---
title: "Gabimet"
page_id: "errors"
section: "Si te fillosh"
canonical: "https://fature.al/api-reference/pages/errors.html"
---

# Gabimet

Part of the [fature.al API](/api-reference/index.html) documentation.

Gabimet kthehen me nje kod HTTP te zakonshem dhe nje trup JSON.

## Trupi i gabimit

```json
{
  "status": false,
  "message": "Pershkrimi i gabimit",
  "errors": ["cfare shkoi keq"]
}
```

Ne nje deshtim validimi fusha `errors` eshte objekt i ndare sipas fushes, jo varg:

```json
{
  "success": false,
  "message": "Te dhenat nuk jane te vlefshme",
  "errors": { "lines": ["Fatura duhet te kete te pakten nje rresht"] }
}
```

**Ky eshte perjashtimi i vetem nga zarfi standard**, dhe vlen per disa endpoint-e te
`v1`. Prandaj lexoni gjithmone me pare kodin HTTP dhe pastaj fushat e trupit: nje
program qe kontrollon vetem `status` e sheh nje `422` sikur te mos kete status fare.

## Kodet qe perdor kjo API

| Kodi | Kuptimi | Cfare te beni |
| --- | --- | --- |
| `400` | Te dhena te paplota | `errors` thote sakte cfare mungon. Zakonisht adresa ose qyteti i bleresit |
| `403` | Nuk lejohet | Abonimi ka mbaruar, ose llogaria nuk ka kete te drejte |
| `404` | Nuk u gjet | Burimi nuk ekziston, ose nuk i perket kompanise suaj |
| `409` | Ekziston tashme | Nje fature me kete `internalId` eshte leshuar ose po procesohet |
| `422` | Validimi deshtoi | Rregulloni te dhenat. Mos riprovoni te njejten kerkese |
| `429` | Kufiri u arrit | Prisni sa thote `Retry-After` |
| `500` | Gabim i papritur | Provoni perseri me vone |
| `503` | Fiskalizimi i paarritshem | **Fatura eshte ruajtur.** Mos e riprovoni |

## Dy kode qe nuk jane deshtime

`409` dhe `503` duken si gabime, por nuk kerkojne riprovim, dhe riprovimi i tyre ben
dem:

- **`409`** do te thote qe fatura ekziston. Nje `internalId` i derguar dy here kthen
  `409` ne vend qe te leshoje nje fature te dyte, pra mbrojtja ka funksionuar.
- **`503`** do te thote qe sistemi i tatimeve nuk u arrit, por fatura u ruajt dhe
  fiskalizohet vete me vone. Lexoni gjendjen me
  `POST /api/v1/invoice/details/{internalId}`, ku `fic` mbetet `null` derisa te kryhet.

Ne te dyja rastet, nje cikel riprovimi vetem shton kerkesa qe nuk ndryshojne asgje.
