---
title: "Kufiri i kerkesave"
page_id: "rate-limiting"
section: "Si te fillosh"
canonical: "https://fature.al/api-reference/pages/rate-limiting.html"
---

# Kufiri i kerkesave

Part of the [fature.al API](/api-reference/index.html) documentation.

Kufijte numerohen per token. Kalimi i tyre kthen `429 Too Many Requests`.

## Dy burime kufiri, dy pergjigje

| Burimi | Trupi | Header-at |
|---|---|---|
| Middleware | `{"message": "Too Many Attempts."}` | `Retry-After`, `X-RateLimit-Limit`, `X-RateLimit-Remaining` |
| Kod | `{"status": false, "message": "", "errors": ["..."]}` | asnje |

Kur ka `Retry-After`, prisni ate numer sekondash. Kur nuk ka, prisni intervalin nga
tabela perkatese me poshte.

## Kufiri i pergjithshem

| Thirresi | Kufiri | Numerohet per |
|---|---|---|
| I identifikuar | 300 / min | token |
| I paidentifikuar | 120 / min | IP |

Vlen per cdo endpoint, para cdo kufiri tjeter.

## Anulimet

| Endpoint | Kufiri |
|---|---|
| `POST /invoice/cancel/{id}`, `POST /invoice/cancel-by-internal-id/{internalId}` | 30 / min, 600 / ore |

Numerohet per token. Anulimi mban numrin e vet rendor dhe eshte nje thirrje fiskale si
leshimi, ndaj ka te njejtin buxhet me te.

## Intervali minimal

Keto endpoint-e kane nje interval minimal mes dy thirrjeve te te njejtit token.

| Endpoint | Intervali | Pergjigja |
|---|---|---|
| `GET /products` | 10 s | `200` me `status: false` |
| `GET /product/categories` | 10 s | `200` me `status: false` |
| `POST /products`, `PUT /products/{id}` | 10 s | `429` |
| `GET /clients` | 10 s | `429` |
| `POST /clients`, `PUT /clients/{id}` | 10 s | `429` |
| `POST /api/v2/clients`, `PATCH /api/v2/clients/{id}` | 10 s | `429` |
| `GET /bank-accounts` | 10 s | `429` |
| `GET /invoice/wtn`, `POST /invoice/wtn` | 30 s | `429` |

Dy rreshtat e pare kthejne `200`, jo `429`. Lexoni `status` dhe jo vetem kodin HTTP.

`GET /api/v2/clients` sherbehet nga kodi i `v1` dhe ndan intervalin e `GET /clients`.

`POST /invoice/wtn` e ka kufirin efektiv 2 / min.

## Endpoint-et qe kryhen nje nga nje

Numri rendor eshte MAX+1 per biznes dhe vit, per cash edhe per TCR. Keto endpoint-e
marrin nje bllokim para se te punojne.

| Endpoint | Bllokimi per | Pritja | Ne skadim |
|---|---|---|---|
| `POST /invoice/cash`, `/invoice/order`, `/invoice/summary` | biznes + TCR | 1 s | `429` |
| `POST /invoice/noncash`, `/invoice/e-invoice` | biznes | 1 s | `429` |
| `GET /invoice` | token | 1 s | `429` |
| `GET /invoice/{id}/details` | token | 1 s | `429` |
| `POST /invoice/cancel/{id}`, `/invoice/cancel-by-internal-id/{internalId}` | sipas tipit te fatures | 1 s | `429` |

Anulimi pret ne te njejten radhe me leshimin e tipit qe kthen, sepse dokumenti
korrigjues merr numrin nga e njejta sekuence. Nje anulim fature cash pret pas
leshimeve cash te te njejtit TCR.

Nje leshim e mban bllokimin rreth 0.13 s. `POST /invoice/bulk-noncash` e merr dhe e
liron per cdo fature brenda bllokut.

Per leshimin e faturave ky bllokim eshte kufiri qe ndeshni, bashke me kufirin e
pergjithshem me siper. Paralelizmi nuk jep me shume fatura, vetem me shume pritje.

## Wolt Partner API

| Endpoint-et | Kufiri |
|---|---|
| Leximet, perfshire feed-in e ngjarjeve | 180 / min |
| Shkrimet | 60 / min |

## Buxheti per grup

Cdo endpoint i perket nje grupi. Keta numra jane buxheti me te cilin eshte dimensionuar
API-ja, maten per cdo token dhe do te zbatohen. Ndertoni brenda tyre.

| Grupi | Buxheti | Endpoint-et |
|---|---|---|
| I zakonshem | 240 / min | cdo endpoint `v1` dhe `v2` jashte grupeve me poshte |
| Fiskal | 30 / min, 600 / ore | `POST /invoice/cash`, `/invoice/noncash`, `/invoice/e-invoice`, `/invoice/order`, `/invoice/summary`, `/invoice/wtn`, `POST /invoice/cancel/{id}`, `POST /invoice/cancel-by-internal-id/{internalId}`, `GET /purchase-invoices` |
| Bllok | 3 / min, 30 / ore | `POST /invoice/bulk-noncash` |
| Printim | 30 / min | `GET /invoice/print/{id}`, `GET /invoice/print-eic/{eic}`, `GET /invoice/wtn/print/{id}` |
| Raporte | 30 / min | `GET /reports/*`, `GET /dashboard/summary` |
| Kerkim | 90 / min | `GET /client/search` |
| Regjistrim | 30 / min, 600 / ore | `POST /register`, `POST /on-boarding/*` |

## Praktika

- Kerkoni faqe me te medha, jo me shume faqe. Shihni [Faqezimi](/api-reference/pages/pagination.html).
- Terhiqni faqet nje pas nje, jo paralelisht.
- Per shume fatura perdorni `POST /api/v1/invoice/bulk-noncash`. Buxheti numeron kerkesa, jo fatura.
- Mbani ne cache katalogun, kategorite dhe monedhat. Ato jane listat me interval minimal.
