronike
- [POST /api/v1/on-boarding/bank-account](/api-reference/endpoints/api-v1-on-boarding-bank-account.md): Krijo një llogari bankare
- [POST /api/v1/on-boarding/fiscal-device](/api-reference/endpoints/api-v1-on-boarding-fiscal-device.md): Regjistro një pajisje fiskale
- [POST /api/v1/on-boarding/branch](/api-reference/endpoints/api-v1-on-boarding-branch-create.md): Krijo një njësi biznesi
- [POST /api/v1/on-boarding/user](/api-reference/endpoints/api-v1-on-boarding-user.md): Krijo një përdorues
