---
title: "Hyrje"
page_id: "introduction"
section: "Si te fillosh"
canonical: "https://fature.al/api-reference/pages/introduction.html"
---

# Hyrje

Part of the [fature.al API](/api-reference/index.html) documentation.

Ky eshte dokumentacioni i API-t te fature.al. Me te leshoni fatura te fiskalizuara
nga sistemi juaj, pa u marre me certifikata, nenshkrim XML apo SOAP me sistemin
qendror.

## Ne pak rreshta

| | |
| --- | --- |
| Versioni per te ndertuar | `v1` |
| Versione ne perdorim | `v1` dhe `v2` |
| Prodhim | `https://fature.al` |
| Sandbox | `https://demo.fature.al` |
| Formati | JSON ne kerkese dhe ne pergjigje |
| Identifikimi | Token i perdoruesit, plus cift kredencialesh per aplikacionin |

Rruga e plote e nje endpoint-i e permban versionin, pra `https://fature.al/api/v1/invoice`.

## Cfare mbulon

Faturat jane thelbi, por API-ja shkon pertej tyre:

- **Faturat**, ne te kater llojet: cash, jo-cash, elektronike dhe flete shoqeruese.
- **Klientet dhe produktet**, si te dhena qe ndahen mes sistemit tuaj dhe fature.al.
- **Arka fiskale**, me hapjen, mbylljen dhe levizjet e parave.
- **Raportet**, te llogaritura ne server dhe jo ne kodin tuaj.
- **Faturat e blerjes**, te terhequra nga sistemi fiskal pa i kerkuar gje furnitorit.
- **Regjistrimi**, per ofruesit qe hapin llogari per klientet e tyre.

Nje pamje e plote e asaj qe mund te ndertohet eshte tek
[Cfare mund te ndertoni](/api-reference/pages/use-cases.html).

## Zarfi i pergjigjes

Cdo pergjigje ka te njejten forme. Sukses:

```json
{ "status": true, "data": { } }
```

Gabim:

```json
{ "status": false, "message": "...", "errors": [] }
```

Perjashtimi i vetem eshte deshtimi i validimit ne disa endpoint-e te `v1`, i cili
perdor `success` ne vend te `status`. Prandaj lexoni gjithmone me pare kodin HTTP.

## Nga ku te filloni

Nese nuk keni thirrur ende asgje, [Fillimi i shpejte](/api-reference/pages/quickstart.html)
ju con nga token-i deri te fatura e pare.
