---
title: "Fillimi i shpejte"
page_id: "quickstart"
section: "Si te fillosh"
canonical: "https://fature.al/api-reference/pages/quickstart.html"
---

# Fillimi i shpejte

Part of the [fature.al API](/api-reference/index.html) documentation.

Ky udhezues ju con nga zeroja deri te nje fature e fiskalizuar. Zgjat pak minuta dhe
nuk kerkon asgje te instaluar pervec `curl`.

## 1. Merrni token-in

Token-i eshte i perdoruesit, jo i kompanise. Gjenerojeni nga fature.al te
**Konfigurime > API Tokens**. Ai identifikon si perdoruesin ashtu edhe biznesin ne
emer te te cilit leshohen faturat, prandaj cdo thirrje e mban:

```bash
-H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ'
```

Nese jeni nje ofrues qe shet nje program per shume biznese, aplikacioni juaj merr
edhe nje cift kredencialesh qe dergohen krahas token-it:

```bash
-H 'X-Client-Id: ft_id_...'
-H 'X-Client-Secret: ft_sk_...'
```

Cifti tregon **cili program** po therret, ndersa token-i tregon **kush** po e perdor.
Te dyja duhen kur aplikacioni juaj kalon ne zbatim te detyrueshem.

## 2. Provoni lidhjen

`GET /api/v1/ping` nuk prek asgje dhe kthen kohen e serverit. Eshte menyra me e
shpejte per te vertetuar se token-i lexohet:

```bash
curl 'https://fature.al/api/v1/ping' \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ'
```

```json
{ "status": true, "data": { "pong": 1788547330, "ip": ["81.2.3.4"] } }
```

Nese merrni `401`, token-i nuk po arrin. Kontrolloni qe header-i quhet
`Authorization` dhe qe fjala `Bearer` eshte para tij.

Pas kesaj, `GET /api/v1/account` ju kthen te dhenat e llogarise dhe te biznesit, pra
konfirmon se po punoni mbi kompanine e duhur.

## 3. Leshoni faturen e pare

Nje fature jo-cash eshte fillimi me i thjeshte, sepse nuk kerkon pajisje fiskale te
zgjedhur nga ju:

```bash
curl -X POST 'https://fature.al/api/v1/invoice/noncash' \
  -H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
  -H 'Content-Type: application/json' \
  -d '{
    "internalId": "TEST-0001",
    "payment_method": "TRANSFER",
    "client": {
      "name": "Klient Provë",
      "address": "Rruga e Kavajes 12",
      "city": "Tirane"
    },
    "lines": [
      {
        "product_name": "Sherbim",
        "product_code": "SRV-01",
        "unit": "Cope",
        "unit_code": "C62",
        "quantity": 1,
        "price": 1000,
        "total": 1000,
        "vat": 20
      }
    ]
  }'
```

Pergjigja mban gjithcka qe duhet ruajtur prane shitjes tuaj:

```json
{
  "status": true,
  "data": {
    "invoice": {
      "id": 40312,
      "number": "1/2026",
      "iic": "8FE72E2ACD1C500A83F8C89B4E2E3E1D",
      "fic": "b3f1c0a2-4d5e-4f60-9a71-2c3d4e5f6071",
      "verifyURL": "https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/invoice-check/#/verify?...",
      "pdf": "https://fature.al/api/v1/invoice/print/40312"
    }
  }
}
```

## internalId eshte celesi juaj

`internalId` eshte numri qe fatura ka ne sistemin tuaj, dhe fature.al e ruan ashtu
sic e dergoni. Ai ben dy pune:

- **Ndalon faturat e dyfishta.** I njejti `internalId` brenda te njejtit vit kthen
  `409` ne vend qe te leshoje nje fature te dyte. Prandaj nje riprovim pas nje
  lidhjeje qe u nderpre eshte i sigurt: ose leshohet nje fature, ose merrni `409`.
- **Ju kursen ruajtjen e ID-se sone.** `POST /api/v1/invoice/details/{internalId}`
  dhe `POST /api/v1/invoice/cancel-by-internal-id/{internalId}` punojne me numrin
  tuaj, pra nuk keni pse te mbani `id` e fature.al ne bazen tuaj.

## Zarfi i pergjigjes

Nje pergjigje e suksesshme ka gjithmone `status: true` dhe te dhenat brenda `data`.
Nje gabim ka `status: false` bashke me `message` dhe `errors`.

Perjashtimi i vetem eshte deshtimi i validimit, `422`, i cili perdor `success: false`
ne vend te `status`. Nese kontrolloni vetem `status`, nje pergjigje `422` do t'ju
duket sikur nuk ka statusin fare. Kontrolloni me pare kodin HTTP.

## Me tej

- [Raste perdorimi](/api-reference/pages/use-cases.html) tregon rrjedhat e plota qe
  ndertohen me shpesh.
- [Fatura elektronike](/api-reference/pages/e-invoice.html) mbulon e-faturat, notat e
  kreditit dhe ato te debitit.
- [Faqezimi](/api-reference/pages/pagination.html) shpjegon si lexohen listat e gjata.
