---
title: "Llojet e faturave"
page_id: "invoice-types"
section: "Shembuj"
canonical: "https://fature.al/api-reference/pages/invoice-types.html"
---

# Llojet e faturave

Part of the [fature.al API](/api-reference/index.html) documentation.

Cdo lloj fature ka endpoint-in e vet, dhe trupi i kerkeses ndryshon me shume nga sa
duket. E njejta fature e derguar tek `/invoice/cash` dhe tek `/invoice/e-invoice`
refuzohet nga i dyti, sepse e-fatura kerkon fusha qe arka nuk i njeh.

| Dokumenti | Endpoint | Kur perdoret |
| --- | --- | --- |
| Cash | `POST /invoice/cash` | Pagesa kryhet ne moment, ne arke |
| Jo-cash | `POST /invoice/noncash` | Pagesa vjen me vone, me transferte ose ne llogari |
| E-fature | `POST /invoice/e-invoice` | Bleresi eshte biznes dhe fatura shkon ne sistemin e e-faturave |
| Porosi | `POST /invoice/order` | Konsumi ka nisur, pagesa nuk ka perfunduar |
| Permbledhese | `POST /invoice/summary` | Mbyll nje ose me shume porosi me nje pagese |
| Bllok jo-cash | `POST /invoice/bulk-noncash` | Shume fatura jo-cash ne nje kerkese |
| Flete shoqeruese | `POST /invoice/wtn` | Mall qe leviz, jo shitje |

## Fatura cash

`payment_method` eshte i detyrueshem dhe pranon `BANKNOTE`, `CARD`, `CHECK`,
`SVOUCHER`, `COMPANY` ose `ORDER`.

Klienti nuk eshte i detyrueshem. Pa `client` fatura leshohet per klientin e rastit,
qe eshte rasti normal i nje arke:

```bash
curl -X POST 'https://fature.al/api/v1/invoice/cash' \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "ARK-2026-0001",
    "payment_method": "BANKNOTE",
    "lines": [
      { "product_name": "Kafe", "product_code": "KAF-001", "unit": "cope",
        "quantity": 2, "price": 150, "total": 300, "vat": 20 }
    ]
  }'
```

Sapo dergoni qofte edhe nje fushe te klientit, `client.name` behet i nevojshem, dhe
bashke me te adresa me qytetin, ose ne kerkese ose te ruajtura me pare tek klienti.

### Dy kombinime qe lidhen me menyren e pageses

Dy fusha varen plotesisht nga `payment_method`, dhe te dyja jane te ndaluara kur
menyra nuk perputhet. Kjo eshte gabimi me i shpeshte ne kete endpoint.

**`COMPANY` kerkon `company_card`.** Pa te CIS-i e kthen faturen:

```json
{
  "internalId": "ARK-2026-0002",
  "payment_method": "COMPANY",
  "company_card": "4111-2233",
  "lines": [ ... ]
}
```

**`SVOUCHER` kerkon `vouchers`.** Numrat jane ne formen numer-vit-NIPT, nuk
perseriten brenda te njejtes fature, dhe nuk kalojne 20:

```json
{
  "internalId": "ARK-2026-0003",
  "payment_method": "SVOUCHER",
  "vouchers": ["12-2026-K51501011M", "13-2026-K51501011M"],
  "lines": [ ... ]
}
```

Dergimi i `company_card` me `BANKNOTE`, ose i `vouchers` me `CARD`, refuzohet. Nuk
ka vend ku ato te shkojne ne dokumentin fiskal, prandaj nuk pranohen ne heshtje.

## Fatura jo-cash

`payment_method` ketu nuk eshte i detyrueshem, dhe pranon vlera te tjera nga cash-i:
`ACCOUNT`, `COMPENSATION`, `FACTORING`, `KIND`, `OTHER`, `TRANSFER`, `WAIVER`.

`client.name` duhet, pervec kur dergoni `client.internal_id` te nje klienti te ruajtur.

Llogaria bankare shkruhet ne fature ne tri menyra, sipas asaj qe keni ne dore:

```json
{ "bank_account": 42 }
```
```json
{ "bank_account_iban": "AL35202111090000000001234567" }
```
```json
{
  "bankAccount": {
    "name": "BKT", "iban": "AL35202111090000000001234567",
    "currency": "ALL", "swift": "NCBAALTX", "holder": "Ei3 Software Solution shpk"
  }
}
```

E para tregon nje llogari qe e keni ne fature.al, e dyta e gjen me IBAN, e treta e shkruan te
plote. Forma e trete e ruan llogarine si llogari te kompanise suaj, dhe nje IBAN qe ekziston tashme
riperdoret ne vend qe te dyfishohet, keshtu qe mund ta dergoni ne cdo fature pa i mbushur llogarite.

E njejta forme pranohet edhe nga `POST /invoice/e-invoice`.

