# fature.al: përmbajtje e plotë

> Ky file përmban të gjitha artikujt e blogut të fature.al të bashkuar në një dokument të vetëm Markdown, i dedikuar për agjentë AI që preferojnë një kontekst të vetëm.

Burimi kanonik: https://fature.al

---

# Si automatizuam rakordimin bankar ne fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/si-automatizuam-rakordimin-bankar-ne-fatureal · Publikuar: 2026-05-16_

> Ngarkoni një herë ekstraktin nga banka. fature.al lidh automatikisht transferimet me faturat tuaja dhe shenon ato të paguara. Mbështetet BKT, XLSX e PDF.

## Ekstrakti bankar ne fature.al: si t'i mbyllni faturat pa i kontrolluar një nga një

> *Ngarko një herë ekstraktin që banka ju jep, dhe pjesën tjetër e bëjmë ne: lidhim çdo veprim me faturën përkatëse, përditësojmë gjendjen, dhe shenojmë ato që janë paguar.*

Çdo fund muaji ndodh e njëjta gjë. Dikush hap PDF-në ose Excel-in që banka i përcjell, dhe nis të krahasojë rresht pas rreshti. Kjo shumë duket si e faturës 048. Po kjo tjetra? Ndoshta nga klienti që pagoi me vonë. Hap faturën, shënoje të paguar, shko te tjetra. Një orë. Dy orë. Tre. Pastaj prapë muajin tjetër.

Nuk është punë që do duhet të bëjë dikush në vitin 2026. Prandaj e ndërtuam këtë modul.

---

### Si funksionon

Shkoni te **Menaxhim banke → Importo ekstrakt**. Tërhiqni skedarin që jeni shkarkuar nga internet banking (XLSX ose PDF), zgjidhni llogarinë bankare, dhe shtypni «Ngarko». Këtu mbaron pjesa juaj.

Ne ruajmë skedarin ashtu siç ka ardhur (për kontrolle të mëvonshme), nxjerrim çdo rresht (data, shuma, përshkrimi, IBAN-i i palës tjetër, referencat), dhe nisim algoritmin që lidh veprimet me faturat tuaja.

---

### Lidhja nuk është vetëm mbi shumën

Po të krahasonim vetëm shumat, do gabonim shpesh. Dy fatura me 5,000 lekë, në të njëjtin muaj, është rast i zakonshëm. Prandaj algoritmi sheh disa sinjale në të njëjtën kohë:

- **Kodi EIC i faturës elektronike** në përshkrimin e transfertës. Nëse klienti e ka shkruar ne ekstrakt, lidhja është 100%.
- **IBAN-i i palës tjetër → klienti i juaj → faturat e tij të pa paguara.** Nëse klientin e keni në kartelat, ne e gjejmë dhe e çojmë pagesën te fatura e duhur.
- **Numri i faturës në përshkrim** (lloj «FT-2025-048», «Fatura 048/2025»). I lexojmë në disa forma të ndryshme.
- **NIPT-i në përshkrim.** Kemi mbledhur formatet e shkrimit që bankat përdorin («NIPT L62...T», vetëm kodi pa parashtesë, me hapësira ndarje, etj).
- **Shënimet në faturë.** Nëse kur keni nisur transfertën në banker keni vendosur një referencë të lirë, dhe atë referencë e keni edhe te shënimet e faturës, ne e gjejmë.
- **Logjika e datave.** Një pagesë e dalë më parë se data e faturës në hyrje s'ka kuptim të lidhet. Për blerjet jemi më të zgjeruar, sepse data e faturës së furnitorit dhe data kur paguani shpesh nuk përputhen.
 
Ku është mëdyshje (dy fatura të mundshme, ose përputhje vetëm me shumën), nuk e mbyllim me forcë. E shenojmë veprimin si «Për rishikim» me besimin përkatës, dhe ju vendosni me një klikim.

---

### Çfarë ndryshon pasi mbaron importi

Faturat që janë lidhur shfaqen **të paguara** pa bërë asgjë tjetër. Gjendja e bankës përditësohet në widget-in që ndodhet në dashboard. Komisionet bankare (KOMISION, MBAJTJE LLOGARIE, TARIFE) ndahen automatikisht nga shitjet, kështu raporti i Hyrje/Dalje mbetet i pastruar.

Veprimet që nuk janë lidhur, mund t'i trajtoni me një klikim:

- **Lidhini vetë** me një faturë specifike (zgjedhësi hapet në modal me filtra, mund të kërkoni me numer fature ose me klient).
- **Krijoni faturë blerjeje** drejtpërdrejt nga ai veprim. Këto janë rastet kur furnitori nuk dergon faturë elektronike por pagesa është kryer.
- **Injoroni** veprimin (transferta personale, lëvizje midis llogarive tuaja, etj).
 
Nëse për ndonjë arsye ngarkoni të njëjtin skedar dy herë, asgjë e keqe nuk ndodh. Veprimet e njëjta i njohim me hash dhe i kapërcejmë.

---

### Cila bankë mbështetet sot

Për momentin punon plotësisht me **BKT**, në formatët XLSX dhe PDF që ekstraktohen nga internet banking-u i tyre. Po punojmë mbi Raiffeisen, Credins dhe Intesa. Nëse përdorni njërën nga këto dhe doni të jeni në lista të parët, na shkruani me një ekstrakt-shembull (anonimizoni nëse është e nevojshme) dhe e fusim me prioritet.

---

### Sa kushton dhe si të aktivizoni

Ekstraktet bankare janë modul me pagesë. Arsyeja është e drejtpedrejtë: parser-at e ekstrakteve kërkojnë punë të vazhdueshme (bankat ndryshojnë format pa lajmëruar), kontrolli i lidhjes nuk është temë që mbahet dot e injoruar, dhe ruajtja e skedarëve origjinalë ka kostot e veta. Por nëse sot ju merr disa orë në muaj të bëni punë që tani bëhet nga vetja, llogaria del lehte.

Për ta aktivizuar, na shkruani te <fatureal.info@gmail.com> ose drejtpërdrejt në chat, dhe e hapim për llogarinë tuaj brenda ditës.

---

Ekipi i fature.al

---

# Pse Biznesi Juaj Ka Nevoje per nje Aplikacion POS? Zbuloni Fature.al POS

_Burimi: https://fature.al/b/pse-biznesi-juaj-ka-nevoje-per-nje-aplikacion-pos-zbuloni-fatureal-pos · Publikuar: 2026-03-04_

> A e dini qe mbi 60% e bizneseve te vogla ne Shqiperi humbasin kohe te cmuar duke menaxhuar faturat manualisht? Nese jeni pronar biznesi, kasier, apo menaxher dyqani, kjo blog eshte per ju.

# Pse Biznesi Juaj Ka Nevoje per nje Aplikacion POS? Zbuloni Fature.al POS

A e dini qe mbi 60% e bizneseve te vogla ne Shqiperi humbasin kohe te cmuar duke menaxhuar faturat manualisht? Nese jeni pronar biznesi, kasier, apo menaxher dyqani, kjo blog eshte per ju.

## Cfare Eshte nje Aplikacion POS dhe Pse Eshte i Rendesishem?

Nje **Point of Sale (POS)** nuk eshte thjesht nje arke fiskale — eshte qendra e operacioneve te shitjes suaj. Me nje aplikacion POS modern si **Fature.al POS**, ju mund te:

- Krijoni fatura fiskale ne sekonda
- Menaxhoni produktet dhe kategorite
- Printoni kupona me printer Bluetooth
- Mbani gjurmet e arkes dhe bilancit
 
## 5 Arsye Pse Fature.al POS Eshte Zgjedhja e Duhur

### 1. Faturim Fiskal 100% ne Perputhje me Ligjin

Fature.al POS eshte ndertuar posacerisht per tregun shqiptar. Cdo fature qe krijoni eshte ne perputhje te plote me kerkesat fiskale te Shqiperise. Nuk ka me probleme me inspektoret — cdo gje eshte e rregullt dhe e verifikueshme.

