---
title: "Menaxhimi i Magazines - fature.al"
description: "Ne fature.al mund te menaxhoni magazinen e biznesit tuaj duke mbajtur informacion per hyrje/daljet, shitjet dhe gjendjen e magazines ne kohe reale."
source: https://fature.al/b/menaxhimi-i-magazines-fatureal
published: 2022-12-19
language: sq
---

# Menaxhimi i Magazines - fature.al

> Ne fature.al mund te menaxhoni magazinen e biznesit tuaj duke mbajtur informacion per hyrje/daljet, shitjet dhe gjendjen e magazines ne kohe reale.

Ne fature.al mund te menaxhoni magazinen e biznesit tuaj duke mbajtur informacion per hyrje/daljet, shitjet dhe gjendjen e magazines ne kohe reale.

Ne kete artikull do shpjegojme se si mund te perdorni Magazinen ne fature.al

##### Krijimi i magazines

Per te shtuar nje magazine shkojme tek Menu **Magazina** &gt;  **Shto Magazine**

Plotesoni emertimin e magazines (eshte ne zgjedhje te lire), zgjidhni njesine e biznesit te ciles ben pjese dhe adresen fizike te magazines. Me pas ruani informacionin.

##### Shtimi i Artikujve ne Magazine.

Per kete ju duhet ti shtoni apo importoni artikujt qe do shisni ne menune **Artikuj &gt; Shto Artikull** ose **Importo Artikuj.**

##### Hyrje ne Magazine

Per te bere hyrje ne magazine, shkoni tek menu **Magazina &gt; Hyrje ne Magazine &gt; Flete hyrje te re**
Ketu do mund te zgjidhni **Furnitorin**(informacion qe duhet ta ruani me perpara tek **Kliente &gt; Shto Klient** dhe ky do interpretohet si furnitor tek magazina) me pas zgjidhni **Magazinen**. 
Tani mund te shtoni artikujt e flete hyrjes dhe cmimet perkatese.

Gjithashtu ju mund te shenoni nese e keni paguar faturen e kesaj flete-hyrje. Informacion i cili nuk ndikon ne program por mund ta perdorni si shenjues qe keni flete-hyrje te pa paguar.

Me pas mund te ruani informacionin dhe do shikoni reflektimin e gjendjes tek raporti i gjendjes se magazines ne menu **Magazina &gt; Gjendja e Magazines**

##### Dalje nga Magazine

Per te bere dalje nga magazine, shkoni tek menu Magazina &gt; Dalje nga Magazine &gt; Flete hyrje te re
Ketu do mund te zgjidhni Klientin(informacion qe duhet ta ruani me perpara tek Kliente &gt; Shto Klient) me pas zgjidhni Magazinen.

Tani mund te shtoni artikujt e flete daljes dhe cmimet perkatese.

Gjithashtu ju mund te shenoni nese e keni paguar faturen e kesaj flete-dalje. Informacion i cili nuk ndikon ne program por mund ta perdorni si shenjues qe keni flete-dalje te pa paguar.

Me pas mund te ruani informacionin dhe do shikoni reflektimin e gjendjes tek raporti i gjendjes se magazines ne menu Magazina &gt; Gjendja e Magazines

Gjithashtu, nese ju perdorni magazinen, programi per cdo shitje qe do beni, nese zgjidhni magazine kur leshoni fature, do te beje dalje nga magazina ne menyre **automatike** e cila do te lidhet me faturen e leshuar.

---

Burimi origjinal: https://fature.al/b/menaxhimi-i-magazines-fatureal