Nje tarife shtese shkon vecmas nga rreshtat:

```json
{ "fee": { "fee_type": "PACK", "fee_amount": 50 } }
```

### Note krediti dhe note debiti

Nje fature jo-cash korrigjohet nga nje fature tjeter jo-cash. Dergoni `doc_type` bashke me
`original_invoice_iic`, IIC-ne qe ju ktheu fatura origjinale:

```json
{
  "internalId": "NK-2026-000037",
  "doc_type": "381",
  "original_invoice_iic": "8FE72E2ACD1C500A83F8C89B4E2E3E1D",
  "client": { "name": "Alpha SHPK" },
  "lines": [ ... ]
}
```

`381` eshte note krediti dhe ul vleren qe bleresi ju detyrohet, `383` eshte note debiti dhe e rrit.
Pa `doc_type`, ose me `380`, fatura eshte e zakonshme. Origjinali duhet te jete fature jo-cash e
fiskalizuar, e paanuluar dhe ende e korrigjueshme.

Rreshtat qe dergoni jane rreshtat e korrigjimit, jo ata te fatures origjinale, dhe vlerat shkojne
pozitive: drejtimin e percakton `doc_type`, jo shenja e numrave. Per te kthyer nje fature te plote
perdorni endpoint-in e anulimit.

## E-fatura

E-fatura ka rregullat e veta dhe nje faqe te veten:
[Fatura elektronike](/api-reference/pages/e-invoice.html). Ndryshimet kryesore nga
faturat e mesiperme jane tri: `client` eshte i detyrueshem me NIPT, cdo rresht kerkon
`unit_code`, dhe `doc_type` me `process` duhen gjithmone.

## Porosi dhe permbledhese

Keto te dyja punojne ne cift. Porosia regjistron konsumin qe ka nisur, permbledhesja e
mbyll pagesen. Perdoren tipikisht ne bar dhe restorant, ku tavolina hapet dhe paguhet
me vone.

**Hapi 1, porosia.** Mos dergoni `payment_method`: ai vendoset vete ne `ORDER`.

```bash
curl -X POST 'https://fature.al/api/v1/invoice/order' \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "POR-2026-0044",
    "lines": [
      { "product_name": "Birre", "product_code": "BIR-01", "unit": "cope",
        "quantity": 3, "price": 300, "total": 900, "vat": 20 }
    ]
  }'
```

Ruani `iic` qe ju kthehet. Ai eshte celesi me te cilin porosia mbyllet.

**Hapi 2, permbledhesja.** Ketu nuk dergohen rreshta fare: ata merren nga vete
porosite. Dergoni IIC-te e tyre, dhe `payment_method` qe pranon vetem `BANKNOTE` ose
`CARD`:

```bash
curl -X POST 'https://fature.al/api/v1/invoice/summary' \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "PRM-2026-0021",
    "payment_method": "CARD",
    "order_invoices": [
      "8FE72E2ACD1C500A83F8C89B4E2E3E1D",
      "A1B2C3D4E5F60718293A4B5C6D7E8F90"
    ]
  }'
```

Nje permbledhese mbyll disa porosi njeheresh, prandaj nje tavoline me tri porosi te
hapura paguhet me nje dokument te vetem. Pergjigja i liston ato tek
`settledOrderInvoices`.

## Bllok jo-cash

`POST /invoice/bulk-noncash` merr nje varg `invoices`, ku secili element eshte i njejti
trup si nje fature jo-cash e vetme:

```json
{
  "invoices": [
    { "internalId": "AB-001", "client": { "name": "Klient A" }, "lines": [ ... ] },
    { "internalId": "AB-002", "client": { "name": "Klient B" }, "lines": [ ... ] }
  ]
}
```

Pergjigja eshte nje objekt me celes `internalId`, dhe statusi mbetet `200` edhe kur
ndonje fature brenda deshton. Kontrolloni cdo hyrje me vete.

## Zbritjet

Nje fature zbritet e gjitha, me `invoice_discount_type` dhe `invoice_discount_value`, dhe rreshtat
mbeten ashtu si i dergoni:

```json
{ "invoice_discount_type": "percent", "invoice_discount_value": 10 }
```

Vlen per cash, jo-cash, e-fature dhe permbledhese, por jo per porosi.

Nje rresht i vetem zbritet me `lines[].discount`, perqindje mbi cmimin e njesise, me `price` te
plote dhe `total` tashme te ulur:

```json
{ "product_name": "Kafe", "product_code": "KAF-001", "unit": "cope",
  "quantity": 2, "price": 150, "discount": 10, "total": 270, "vat": 20 }
```

Rregullat e plota dhe shembujt me numra jane tek
[Zbritjet ne fature](/api-reference/pages/discounts.html).