### 2. I Thjeshte per Perdorim — Edhe pa Eksperience Teknike

Nderfaqja eshte ne **shqip** dhe e dizenjuar per te qene intuitive. Kasieri juaj mund te filloje pune brenda minutave:

- **Skanimi i QR kodit** per hyrje te shpejte
- **Kerkim produktesh** me rezultate te menjehershme
- **Shtim ne shporte** me nje klikim
- **Pagesa me para ne dore ose karte** — zgjidhni dhe printoni
 
### 3. Punon pa Internet — Asnjehere pa Sherbim

A keni pasur probleme me internetin ne mes te nje shitjeje? Me Fature.al POS, kjo nuk eshte me problem. Aplikacioni ruan te dhenat lokalisht dhe sinkronizohet automatikisht kur lidhja rikthehet. **Asnje shitje nuk humbet.**

### 4. Printer Bluetooth — Pa Kabllo, Pa Telashe

Lidheni printerin tuaj termik (58mm ose 80mm) permes Bluetooth dhe printoni kupona profesionale menjehere. Aplikacioni mban mend printerin tuaj dhe lidhet automatikisht here tjeter.

### 5. Menaxhim i Plote i Arkes

- **Hapni bilancin** ne fillim te dites me shumen fillestare
- **Ndiqni shitjet** — para ne dore dhe me karte vecmas
- **Mbyllni bilancin** me nje permbledhje te plote te dites
 
Asnjehere me nuk do te pyesni: "Ku shkuan parate?"

## Kush Perfitojne nga Fature.al POS?

    Lloji i Biznesit Perfitimi Kryesor     **Dyqane Retail** Shitje te shpejta me faturim te menjehershem   **Bare dhe Restorante** Menaxhim i thjeshte i porosive me para ne dore   **Biznese te Vogla** Pa nevoje per pajisje te shtrenjta POS   **Freelancer / Profesioniste** Faturim fiskal direkt nga telefoni   ## Si Funksionon? 3 Hapa te Thjeshte

**Hapi 1:** Shkarkoni aplikacionin dhe skanoni QR kodin tuaj nga platforma fature.al

**Hapi 2:** Shtoni produktet ne shporte, zgjidhni metoden e pageses dhe krijoni faturen

**Hapi 3:** Printoni kuponin me Bluetooth ose ruajeni dixhitalisht

**Kaq thjeshte. Kaq shpejt.**

## Pse te Zgjidhni Fature.al dhe Jo Alternativa te Tjera?

- **Ndertuar per Shqiperine** — jo nje perkthim i nje softueri te huaj
- **Suport per tableta** — pamje e ndare per ekrane me te medha, ideale per dyqane
- **Siguri maksimale** — te dhenat ruhen te enkriptuara ne pajisjen tuaj
- **Sinkronizim automatik** — produktet perditsohen ne sfond cdo 30 minuta
- **Pa tarife te fshehura** per funksionalitete baze
 
## Gati per te Transformuar Biznesin Tuaj?

Mos prisni me. Qindra biznese ne Shqiperi tashme perdorin Fature.al per te menaxhuar shitjet e tyre me efikasitet dhe ne perputhje me ligjin.

### Na Kontaktoni Tani

**Keni pyetje? Doni nje demonstrim?**

Thirrni tani per nje konsulte falas dhe zbuloni si Fature.al POS mund te thjeshtezon biznesin tuaj.

Vizitoni [fature.al](https://fature.al) per te filluar menjehere.

*Fature.al — Faturimi fiskal i thjeshte, i shpejte, dhe i sigurt per cdo biznes ne Shqiperi.*

---

# Faturimi Automatik: Kurseni Kohë dhe Eliminoni Gabimet me Faturat Periodike

_Burimi: https://fature.al/b/faturimi-automatik-kurseni-kohe-dhe-eliminoni-gabimet-me-faturat-periodike · Publikuar: 2026-03-04_

> A po humbisni kohë çdo muaj duke krijuar të njëjtat fatura për qiratë, abonimiët apo shërbimet e përsëritura? Me modulin e Faturimit Automatik të Fatureal, ky proces bëhet pl

## Faturimi Automatik: Kurseni Kohë dhe Eliminoni Gabimet me Faturat Periodike

A po humbisni kohë çdo muaj duke krijuar të njëjtat fatura për qiratë, abonimiët apo shërbimet e përsëritura? Me modulin e **Faturimit Automatik** të Fatureal, ky proces bëhet plotësisht automatik , duke ju kursyer kohë, duke eliminuar gabimet njerëzore dhe duke siguruar që asnjë faturë nuk harrohet.

### Çfarë është Faturimi Automatik?

Faturimi Automatik (Standing Orders) ju lejon të krijoni një faturë njëherë dhe ta konfiguroni atë që të përsëritet automatikisht sipas një orari të caktuar. Sistemi gjeneron, fiskalizon dhe dërgon faturat pa ndërhyrjen tuaj.

### Si funksionon?

1. **Krijoni një faturë bazë** , Filloni duke krijuar një faturë të zakonshme me artikujt, çmimet dhe klientin përkatës.
2. **Konfiguroni përsëritjen** , Zgjidhni frekuencën: **mujore**, **tremujore** ose **vjetore**. Vendosni datën e fillimit dhe, opsionalisht, datën e përfundimit.
3. **Aktivizoni dërgimin automatik** , Faturat mund të dërgohen automatikisht me email tek klienti sapo të gjenerohen.
4. **Sistemi bën punën** , Çdo ditë në orën 7:00, sistemi kontrollon cilat fatura janë të planifikuara, i gjeneron, i fiskalizon automatikisht dhe i dërgon me email nëse keni aktivizuar këtë opsion.
 
### Përparësitë kryesore

#### Kurseni kohë çdo muaj

Nëse keni 20, 50 apo 100 klientë me fatura mujore, imagjinoni sa kohë kurseni kur sistemi i gjeneron të gjitha automatikisht. Asnjë klik i tepërt, asnjë hap e harrueshme.

#### Fiskalizim automatik

Çdo faturë e gjeneruar fiskalizohet menjëherë me sistemin qeveritar. Nuk ka rrezik të harroni fiskalizimin , gjithçka ndodh automatikisht dhe në përputhje të plotë me ligjin.

#### Dërgim automatik me email

Konfiguroni njëherë adresën e emailit dhe çdo faturë e re do të dërgohet automatikisht tek klienti. Mund të vendosni edhe një email të ndryshëm nga ai i klientit , p.sh. departamenti i financës së klientit.

#### Pamje kalendari

Me pamjen **"Të ardhshmet"**, shikoni të gjitha faturat e planifikuara për 12 muajt e ardhshëm të organizuara sipas datës. Kjo ju jep një pasqyrë të qartë të të ardhurave tuaja.

#### Njoftime për faturat e papaguara

Sistemi ju njofton automatikisht çdo të hënë për faturat e gjeneruara që nuk janë paguar ende. Kjo ju ndihmon të ndërmerrni veprime në kohë për arkëtimin.

#### Kontroll i plotë

Mund të **ndalni** (pause) dhe **rifilloni** (resume) çdo faturim automatik në çdo moment. Mund të keni disa konfigurime të ndryshme brenda një faturimi të vetëm , p.sh. një artikull që faturohet mujor dhe një tjetër që faturohet tremujor.

### Për kë është ideale?

- **Qiradhënës** , Faturoni qiratë automatikisht çdo muaj pa asnjë ndërhyrje.
- **Ofrues shërbimesh** , Mirëmbajtje, pastrim, konsulencë, hosting , çdo shërbim periodik faturohet vetë.
- **Biznese me abonime** , Menaxhoni qindra abonime pa stress.
- **Kompani me kontrata afatgjata** , Kontrata vjetore me faturim mujor? Konfiguroni njëherë dhe harroni.
 
### Si ta aktivizoni?

Faturimi Automatik është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Fatureal me paketën e duhur. Për ta aktivizuar:

1. Krijoni një faturë të zakonshme me artikujt që dëshironi të përsëriten.
2. Klikoni butonin **"Krijo Faturim Automatik"** nga detajet e faturës.
3. Zgjidhni frekuencën, datën e fillimit dhe opsionet e dërgimit.
4. Ruani dhe sistemi merr përsipër!
 
