---
title: "Dokumentet që lëshon API-ja"
page_id: "document-types"
section: "Shembuj"
canonical: "https://fature.al/api-reference/pages/document-types.html"
---

# Dokumentet që lëshon API-ja

Pjesë e dokumentacionit [fature.al API](/api-reference/index.html).

Programet e hotelerisë, të kontabilitetit dhe ERP-të i quajnë dokumentet me emrat e tyre. Kjo faqe i
merr ata emra një nga një dhe thotë cili endpoint e lëshon secilin, me një shembull, ose pse API-ja
nuk e lëshon.

| Dokumenti në programin tuaj | Në fature.al | Endpoint-i |
| --- | --- | --- |
| Fiscal Invoice, faturë fiskale | Faturë jo-cash | `POST /invoice/noncash` |
| Cash Fiscal Invoice, faturë cash | Faturë cash | `POST /invoice/cash` |
| E-Invoice, e-faturë | E-faturë, `doc_type` `380` | `POST /invoice/e-invoice` |
| Reservation Advance Deposit, parapagim rezervimi | Faturë për shumën e parapaguar | `POST /invoice/cash`, `POST /invoice/noncash` ose `POST /invoice/e-invoice` me `doc_type` `386` |
| Group Advance Deposit, parapagim grupi | E njëjta, një faturë për çdo paguës | Si më sipër, ose `POST /invoice/bulk-noncash` |
| Credit Note, notë krediti | `doc_type` `381` | `POST /invoice/noncash` ose `POST /invoice/e-invoice` |
| Debit Note, notë debiti | `doc_type` `383` | `POST /invoice/noncash` ose `POST /invoice/e-invoice` |
| Corrective Fiscal Invoice, faturë korrigjuese | Anulim i plotë ose i pjesshëm | `POST /invoice/cancel/{id}` |
| Proforma Invoice, faturë proformë | Nuk lëshohet nga API-ja | |
| Information Bill, faturë informative | Nuk lëshohet nga API-ja | |

Të gjithë dokumentet fiskale kthejnë `id`, `number`, `iic`, `fic`, `verifyURL` dhe `pdf`. Ruani
`iic`: me të lëshohen notat e krediti dhe të debitit. Shembujt janë në sandbox,
`https://demo.fature.al/api/v1`. Rregullat e plota të çdo fushe janë te faqja e endpoint-it dhe te
[Llojet e faturave](/api-reference/pages/invoice-types.html).

Të gjithë shembujt e kësaj faqeje janë edhe si koleksion Postman, një kërkesë për çdo dokument:
[document-examples.json](/docs/api/postman/document-examples.json). Pas importimit vendosni
`baseUrl` dhe `token`, dhe zëvendësoni `original_invoice_iic` dhe id-të e faturave me ato të
llogarisë suaj.

## Faturë fiskale

Në Shqipëri çdo faturë e regjistruar te CIS-i është fiskale, prandaj emri "faturë fiskale" në
programin tuaj zakonisht do të thotë fatura që paguhet më vonë, me transfertë ose në llogari. Kjo
është fatura jo-cash:

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/noncash \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "FAT-2026-0412",
    "payment_method": "TRANSFER",
    "client": { "name": "Alpha SHPK" },
    "lines": [
      { "product_name": "Qëndrim, dhomë dyshe", "product_code": "DHM-2", "unit": "natë",
        "quantity": 3, "price": 9000, "total": 27000, "vat": 6 }
    ]
  }'
```

## Faturë cash

Pagesa kryhet në çast, në arkë. Kërkon një pajisje fiskale (TCR) të lidhur me përdoruesin e
token-it, dhe `payment_method` është i detyrueshëm: `BANKNOTE`, `CARD`, `CHECK`, `SVOUCHER`,
`COMPANY` ose `ORDER`.

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/cash \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "ARK-2026-0001",
    "payment_method": "CARD",
    "lines": [
      { "product_name": "Mëngjes", "product_code": "MNG-01", "unit": "copë",
        "quantity": 2, "price": 800, "total": 1600, "vat": 20 }
    ]
  }'
```

Pa `client` fatura lëshohet për klientin e rastit.