## Flete shoqeruese

Fleta shoqeruese nuk eshte shitje: shoqeron mall qe leviz nga nje pike ne tjetren.
Prandaj trupi i saj nuk ngjan me asnje nga te mesipermet, dhe rreshtat quhen
`invoice_lines`, jo `lines`.

Kerkohen `vehPlates`, `valueOfGoods` dhe `invoice_lines`. Pjesa tjeter ka vlera te
parazgjedhura:

```bash
curl -X POST 'https://fature.al/api/v1/invoice/wtn' \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "vehPlates": "AA123BB",
    "valueOfGoods": 45000,
    "type": "WTN",
    "transaction": "TRANSFER",
    "vehOwnership": "OWNER",
    "startPoint": "WAREHOUSE",
    "destinPoint": "STORE",
    "startCity": "Tirane",
    "invoice_lines": [
      { "product_name": "Miell", "product_code": "MLL-01", "unit": "kg",
        "quantity": 500, "price": 90, "total": 45000 }
    ]
  }'
```

Vlerat e lejuara jane te fiksuara: `type` eshte `WTN` ose `SALE`, `transaction` eshte
`TRANSFER`, `EXAMINATION`, `SALES` ose `DOOR`, `vehOwnership` eshte `OWNER` ose
`THIRDPARTY`, ndersa `startPoint` me `destinPoint` marrin `ANOTHER`, `CUSTOMS`,
`EXHIBITION`, `OTHER`, `SALE`, `STORE` ose `WAREHOUSE`.

## Anulimi i plote dhe i pjesshem

Pa trup anulohet e gjithe fatura, sido qe te jete lloji i saj:

```bash
curl -X POST 'https://fature.al/api/v1/invoice/cancel/40312' \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ'
```

Me `lines` anulohet vetem nje pjese, dhe kjo eshte e mundur **vetem per faturat cash**:

```json
{
  "lines": [
    { "product_name": "Kafe", "product_code": "KAF-001", "quantity": 1, "price": 150 }
  ]
}
```

Cdo rresht duhet te ekzistoje ne faturen origjinale me te njejtin `product_code` dhe
`product_name`, dhe sasia mund vetem te ulet. Produktet qe nuk i dergoni mbeten te
shitura. Kur i njejti produkt eshte faturuar ne dy rreshta me cmime te ndryshme,
shtoni `price` per te zgjedhur rreshtin.

Nje fature qe u leshua me zbritje mbi te gjithe faturen anulohet vetem e plote. Zbritja eshte
shperndare mbi te gjitha normat e TVSH-se se dokumentit, keshtu qe anulimi i vetem disa rreshtave
do ta prishte TVSH-ne.

Fatura mbetet e hapur per anulime te metejshme derisa ato ta mbulojne te gjithen, dhe
vetem atehere shenohet si e anuluar.

## Cfare ndryshon mes tyre

Kjo tabele eshte arsyeja pse nje trup i kopjuar nga nje lloj ne tjetrin refuzohet:

| Fusha | Cash | Jo-cash | E-fature | Porosi |
| --- | --- | --- | --- | --- |
| `payment_method` | e detyrueshme | opsionale | opsionale | nuk dergohet |
| `client` | opsional | opsional | **i detyrueshem** | opsional |
| `client.nuis` | nuk perdoret | nuk perdoret | **i detyrueshem** | nuk perdoret |
| `lines.*.vat` | **e detyrueshme** | opsionale | opsionale | e detyrueshme |
| `lines.*.unit_code` | nuk kerkohet | nuk kerkohet | **i detyrueshem** | nuk kerkohet |
| `doc_type` | nuk perdoret | opsional, per note krediti ose debiti | **i detyrueshem** | nuk perdoret |
| `process` | nuk perdoret | nuk perdoret | **i detyrueshem** | nuk perdoret |
| `fee` | nuk perdoret | opsional | nuk perdoret | nuk perdoret |
| Zbritje mbi faturen | po | po | po | jo, shkon tek permbledhesja |
| Anulim i pjesshem | po | jo | jo | jo |

Fusha te perbashketa per te gjitha: `internalId`, `lines` me te pakten nje rresht, dhe
`currency` me `exchange_rate` kur fatura nuk eshte ne leke.

## Kur biznesi nuk eshte ne skemen e TVSH-se

Nje biznes jashte skemes se TVSH-se nuk leshon dot fatura me TVSH, prandaj cdo rresht regjistrohet
me `vat` `0` dhe me perjashtim `TAX_FREE`, sido qe ta dergoni fushen. Kerkesa nuk refuzohet dhe asgje nuk
ju paralajmeron: fatura del pa TVSH.

Kete e vendos konfigurimi i biznesit ne fature.al, jo kerkesa, keshtu qe po ta shihni nje fature
pa TVSH aty ku prisnit 20 per qind, kontrolloni skemen e biznesit para se te kontrolloni trupin qe
derguat.