**Filloni sot** dhe eliminoni punën e përsëritur manuale. Me Fatureal, faturimi bëhet i thjeshtë, i saktë dhe gjithmonë në kohë.

[Regjistrohuni falas](https://fature.al/register) ose [na kontaktoni](https://fature.al) për më shumë informacion.

---

# Faturat e Blerjes: Importoni Automatikisht Faturat nga Furnitorët Tuaj

_Burimi: https://fature.al/b/faturat-e-blerjes-importoni-automatikisht-faturat-nga-furnitoret-tuaj · Publikuar: 2026-03-04_

> A e dini që çdo faturë që furnitorët tuaj ju lëshojnë regjistrohet në sistemin fiskal të shtetit? Me modulin e Faturave të Blerjes të Fature.al, këto fatura importohen automatikisht në sistem

## Faturat e Blerjes: Importoni Automatikisht Faturat nga Furnitorët Tuaj

A e dini që çdo faturë që furnitorët tuaj ju lëshojnë regjistrohet në sistemin fiskal të shtetit? Me modulin e **Faturave të Blerjes** të Fatureal, këto fatura importohen automatikisht në sistemin tuaj, pa nevojë për futje manuale, pa gabime dhe gjithmonë të përditësuara.

### Si funksionon importimi automatik?

Sistemi ynë lidhet drejtpërdrejt me platformën fiskale të shtetit dhe tërheq automatikisht të gjitha faturat që janë lëshuar në emrin e kompanisë suaj. Procesi është i thjeshtë:

1. **Aktivizoni modulin**, Shkoni te Cilesimët &gt; Faturat e Blerjes dhe aktivizoni përditësimin automatik.
2. **Sistemi punon çdo ditë**, Në orën 8:00 të çdo mëngjesit, sistemi kontrollon për fatura të reja të lëshuara ndaj kompanisë suaj.
3. **Faturat importohen automatikisht**, Çdo faturë e re ruhet në sistemin tuaj me të gjitha detajet: furnitori, artikujt, çmimet, TVSH-ja dhe numri fiskal.
4. **Shikoni dhe menaxhoni**, Të gjitha faturat e blerjes janë të disponueshme në një vend të vetëm, të organizuara dhe të gatshme për raportim.
 
### Përparësitë kryesore

#### Eliminoni futjen manuale të faturave

Nuk ka nevojë të shkruani çdo faturë blerje dorë. Sistemi i importon ato drejtpërdrejt nga burimi zyrtar, me saktësi 100% në të dhëna.

#### Përditësim automatik i magazinës

Kur aktivizoni opsionin e importimit në magazinë, çdo faturë blerje krijon automatikisht një hyrje në magazinë. Stoku juaj përditësohet pa ndërhyrje manuale, duke ju dhënë gjithmonë një pasqyrë të saktë të inventarit.

#### Filtrim sipas furnitorit

Nuk doni të importoni në magazinë faturat nga të gjithë furnitorët? Zgjidhni vetëm furnitorët specifikë nga të cilët doni të bëni hyrje automatike në inventar. Kjo ju jep kontroll të plotë mbi cilin stok përditësohet automatikisht.

#### Historik i plotë i blerjeve

Shikoni të gjitha faturat e blerjes në një vend: furnitorin, datën, shumën, statusin e pagesës dhe detajet fiskale. Filtroni, kërkoni dhe eksportoni të dhënat sipas nevojës.

#### Raporte të detajuara

Gjeneroni raporte si **"Blerje sipas Artikujve"** dhe **"Libri i Blerjeve"** për të analizuar shpenzimet, krahasuar furnitorët dhe planifikuar buxhetin më mirë.

#### Mbështetje për E-Fatura

Përveç faturave standarde, sistemi mbështet edhe **e-faturat** (faturat elektronike) që dërgohen përmes sistemit qeveritar. Mund të pranoni ose refuzoni e-faturat drejtpërdrejt nga Fatureal.

### Çfarë problemesh zgjidh?

- **Humbje kohe në futje manuale**, Asnjë më regjistrimi manual i faturave të blerjes. Gjithçka importohet automatikisht.
- **Gabime në të dhëna**, Të dhënat vijnë drejtpërdrejt nga sistemi fiskal, pa ndërmjetësim njerëzor.
- **Stok i pasaktë**, Me importimin automatik në magazinë, stoku është gjithmonë i përditësuar.
- **Mungesë e pasqyrës së shpenzimeve**, Me të gjitha blerjet në një vend, keni kontroll të plotë mbi financat.
- **Probleme me kontabilitetin**, Libri i blerjeve gjenerohet automatikisht, gati për kontabilistin tuaj.
 
### Për kë është ideale?

- **Biznese me shumë furnitorë**, Restorante, dyqane, supermarkete që marrin dhjetëra fatura blerje çdo muaj.
- **Kompani me magazinë**, Përditësimi automatik i stokut eliminon numërimet manuale.
- **Kontabilistë dhe financierë**, Aksesoni librin e blerjeve dhe raportet pa vonesa.
- **Çdo biznes që dëshiron efikasitet**, Kurseni orë të tëra pune çdo javë.
 
### Si ta aktivizoni?

1. Hyni në Fatureal dhe shkoni te **Konfigurime &gt; Faturat e Blerjes**.
2. Aktivizoni butonin **"Përditëso automatikisht faturat e blerjes"**.
3. Opsionalisht, aktivizoni importimin në magazinë dhe zgjidhni magazinën përkatëse.
4. Nëse dëshironi, zgjidhni furnitorët specifikë për importim automatik në inventar.
5. Ruani dhe sistemi fillon punën që nesër në mëngjes!
 
Me Fatureal, menaxhimi i faturave të blerjes nuk ka qenë kurrë më i thjeshtë. **Lini teknologjinë të punojë për ju** ndërsa ju fokusoheni në rritjen e biznesit.

[Provoni Fatureal falas](https://fature.al/register) ose [na kontaktoni](https://fature.al/) për një demonstrim.

---

# Kursi.al – Si po Ndryshon mënyrën se si Shqiptarët ndjekin Kursin Valutor

_Burimi: https://fature.al/b/kursial-si-po-ndryshon-menyren-se-si-shqiptaret-ndjekin-kursin-valutor · Publikuar: 2026-01-23_

> Në një ekonomi ku vlera e Lekut kundrejt Euros, Dollarit apo Francës ndryshon shpesh, informacioni i saktë dhe i përditësuar mbi kursin e këmbimit është jetik — qofshin bizneset apo individët

Platforma **[Kursi.al](https://kursi.al)** ka ardhur për të zgjidhur këtë nevojë në një mënyrë **më moderne dhe transparente** — duke u shndërruar në një pikë referimi për mijëra përdorues në Shqipëri.

🏆 1. Përditësim në Kohë Reale

[Kursi.al](https://kursi.al) nuk është thjesht një listë fikse kursesh – platforma i përditëson të dhënat në kohë reale sipas lëvizjeve në treg, për të reflektuar çmimet më të fundit të valutave në Shqipëri. Ky informacion është thelbësor sidomos në periudha kur monedhat lëvizin shpejt.

🔍 2. Burimet më të Besuara të Tregut

Në vend që të mbështetet vetëm tek një burim i vetëm, [Kursi.al](https://kursi.al) përmbledh të dhëna nga institucione të ndryshme të njohura — përfshirë Bankën e Shqipërisë, bankat tregtare dhe pikat kryesore të këmbimit valutor në vend. Kjo rrit saktësinë dhe besueshmërinë e informacionit.

📈 3. Grafika dhe Analiza Historike

Përveç kursit të sotëm, grafiket interaktive tregojnë sesi kanë lëvizur çmimet ditë pas dite, muaj për muaj, apo edhe gjatë një viti të tërë. Kjo i ndihmon përdoruesit të kuptojnë trendet dhe të marrin vendime më të informuara.