## E-faturë

E-fatura shkon edhe në platformën e e-faturave, prandaj blerësi duhet të jetë biznes me NIPT dhe me
adresë të plotë, çdo rresht kërkon `unit_code`, dhe `doc_type` me `process` janë të detyrueshme.
Për një shitje të zakonshme dërgoni `380` me `P1`:

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/e-invoice \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "EF-2026-0098",
    "doc_type": "380",
    "process": "P1",
    "payment_method": "TRANSFER",
    "client": {
      "nuis": "L62221018T",
      "name": "Ei3 Software Solution shpk",
      "address": "Rruga e Kavajës 12",
      "city": "Tiranë",
      "country": "ALB"
    },
    "lines": [
      { "product_name": "Sallë konferencash", "product_code": "SLL-01", "unit": "ditë",
        "unit_code": "DAY", "quantity": 1, "price": 40000, "total": 40000, "vat": 20 }
    ]
  }'
```

Gjithçka tjetër për e-faturën është te [Fatura elektronike](/api-reference/pages/e-invoice.html).

## Parapagim rezervimi

Një parapagim nuk ka lloj të veçantë fiskal te CIS-i: faturohet si çdo shitje tjetër, për shumën e
marrë, në çastin kur merret. Lloji i faturës varet nga mënyra si paguhet.

**Paguhet në recepsion, me para në dorë ose me kartë.** Faturë cash për shumën e parapaguar:

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/cash \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "DEP-2026-0031",
    "payment_method": "CARD",
    "notes": "Parapagim për rezervimin R-88213, 12 deri 15 tetor",
    "lines": [
      { "product_name": "Parapagim rezervimi R-88213", "product_code": "DEP-REZ", "unit": "copë",
        "quantity": 1, "price": 10000, "total": 10000, "vat": 6 }
    ]
  }'
```

**Paguhet me transfertë nga një person ose biznes.** E njëjta faturë te `POST /invoice/noncash`, me
`payment_method` `TRANSFER` dhe me `client`.

**Paguhet nga një biznes që merr e-fatura.** E-faturë parapagimi, me `doc_type` `386` dhe `process`
`P4`. `386` është kodi UBL i faturës së parapagimit dhe `P4` profili i pagesës paraprake, kështu që
blerësi e merr dokumentin si parapagim dhe jo si shitje të zakonshme:

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/e-invoice \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "DEP-2026-0032",
    "doc_type": "386",
    "process": "P4",
    "payment_method": "TRANSFER",
    "client": {
      "nuis": "L62221018T",
      "name": "Ei3 Software Solution shpk",
      "address": "Rruga e Kavajës 12",
      "city": "Tiranë",
      "country": "ALB"
    },
    "lines": [
      { "product_name": "Parapagim rezervimi R-88214", "product_code": "DEP-REZ", "unit": "copë",
        "unit_code": "C62", "quantity": 1, "price": 30000, "total": 30000, "vat": 6 }
    ]
  }'
```

Norma e TVSH-së e parapagimit është ajo e shërbimit që parapaguhet: `6` për akomodimin në shembujt
më sipër.

### Parapagimi dhe fatura përfundimtare

API-ja nuk i lidh të dyja. Nuk ka fushë që i thotë faturës përfundimtare se një pjesë e saj është
paguar tashmë me një parapagim, dhe fature.al nuk e zbret vetë. Fatura përfundimtare lëshohet si
faturë më vete, dhe si pasqyrohet parapagimi në të është zgjedhje kontabël e biznesit. Mbani
`iic`-në e parapagimit në programin tuaj, bashkë me numrin e rezervimit, që ta gjeni kur mbyllet
qëndrimi.

## Parapagim grupi

Një parapagim grupi faturohet sipas asaj se kush paguan:

| Kush paguan | Çfarë lëshoni |
| --- | --- |
| Organizatori, për gjithë grupin | Një faturë, me organizatorin si `client` dhe shumën e plotë |
| Secili pjesëtar, për pjesën e vet | Një faturë për secilin, me pjesën e tij |

Kur paguajnë shumë veta me transfertë, `POST /invoice/bulk-noncash` i lëshon të gjitha faturat me
një kërkesë. Çdo element i `invoices` është i njëjti body si një faturë jo-cash:

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/bulk-noncash \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "invoices": [
      {
        "internalId": "DEP-GRP-0007-01",
        "payment_method": "TRANSFER",
        "client": { "name": "Arben Hoxha" },
        "lines": [
          { "product_name": "Parapagim grupi G-0007", "product_code": "DEP-GRP", "unit": "copë",
            "quantity": 1, "price": 15000, "total": 15000, "vat": 6 }
        ]
      },
      {
        "internalId": "DEP-GRP-0007-02",
        "payment_method": "TRANSFER",
        "client": { "name": "Elira Kola" },
        "lines": [
          { "product_name": "Parapagim grupi G-0007", "product_code": "DEP-GRP", "unit": "copë",
            "quantity": 1, "price": 15000, "total": 15000, "vat": 6 }
        ]
      }
    ]
  }'
```

Përgjigja ka një hyrje për çdo `internalId`, dhe kodi mbetet `200` edhe kur ndonjë faturë brenda
dështon, prandaj kontrolloni secilën më vete. Pjesëtarët që paguajnë në recepsion marrin secili një
faturë cash.