💡 4. Konvertues i Thjeshtë dhe Inteligjent

Një nga veglat më të përdorshme të [Kursi.al](https://kursi.al) është konvertuesi valutë — një mjet që lejon llogaritjen e kursit për sasi të ndryshme valutash në pak sekonda, pa pasur nevojë të kërkoni manualisht.

🧠 5. Zgjidhje për Bizneset

[Kursi.al](https://kursi.al) nuk është vetëm për përdoruesit individualë — bizneset mund të integrojnë kursin valutor drejt në sistemet e tyre, duke përdorur:

API

Web widget për shfaqje të kursit në faqet e internetit

Kjo e bën platformën një mjet të vlefshëm për kompanitë që kanë nevojë për të dhëna të sakta dhe automatizim në procedurat e tyre financiare.

🚀 Si ja ka arritur [Kursi.al](https://kursi.al)?

Në një treg ku informacioni mbi kursin valutor shpesh mungonte, i vonuar ose i fragmentuar, [Kursi.al](https://kursi.al) ka krijuar një burim të vetëm, të besueshëm dhe të lehtë për t’u përdorur — qoftë për qytetarët që duan të ndjekin lëvizjet e valutave, apo për bizneset që kërkojnë efikasitet në operacionet financiare.

Përfundim

Në një botë ku çdo lek dhe çdo ndryshim kursi mund të ketë rëndësi reale — qoftë në biznes, qoftë në financat personale — informacioni i saktë dhe në kohë reale është çelësi. [Kursi.al](https://kursi.al) po e sjell këtë informacion në duart e përdoruesve në një mënyrë transparente, të thjeshtë për t’u përdorur dhe funksionale — duke transformuar mënyrën si shqiptarët ndjekin kursin e këmbimit.

---

# Si të mbani inventarin gjithmonë të përditësuar edhe nëse përdorni një program të vjetër faturimi

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-mbani-inventarin-gjithmone-te-perditesuar-edhe-nese-perdorni-nje-program-te-vjeter-faturimi · Publikuar: 2025-08-14_

> Shumë biznese në Shqipëri vazhdojnë të përdorin programe faturimi të cilat janë instaluar vite më parë. Arsyeja? Janë mësuar me to, janë të thjeshta për përdorim dhe ndoshta nuk duan të humbi

Shumë biznese në Shqipëri vazhdojnë të përdorin programe faturimi të cilat janë instaluar vite më parë. Arsyeja? Janë mësuar me to, janë të thjeshta për përdorim dhe ndoshta nuk duan të humbin kohë duke kaluar në një sistem të ri.

**Por çfarë ndodh me gjendjen e magazinës?**

Shpesh, këto programe nuk ofrojnë një mënyrë të thjeshtë për të ndjekur inventarin në kohë reale, sidomos kur bëhet fjalë për sinkronizimin e shitjeve dhe blerjeve. Për pasojë, shumë biznese e mbajnë gjendjen e magazinës me Excel, ose edhe më keq – nuk e mbajnë fare të përditësuar.

Ky është momenti kur fature.al vjen në ndihmë.

**Si funksionon?**

Ju vazhdoni të përdorni programin tuaj ekzistues të faturimit. Nuk ka nevojë të ndryshoni asgjë.

Ne lidhim [fature.al](fature.al) me të dhënat e shitjeve dhe blerjeve tuaja. Procesi i sinkronizimit bëhet automatikisht.

Gjendja e magazinës përditësohet në kohë reale. Çdo faturë shitjeje apo blerjeje pasqyrohet menjëherë.

**Rezultati?**

Një inventar gjithmonë i saktë, pa tabela të ngatërruara dhe pa vonesa në përditësim.

**Përfitimet kryesore**

**Koha juaj kursyer,** nuk duhet të bëni dyfish punë për të regjistruar të dhënat.

**Zero gabime manuale,** sistemet tona automatizojnë çdo lëvizje të inventarit.

**Vendimmarrje më e shpejtë**, shihni stokun real para se të bëni një porosi të re.

**Fleksibilitet i plotë**, funksionon me çdo program faturimi që keni tashmë.

**Kush mund ta përdorë?**

Nga dyqanet e vogla deri tek distributoret me magazina të mëdha, çdo biznes që ka nevojë të dijë në çdo moment se çfarë ka në magazinë përfiton nga kjo zgjidhje.

Mos e lini inventarin në dorë të rastësisë.

Regjistrohuni sot në [fature.al](fature.al), bëni një test falas dhe zbuloni sa e lehtë është të keni një magazinë të menaxhuar në mënyrë profesionale – pa ndryshuar programin që përdorni aktualisht.

💬 Na kontaktoni tani në chat dhe ne do ju udhëzojmë hap pas hapi!

---

# Si të Fiskalizoni Manualisht Faturat nëse Ka Kaluar Afati 48-Orësh

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-fiskalizoni-manualisht-faturat-nese-ka-kaluar-afati-48-oresh · Publikuar: 2025-05-31_

> Sipas legjislacionit në fuqi, çdo faturë duhet të fiskalizohet brenda 48 orëve nga momenti i lëshimit. Nëse për ndonjë arsye ky afat është kaluar, ju mund të vazhdoni fiskalizimin në mënyrë m

#### Si të Fiskalizoni Manualisht Faturat nëse Ka Kaluar Afati 48-Orësh

 Sipas legjislacionit në fuqi, çdo faturë duhet të fiskalizohet brenda 48 orëve nga momenti i lëshimit. Nëse për ndonjë arsye ky afat është kaluar, ju mund të vazhdoni fiskalizimin në mënyrë manuale përmes platformës zyrtare të tatimeve — **SelfCare**.

 Më poshtë do të gjeni udhëzimet hap pas hapi për të kryer këtë proces përmes **fature.al**.

#### Hapi 1: Eksportoni faturën nga fature.al

1. Hyni në llogarinë tuaj në **fature.al**.
2. Hapni detajet e faturës që nuk është fiskalizuar.
3. Klikoni butonin **Export XML Zip**.
4. Sistemi do të shkarkojë një skedar ZIP që përmban versionin e fiskalizueshëm të faturës.
5. Përsëriteni këtë hap për çdo faturë që dëshironi të fiskalizoni.
 
#### Hapi 2: Ngarkoni faturën në SelfCare

1. Hyni në [SelfCare – Platforma Qendrore](https://selfcare.tatime.gov.al).
2. Navigoni te **Faturat &gt; Ngarkim në bllok**.
3. Tek seksioni **Ngarkimi në bllok – Zgjidhni skedarin**, ngarkoni skedarin ZIP që shkarkuat nga fature.al.
4. Përsëriteni për çdo faturë veçmas.
5. Ndiqni udhëzimet që ju jepen në platformë për të përfunduar procesin e ngarkimit dhe fiskalizimit.
 
#### Çfarë ndodh më pas?

 Pasi skedari të ngarkohet dhe të verifikohet me sukses nga sistemi tatimor, fatura juaj konsiderohet e fiskalizuar dhe e vlefshme për qëllime tatimore. Ky proces është zgjidhja e duhur kur fiskalizimi nuk është kryer brenda afatit prej 48 orësh.

#### Këshillë

 Për të shmangur nevojën për këtë proces manual në të ardhmen, sigurohuni që faturat të fiskalizohen automatikisht ose brenda afatit ligjor.

 Për çdo paqartësi, mos hezitoni të na kontaktoni.

---

# Platforma qendrore e faturave - fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/platforma-qendrore-e-faturave-fatureal · Publikuar: 2024-11-29_

> Zbuloni Platformën Qendrore të Faturave me Fature.al - një zgjidhje e plotë për menaxhimin e faturave elektronike dhe fiskalizimin. Regjistrohuni tani për të lëshuar, dërguar dhe menaxhuar fa

## Platforma Qendrore e Faturave

Platforma Qendrore e Faturave është një platformë e veçantë, e ndërtuar për të zbatuar kërkesat ligjore për fiskalizimin. Çdo tatimpagues që lëshon fatura mund të:

- Regjistrojë informacionin e kërkuar sipas ligjit.
- Shqyrtojë të gjitha faturat e fiskalizuara si blerës ose shitës.
- Shikojë dhe menaxhojë pagesat e faturave elektronike.
- Lëshojë, dërgojë dhe pranojë fatura elektronike në mënyrë të drejtpërdrejtë.
- Shqyrtojë të dhënat në librat e shitjes dhe blerjes përmes një llogarie personale.

Ndërfaqja e kësaj platforme thjeshton menaxhimin e faturave elektronike dhe procesin e fiskalizimit duke ofruar një përvojë të lehtë për përdoruesit.

### Pse të bashkoheni me [fature.al](https://fature.al/)?

- Të gjitha funksionet e Platformës Qendrore të Faturave janë tashmë të integruara.
- Lëshoni fatura elektronike dhe fiskalizuara në vetëm disa klikime.
- Menaxhoni pagesat dhe shkëmbimin e faturave në mënyrë të përshtatshme.
- Përfitoni nga një ndërfaqe intuitive që kursen kohë dhe përpjekje.
- Pajtohuni me kërkesat ligjore të fiskalizimit pa stres.



Mos humbisni kohë! Regjistrohuni tani dhe filloni menaxhimin e faturave tuaja me [fature.al](https://fature.al/sign-up).

[Regjistrohuni Tani](https://fature.al/sign-up)

---

# faturo.al

_Burimi: https://fature.al/b/faturoal · Publikuar: 2024-11-29_

> faturo.al - program fiskalizimi falas per 7 dite

Ju duhet të lëshoni faturë të fiskalizuar por nuk keni program fiskalizimi?

Zgjidhja është fature.al! Lëshoni faturë brenda 10 minutave, falas për 7 ditë.
👉 çmimi më i mirë në treg
👉 Suport 24/7
👉 Siguri Maksimale

[Provoje falas për 7 ditë 👉](https://fature.al/sign-up)

---

# fatura.al

_Burimi: https://fature.al/b/faturaal · Publikuar: 2024-11-29_

> fatura al - program fiskalizimi falas per 7 dite

Ju duhet të lëshoni faturë të fiskalizuar por nuk keni program fiskalizimi?

Zgjidhja është fature.al! Lëshoni faturë brenda 10 minutave, falas për 7 ditë.
👉 çmimi më i mirë në treg
👉 Suport 24/7
👉 Siguri Maksimale

[Provoje falas për 7 ditë 👉](https://fature.al/sign-up)

---

# Njesia matese per faturen Elektronike te perdorura ne fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/njesia-matese-per-faturen-elektronike-te-perdorura-ne-fatureal · Publikuar: 2024-03-15_

> Ketu do tju listojme te gjithe njesite matese te fatures elektronike qe mund te perdoren ne fature.al

Keto jane kodet e njesive matese te fatures Elektronike me te perdorshme dhe zakonshme qe mund te perdoren ne fature.al . Nese ju duhet nje kod tjeter te shtohet pervec ketyre ketu ne liste, na shkruani ne chat ose email.

##### Njesia matese per faturen Elektronike

KodiEmeritimiC62Një (njësi)XPPCopëLTRLitërSECSekondëMINMinutëHUROrëDAYDitëMONMuajANNViteMTKMetër katrorE4Kilogram bruto58Kilogram netoDTtonGRMgM4Vlerë monetareE54udhetimKMTkmD68numri i fjalëveQBnumri i faqeveH93përqindje për njëqindMTQm3MTKMetër katrorMSKm/s2LMmetër linearKWHkWhE49ditë puneE55përdorimOTorë jashtë oraritPRpalëXBXkutiPKpakoSETset

---

# Importo Artikujt ne fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/importo-artikujt-ne-fatureal · Publikuar: 2024-02-02_

> Ketu do te shpjegojme se si mund te importoni artikujt tuaj qe mund te keni ne Excel ose nese po kaloni nga nje sistem tjeter tek ne.

Ketu do te shpjegojme se si mund te importoni artikujt tuaj qe mund te keni ne Excel ose nese po kaloni nga nje sistem tjeter tek ne.

Nese po kaloni nga nje sistem tjeter tek ne, sistemi duhet tju lejoje qe te exportoni artikujt tuaja me gjithe te dhenat e tjera, keto te dhena mund ti importoni tek fature.al . Nese keto te dhena nuk ju ofrohen nga sistemi aktual, kontaktojini dhe ndoshta do tju ndihmojne. Supozojme qe keto artikuj i keni shkarkuar.

Nese artikujt i keni ne Excel apo CSV/TSV, do tju shpejgojme me poshte se si ti importoni:

\* Formati nuk ka rendesi per ne, mjafton qe CSV/TSV te kete rrjeshtin e pare (koken e dokumentit) te cilin do te na duhet kur te importojme artikujt.

\*\* Nje format i mjaftueshem do ishte:

kodi
produkti
njesia
cmimi
monedha
tvsh
*kod shembull**Emer produkti shembull**cope**100**ALL**20*\*\*\* rrjeshti i dyte ne shembullin me siper eshte nje rrjesht artikulli.

1\. Nese i keni ne excel, ruajini ato si nje CSV ose TSV.

2\. Shkoni ne fature.al ne menu-n: Te dhena &gt; Artikuj  dhe aty keni nje buton Importo Artikujt

3\. Do tju shfaqet dritarja per te importuar artikujt.

3.a Ketu do te zgjidhni dokumentin CSV/TSV qe doni te importoni tek butoni Jeshil.

3.b Me pas do caktoni kolonat e CSV me fushat e produktit sic tregohet ne figure.

3.c Me pas klikoni Fillo Importo dhe do te ngarkohen te gjithe artikujt me rradhe.

*Nese hasni ndonje veshtiresi, na shkruani ne chat.*

4\. Ne perfundim te procesit do tju tregohet nje raport se sa artikuj jane importuar dhe sa kane deshtuar. Listen e artikujve qe nuk jane importuar mund ta shkarkoni dhe ta kontrolloni.

Per me shume shikojeni dhe ne video:

---

# Kodi i Certifikates Eletronike

_Burimi: https://fature.al/b/kodi-i-certifikates-eletronike · Publikuar: 2024-01-15_

> Kodi i certifikates elektronike per projektin e fiskalizimit nuk po vjen me si me perpara me certifikaten, por ju mund ta gjeni ate nga e-albania.

Kohet e fundit te gjithe ato qe kane aplikuar per certifikate elektronike ne e-albania nuk kane marre kodin (fjalekalimin, password) e saj ne email qe ju ka ardhur certifikata.

Por, ka nje menyre se si ta merrni:
Aty ku keni porositur certifikaten ne ealbania, ke nje buton **Ri Dergo**. Klikoje ate dhe do tju vije ne email certifikata bashke me fjalekalimin.

\* Nese fjalekalimi nuk ju vjen me email, kontrolloni nese ju ka ardhur me sms ne telefon.

Kjo eshte menyra si mund ta merrni pasi mesaduket kane problem kur gjenerohet certifikata dhe nuk ri dergoje fjalekalimin.