## Notë krediti

Ul vlerën e një fature të lëshuar: zbritje pas faturimit, shërbim i pakryer pjesërisht, mall i
dëmtuar. Dërgoni `doc_type` `381` bashkë me `original_invoice_iic`, IIC-në e faturës që korrigjoni.
Rreshtat janë vetëm diferenca, me vlera pozitive:

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/noncash \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "NK-2026-0037",
    "doc_type": "381",
    "original_invoice_iic": "8FE72E2ACD1C500A83F8C89B4E2E3E1D",
    "payment_method": "TRANSFER",
    "client": { "name": "Alpha SHPK" },
    "lines": [
      { "product_name": "Zbritje, një natë e pashfrytëzuar", "product_code": "DHM-2", "unit": "natë",
        "quantity": 1, "price": 9000, "total": 9000, "vat": 6 }
    ]
  }'
```

Nota lëshohet nga i njëjti endpoint si fatura që korrigjon: një faturë jo-cash korrigjohet te
`/invoice/noncash`, një e-faturë te `/invoice/e-invoice` me `process` `P9`. Origjinali duhet të jetë
i fiskalizuar, i paanuluar dhe ende i korrigjueshëm. Një faturë cash nuk korrigjohet me notë
krediti; ajo anulohet pjesërisht, si në seksionin "Faturë korrigjuese" më poshtë.

## Notë debiti

E kundërta e notës së krediti: rrit vlerën e një fature që doli më pak nga sa duhej. I njëjti body,
me `doc_type` `383`:

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/noncash \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "ND-2026-0012",
    "doc_type": "383",
    "original_invoice_iic": "8FE72E2ACD1C500A83F8C89B4E2E3E1D",
    "payment_method": "TRANSFER",
    "client": { "name": "Alpha SHPK" },
    "lines": [
      { "product_name": "Minibar, i pafaturuar", "product_code": "MNB-01", "unit": "copë",
        "quantity": 4, "price": 500, "total": 2000, "vat": 20 }
    ]
  }'
```

Nota është dokument më vete, me `iic` dhe `fic` të vetat. Fatura origjinale mbetet e vlefshme ashtu
siç u lëshua.

## Faturë korrigjuese

Fatura korrigjuese që kërkon CIS-i, ajo që e kthen një faturë mbrapsht, lëshohet nga endpoint-i i
anulimit. Nuk e ndërtoni vetë: fature.al e krijon me numër të ri rendor, e lidh me origjinalin dhe e
regjistron te CIS-i. Te një e-faturë del si `doc_type` `384` me `process` `P10`.

**Anulim i plotë**, për çdo lloj fature. Pa body:

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/cancel/40312 \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ'
```

**Anulim i pjesshëm**, vetëm për faturat cash. Dërgoni rreshtat që kthehen:

```bash
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/cancel/40313 \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "lines": [
      { "product_name": "Mëngjes", "product_code": "MNG-01", "quantity": 1 }
    ]
  }'
```

Përgjigja është vetë fatura korrigjuese, me `iic` dhe `fic` të vetat. Me numrin tuaj anuloni te
`POST /invoice/cancel-by-internal-id/{internalId}`.

| Situata | Dokumenti |
| --- | --- |
| Fatura duhet kthyer e gjitha: gabim në blerës, rezervim i anuluar | Faturë korrigjuese, anulim i plotë |
| Kthehet një pjesë e një fature cash | Faturë korrigjuese, anulim i pjesshëm |
| Ulet vlera e një fature jo-cash ose e-faturë | Notë krediti, `381` |
| Rritet vlera e një fature jo-cash ose e-faturë | Notë debiti, `383` |

## Faturë proformë

API-ja nuk lëshon proforma. Proforma nuk është dokument fiskal dhe nuk regjistrohet te CIS-i, prandaj
nuk ka kode fiskale për t'u kthyer. Mund ta krijoni te paneli i fature.al, si ofertë, ose në
programin tuaj. Kur klienti paguan, lëshoni faturën e vërtetë nga endpoint-i që i përket.

## Faturë informative

API-ja nuk lëshon as faturë informative, llogarinë që i tregohet mysafirit para pagesës. Nuk është
dokument fiskal, prandaj e printon vetë programi juaj, dhe dokumenti fiskal lëshohet kur mbyllet
pagesa.

Mos e zëvendësoni me `POST /invoice/order`. Fatura porosi regjistrohet te CIS-i si dokument fiskal
dhe duhet mbyllur më pas me një faturë përmbledhëse; ajo shërben për tavolinën e restorantit, jo si
llogari informative.