---

# Lista e kompanive te licensuara nga tatimet per fiskalizimin

_Burimi: https://fature.al/b/lista-e-kompanive-te-licensuara-nga-tatimet-per-fiskalizimin · Publikuar: 2024-01-03_

> kompani fiskalizimi, Lista web e kompanive, lista e subjekteve  e certifikuara

Nr Subjekti NIPTI Me/pa para në dorë Einvoice Faturë shoqëruese Regjistrimin e pagesave   1 Advanced Business Solutions K21710002J   ✓       2 AED DISTRIBUTION K21915002R ✓ ✓ ✓     3 ASSECO SEE K71903039Q ✓ ✓ ✓ ✓   4 Bilanc L31813006P ✓ ✓ ✓     5 BNT Electronics J61817047D ✓ ✓ ✓ ✓   6 Communication Progress K01625001C ✓ ✓ ✓ ✓   7 DAISY &amp; ETM L04820001N ✓ ✓ ✓     8 Dega Kosova Information Technology ne Shqiperi M01920006F ✓ ✓       9 ELTON ZHULEKU L41316032F ✓ ✓ ✓     10 Embedded Systems Design and Production L52101183A ✓ ✓ ✓     11 FACILIZATION K94702003N       ✓   12 HELIUS SYSTEMS K91607030D ✓ ✓       13 Image &amp; Communications Development L01511027P ✓ ✓ ✓ ✓    14 INFO BUSINES SOLUTIONS L02214022G ✓ ✓ ✓     15 Infosoft Software Developer K31418036C ✓ ✓ ✓     16 Instituti i Modelimeve në Biznes (IMB) K01410001N ✓ ✓ ✓     17 Intelligent Systems Albania L01714012M ✓ ✓ ✓     18 INTECH + K12418001K   ✓       19 IVA ELEKTRONIK J61912013U ✓ ✓ ✓ ✓   20 KREATX L12121023B ✓ ✓ ✓     21 KUBIT AL M11518020T ✓ ✓ ✓     22 Logical L22224014V ✓ ✓ ✓     23 MARKETING &amp;DISTRIBUTION J72124001N   ✓       24 MASTER IT L62316009V ✓ ✓ ✓      25 MC NETWORKING K72223007O ✓ ✓ ✓ ✓    26 Nexia AL Consulting L82210031Q ✓ ✓  ✓  ✓    27 ONETECH L61524016G ✓ ✓ ✓     28 PaaSMe L72211050D ✓ ✓ ✓     29 SMARTWORK L71928020R ✓ ✓ ✓     30 SOFT &amp; SOLUTION L11328009F ✓ ✓ ✓     31 S-SYSTEMS K81317008R ✓ ✓ ✓ ✓   32 TETRA SOLUTIONS K72017027P ✓ ✓ ✓ ✓    33 TRINISOFT K91512006G ✓ ✓       34 VODAFON ALBANIA K11715005L ✓ ✓ ✓     35 2RM LAB L81310069K ✓ ✓ ✓     **36** **Ei3 Software Solution** **L62221018T** **✓** **✓** **✓** **✓**   37 Softmogul Albania L62422008A ✓         38 ONE Telecommunications J61814094W ✓ ✓ ✓     39 ILIRIA-98 K11329003H ✓         40 FBS J72423001R ✓ ✓ ✓     41 NDP K32408006C ✓ ✓ ✓     42 3i-solutions L52305007S ✓ ✓ ✓     43 Elite Travel L03321203G ✓ ✓       44 Integrated Tech Solutions M11614005 ✓ ✓ ✓     45 Bashkim operatoresh ( AE Distribution; Conaltus) K21915002R;

L21827010U

  ✓ ✓ ✓     46 Bashkim operatoresh ( MORIX; Endri Topalli) L52107165I;
L93227203T

  ✓ ✓ ✓     47 PARID SMART SOLUTION L92119032V

  ✓ ✓ ✓     48 EuroGroup L77129202B

  ✓         49 Boralba  L52028121E

  ✓ ✓ ✓      Burimi: <https://www.tatime.gov.al/c/424/494/lista-e-subjekteve-te-certifikuara>

---

# Si te ngarkoj Certifikaten elektronike ne fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-ngarkoj-certifikaten-elektronike-ne-fatureal · Publikuar: 2023-11-24_

> Ketu do te shpjegojme se si te ngarkoni certifikaten elektronike ne fature.al

Nese keni ardhur ketu, ose jeni klient i ri ne fature.al ose ju ka skaduar certifikata elektronike dhe doni ta rinovoni. Eshte procedure shume e thjeshte:

Si fillim ju duhet qe te keni porositur nje te tille ne ealbania, per te aplikuar per certifikate elektronike ndiqni udhezimet ketu: [udhezimi](https://fature.al/b/ku-te-porosis-certifikaten-elektronike) dhe [mandati i pageses](https://fature.al/b/mandati-i-pageses-se-certifikates-elektronike).

Nese keni marr email nga ealbania me certifikaten e re, atehere jeni gati te ngarkoni certifikaten. Ne email duhet tju kete ardhur gjithashtu dhe kodi apo fjalekalimi i certifikates (kujdes: duhet ti keni te dyja)

Hapat per te ngarkuar nje certifikate te re:
1\. Hyni ne fature.al
2\. Shkoni tek Konfigurime &gt; Konfigurime 
3\. Klikoni Certifikata Elektronike

Tani do te ngarkoni certifikaten.

1\. Tek fusha Certifikata Elektronike zgjidhni certifikaten qe e keni shkarkuar ne kompjuter nga email. Duhet te mbaroje me **.p12**
2\. Tek fusha Kodi i çertifikatës vendosni kodin e certifikates qe ju ka ardhur ne email nga ealbania.
3\. Klikoni Ruaj Informacionin

Kujdes: Nese ju shfaqet mesazh i kuq, lexojeni ate qe te kuptoni nese keni bere ndonje gabim. Zakonisht ose Certifikata nuk i perket biznesit tuaj, ose kodi nuk eshte i sakte per ate certifikate ose dokumenti i zgjedhur nuk eshte nje certifikate e vlefshme.

Nese cdo gje ka shkuar ne rregull, ne te njejten faqe duhet te shikoni nje mesazh ngjyre jeshile ku do tregohet per vlefshmerine e certifikates (dhe daten e skadences).

A e dini se:
🔑 Çertifikata elektronike nuk skandon asnjehere.

ℹ [Fature.al](http://fature.al/) ju njofton me email 30 dite perpara se çertifikata juaja elektronike te skadoje duke ju dhene mundesi per te porositur nje tjeter. Kjo do mundesoje qe te mos ndaloje ne asnje moment vijushmerine e biznesit tuaj.

⚡Edhe nese keni harruar qe do tju skadoje çertifikata elektronike, ne do tju njoftojme perseri 14 dite para se tju skadoje, perpos kesaj ju do shikoni njoftimin ne [fature.al](http://fature.al/) dhe sa dite ju ka ngelur nga skadenca e saj.


🛑 Kujdes! Nese nuk merrni çertifikaten e re ne kohe ju nuk do mund te leshoni fatura te fiskalizuara. Evitoni keto raste duke e bere kerkesen te pakten 2 jave perpara skadences.

---

# Si mund te abonohem ne Fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/si-mund-te-abonohem-ne-fatureal · Publikuar: 2023-11-14_

> Ketu do tju udhezojme se si te zgjidhni abonimin tuaj ne fature.al

Urime, jeni 1 hap larg te pasurit abonim ne fature.al

Ketu do tju shpjegojme se si te zgjidhni abonimin ne fature.al dhe te perfitoni sherbimet tona.

Per te zgjedhur abonimin tuaj, ndiqni hapat si me poshte:

1\. Shkoni tek Konfigurime &gt; Abonimin i softit (duke vizituar <https://fature.al/billing-overview>)

2\. Aty keni nje opsion Fillo Rinovimin

3\. Pasi te keni zgjedhur llojet e faturave qe doni te abonoheni konfirmoni Abonimin.

Ne email do tju vije fatura qe do duhet te paguani dhe kontrata e sherbimit. 

Faturen e paguani me banke dhe na dergoni mandatin e pageses tek email qe ju vjen fatura. Pagesen e beni dhe me ebanking nese keni nje te tille.




Nese keni ndonje pyetje tjeter na shkruani ne email ose direkt ketu ne chat.

Faleminderit qe zgjodhet fature.al per te leshuar faturat tuaja.

---

# Mandati i pageses se Çertifikates elektronike

_Burimi: https://fature.al/b/mandati-i-pageses-se-certifikates-elektronike · Publikuar: 2023-06-17_

> Nese keni ardhur ketu juve ju paska skaduar certifikata elektronike ose po ju skadon. Per te marre nje certifikate te re ju duhet qe te aplikoni ne e-albania. Por me perpara ju duhet te beni

Nese keni ardhur ketu juve ju paska skaduar certifikata elektronike ose po ju skadon. Per te marre nje certifikate te re ju duhet qe te aplikoni ne e-albania. Por me perpara ju duhet te beni pagesen e fatures ne banke dhe me pas te ngarkoni mandatin e pageses ne e-albania kur te beni aplikimin.

Mandati i pageses qe duhet te paguani ne banke mund ta shkarkoni ketu: [Shkarko mandat pagese](https://e-albania.al/eAlbaniaServices/AKSHI/13691/Mandat_pagesa_13691.pdf)

Per te aplikuar per certifikate elektronike ndiqni udhezimet ketu: [udhezimi](https://fature.al/b/ku-te-porosis-certifikaten-elektronike)

---

# A është i detyrueshëm printimi i faturës?

_Burimi: https://fature.al/b/a-eshte-i-detyrueshem-printimi-i-fatures · Publikuar: 2023-06-15_

> Për të gjitha transaksionet me para në dorë, printimi i një fature është i detyrueshëm, përveç shërbimeve elektronike, ose kur furnizimi i mallrave apo shërbimeve është kontraktuar dhe ngarku

Për të gjitha transaksionet me para në dorë, printimi i një fature është i detyrueshëm, përveç shërbimeve elektronike, ose kur furnizimi i mallrave apo shërbimeve është kontraktuar dhe ngarkuar përmes një aplikacioni celular, dyqan në internet, ose të ngjashme. Në këto raste fatura nuk ka pse të printohet në letër, por mund t'i dërgohet blerësit ose marrësit të faturës, me postë elektronike ose si faturë elektronike.

Fature.al është program i çertifikuar për të lëshuar fatura të fiskalizuara në përputhje me ligjin në fuqi.

Ju mund të rregjistroheni dhe të provoni nëse i'u përshtatet nevojave të biznesit tuaj gjatë periudhës së provës.

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na shkruani në chat ose në email fatureal.info@gmail.com dhe do ju përgjigjemi.

---

# Proçesi i fiskalizimit, risitë dhe rëndësia tek bizenset shqiptare

_Burimi: https://fature.al/b/procesi-i-fiskalizimit-risite-dhe-rendesia-tek-bizenset-shqiptare · Publikuar: 2023-06-14_

> Fiskalizimi eshte procesi i lëshimit të faturës elektronike dhe perfshin digjitalizimin dhe modernizimin e faturimit për transaksione me para në dorë ose me likujdime bankare. Për efekt të id

Fiskalizimi eshte procesi i lëshimit të faturës elektronike dhe perfshin digjitalizimin dhe modernizimin e faturimit për transaksione me para në dorë ose me likujdime bankare. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës.


Faza e parë përfshin përpilimin elektronikisht të faturave tatimore për subjektet që kanë një marrëdhënie shitblerjeje me institucionet shtetërore. Implementimi i kësaj faze ka filluar në 01.01.2021. Lëshimi i faturës tatimore me entet publike, nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar, realizohet nëpërmjet sistemit të fiskalizimit.
Efekti që pritet të japë fiskalizimi është ulja e informalitetit, por edhe rritja e eficiencës së administratës tatimore, pasi për herë të parë Administrata Tatimore do të ketë në sistemet e veta të gjitha faturat që lëshohen drejt subjekteve, dhe të gjitha elementet e faturës

Procesi i fisaklizimit vjen si directive nga BE, ku në plan afatmesëm synohet të arrihet implementimi i tij në të gjitha vendet anëtare. Fiskalizimi përfshin tre faza deri në implementimin e plotë të tij:

Faza e dytë përfshin përpilimin elektronikisht të faturave tatimore midis subjekteve private që kanë një marrëdhënie shitblerjeje dhe pagesa/arkëtimi kryhet pa para në dorë (vetëm me bankë). Implementimi i kësaj faze fillon në 01.07. 2021. Të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që do t’i lëshojnë një faturë tatimore një subjekti tjetër privat do të realizohet nëpërmjet sistemit të fiskalizimit.

Faza e tretë përfshin përpilimin elektronikisht të faturave tatimore për subjektet që kanë një marrëdhënie shitblerjeje me subjekte private dhe konsumatorët finalë. Implementimi i kësaj faze fillon në 01.09. 2021. Të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që do t’i lëshojnë një faturë tatimore një subjekti privat dhe subjekt privat me konsumatorin final, do të realizohet nëpërmjet sistemit të fiskalizimit. Në këtë fazë pagesa dhe arkëtimi bëhet vetëm me para në dorë.

---

# Platforma qendrore e faturave

_Burimi: https://fature.al/b/platforma-qendrore-e-faturave · Publikuar: 2023-06-06_

> Platforma qendrore e faturave është një platforme e veçantë, për nevoja të zbatimit të këtij ligji, në të cilin, çdo tatimpagues që lëshon fatura regjistron informacionin e kërkuar në përputh

## Platforma qendrore e faturave

Platforma qendrore e faturave është një platforme e veçantë, për nevoja të zbatimit të këtij ligji, në të cilin, çdo tatimpagues që lëshon fatura regjistron informacionin e kërkuar në përputhje me këtë ligj, shqyrton të gjitha faturat e fiskalizuara në të cilat paraqitet si blerës ose si shitës, paraqet ose shikon të gjitha pagesat e regjistruara të faturave elektronike.

Disa nga tatimpaguesit që lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj, mund të përpilojnë fatura, të kryejnë procedurat e fiskalizimit dhe të lëshojnë faturën ose faturën elektronike dhe të dërgojnë dhe të pranojnë faturën elektronike drejtpërdrejt në këtë platforme.

Çdo tatimpagues që lëshon fatura, shikon dhe mund te shqyrtoje të dhënat, në librin e shitjes dhe të blerjes, nëpërmjet llogarisë personale të krijuar në kuadër të sistemit elektronik të administratës tatimore;

Ndërfaqja mundëson ose menaxhon shkëmbimin e faturave elektronike në përputhje me këtë ligj.

Fature.al është program i çertifikuar për të lëshuar fatura të fiskalizuara në përputhje me ligjin në fuqi.

Ju mund të rregjistroheni dhe të provoni nëse i'u përshtatet nevojave të biznesit tuaj gjatë periudhës së provës.

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na shkruani në chat ose në email fatureal.info@gmail.com dhe do ju përgjigjemi.

---

# Fiskalizimi & fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/fiskalizimi-fatureal · Publikuar: 2023-05-09_

> fature.al eshte e çertifikuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve per te leshuar fatura te fiskalizuar komfort ligjeve ne fuqi. Mund te leshoni Fatura Elektronike (E Invoice), Fatura me p

Ei3 Software Solution, qe operon me produktin fature.al, çertifikohet nga Akshi dhe DPT si prodhues dhe mirëmbajtes i zgjidhjes software-ike për fiskalizimin duke përmbushur të gjitha kërkesat sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Zgjidhja e ofruar nga Ei3 Software Soltution është një zgjidhje e plotë e zhvilluar në platformat më të reja teknologjike dhe e provuar në +500 kompani Shqipëtare. Ju mund te provoni programin tone pa kosto fillestare per 14 ditë. Rregjistrimi dhe plotesimi i profilit te kompanise tuaj nuk zgjat me shume se 10 minuta. Nga ky moment ju mund te leshoni fature te fiskalizuara pa pasur nevoje te paguani.

Zgjidhja është çertifikuar për Fatura Elektronike (E Invoice), Fatura me para ne dore (Fatura CASH), Fatura pa para ne dore (Fatura NonCash) dhe Fatura Shoqeruese. Link ([https://www.tatime.gov.al/c/424/494/lista-e-subjekteve-te-certifikuara](https://www.tatime.gov.al/c/424/494/lista-e-subjekteve-te-certifikuara#:~:text=Ei3%20Software%20Solution))

---

# Si te shtoj Klient te huaj ne fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-shtoj-klient-te-huaj-ne-fatureal · Publikuar: 2022-12-28_

> Per te leshuar fature per klient te huaj ju duhet gjithashtu te rregjistroni klientin sic duhet.

Nese keni per te leshuar fature kundrejt nje klienti te huaj(jo shqiptar) mund te ndiqni udhezimet me poshte:

Tek Klientet &gt; Shto Klient dhe me pas plotesoni te dhenat e klientit.

Tek fusha Lloji i identifikimit mund te zgjidhni opsionet tjera pervec NIPT pasi eshte vetem per kompanite shqiptare.

Pasi te keni plotesuar te gjithe fushat me shenje te kuqe, vini re tek Adresa, Qyteti dhe Shteti, keto duhet te jene fiks adrese e klientit te huaj.

Me pas ju mund te leshoni fature kundrejt ketij klienti duke ndjekur udhezimet si me poshte:

Pasi te keni ruajtur informacionin e klientit me siper, shkoni tek Fature pa para ne dore dhe klikoni Fature e re. Ketu mund te zgjidhni klientin e sapo shtuar (klient te huaj).

Pasi te keni ruajtur faturen, tek detajet ne krah te Printo fature keni nje shigjete qe ju jep me shume opsione. Aty do mund te printoni faturen ne Anglisht.

---

# Menaxhimi i Magazines - fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/menaxhimi-i-magazines-fatureal · Publikuar: 2022-12-19_

> Ne fature.al mund te menaxhoni magazinen e biznesit tuaj duke mbajtur informacion per hyrje/daljet, shitjet dhe gjendjen e magazines ne kohe reale.

Ne fature.al mund te menaxhoni magazinen e biznesit tuaj duke mbajtur informacion per hyrje/daljet, shitjet dhe gjendjen e magazines ne kohe reale.

Ne kete artikull do shpjegojme se si mund te perdorni Magazinen ne fature.al

##### Krijimi i magazines

Per te shtuar nje magazine shkojme tek Menu **Magazina** &gt;  **Shto Magazine**

Plotesoni emertimin e magazines (eshte ne zgjedhje te lire), zgjidhni njesine e biznesit te ciles ben pjese dhe adresen fizike te magazines. Me pas ruani informacionin.

##### Shtimi i Artikujve ne Magazine.

Per kete ju duhet ti shtoni apo importoni artikujt qe do shisni ne menune **Artikuj &gt; Shto Artikull** ose **Importo Artikuj.**

##### Hyrje ne Magazine

Per te bere hyrje ne magazine, shkoni tek menu **Magazina &gt; Hyrje ne Magazine &gt; Flete hyrje te re**
Ketu do mund te zgjidhni **Furnitorin**(informacion qe duhet ta ruani me perpara tek **Kliente &gt; Shto Klient** dhe ky do interpretohet si furnitor tek magazina) me pas zgjidhni **Magazinen**. 
Tani mund te shtoni artikujt e flete hyrjes dhe cmimet perkatese.

Gjithashtu ju mund te shenoni nese e keni paguar faturen e kesaj flete-hyrje. Informacion i cili nuk ndikon ne program por mund ta perdorni si shenjues qe keni flete-hyrje te pa paguar.

Me pas mund te ruani informacionin dhe do shikoni reflektimin e gjendjes tek raporti i gjendjes se magazines ne menu **Magazina &gt; Gjendja e Magazines**

##### Dalje nga Magazine

Per te bere dalje nga magazine, shkoni tek menu Magazina &gt; Dalje nga Magazine &gt; Flete hyrje te re
Ketu do mund te zgjidhni Klientin(informacion qe duhet ta ruani me perpara tek Kliente &gt; Shto Klient) me pas zgjidhni Magazinen.

Tani mund te shtoni artikujt e flete daljes dhe cmimet perkatese.

Gjithashtu ju mund te shenoni nese e keni paguar faturen e kesaj flete-dalje. Informacion i cili nuk ndikon ne program por mund ta perdorni si shenjues qe keni flete-dalje te pa paguar.

Me pas mund te ruani informacionin dhe do shikoni reflektimin e gjendjes tek raporti i gjendjes se magazines ne menu Magazina &gt; Gjendja e Magazines

Gjithashtu, nese ju perdorni magazinen, programi per cdo shitje qe do beni, nese zgjidhni magazine kur leshoni fature, do te beje dalje nga magazina ne menyre **automatike** e cila do te lidhet me faturen e leshuar.

---

# Si të shtoj pajisje fiskale Arkë?

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-shtoj-pajisje-fiskale-arke · Publikuar: 2022-08-04_

> Si të shtoj pajisje fiskale Arkë në fature.al

Pasi të keni plotësuar të dhenat e profilit te kompanise (Çertifikate elektronike, kodin e biznesit, kodin e operatorit, llogarine bankare) do ju duhet qe gjithashtu te rregjistroni dhe nje pajisje fiskale/Arkë.

Per te rregjistruar pasjisjen fiskale, navigoni ne Konfigurime &gt; Pajisje elektronike faturimi (Arka) ose kliko [ketu](https://fature.al/cash-register). Shtoni nje pajisje te re, informacioni i nevojshem qe ju mund te vendosni eshte:
\- Emertimi i arkes
\- Njesi biznesi
\- Data nga e cila do jete aktive
\- Data deri kur do jete aktive (mund te mos plotesohet dhe nuk ka afat)

Pasi te ruhet Arka, mund te shkoni tek Perdoruesit (ose kliko [ketu](https://fature.al/user)) dhe mund tia caktoni perdoruesve.

Per tia caktuar arken një perdoruesi, zgjidhni perdoruesin duke klikuar imazhin e syrit dhe do ju shfaqen të dhenat e perdoruesit. Ketu ju mund te zgjdhni arken dhe te ruani informacionin.

Kujdes: Vetem keto perdorues qe kane te caktuar nje arke mund te leshojne fatura me para ne dore ose fatura cash ose pagesa me para ne dore.

---

# Si te printoj faturat me para ne dore ne printer termik

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-printoj-faturat-me-para-ne-dore-ne-printer-termik · Publikuar: 2022-06-30_

> Ketu do ju tregojme disa hapa se si mund te printoni faturat ne printer termik

Ketu do ju tregojme disa hapa se si mund te printoni faturat ne printer termik

Dukeqene se programi fature.al eshte ne cloud, printimi me printerin tuaj termik eshte paksa kompleks. Po ju shpjegojme disa gjera se cfare mund te beni qe printimi te jete sa me i dallueshem.

1\. Kur printoni, sigurohuni që të çaktivizoni titujt dhe fundet e printimit. Këto bëjnë që kufijtë e faqes së printimit të lëvizin:

![]()

2\. Tek e njejta menu: Margins zgjidh None

---

# Program fiskalizimi per exchange - zyra kembimi valutor

_Burimi: https://fature.al/b/program-fiskalizimi-per-exchange-zyra-kembimi-valutor · Publikuar: 2022-06-29_

> Na kontaktoni ne +355682342227 per program exchange te fiskalizuar

## Program per exchange

### Tanime ne ofrojme dhe zgjidhje fiskalizimi per zyrat e kembimit valutor, na kontaktoni ne [+355682342227](<tel: +355682342227>) per me shume. 

!! Kujdes !!

Nuk mund te rregjistroheni ne fature.al per program per zyrat e kembimit valutor, duhet te telefononi tek numri me siper ne menyre qe tju jepet akses dhe te diskutohet me tej.

Faleminderit,

---

# Ku ndryshon Fatura me para në dorë me Faturën pa para në dorë?

_Burimi: https://fature.al/b/ku-ndryshon-fatura-me-para-ne-dore-me-faturen-pa-para-ne-dore · Publikuar: 2022-04-27_

> Fatura me para ne dore eshte  fatura e shitjes se mallit/sherbimit kur pagesa behet ne ate moment,
ndersa nga ana tjeter, fatura pa para ne dore eshte fature per te cilen pagesen e shitjes s

Fatura me para ne dore eshte fatura e shitjes se mallit/sherbimit kur pagesa behet ne ate moment duke pasur klientin prezent, ndersa nga ana tjeter, fatura pa para ne dore eshte fature per te cilen pagesen e shitjes se mallit/sherbimit e merr ne nje moment te dyte, me banke apo mjet tjeter monetar.

## Fatura me para ne dore

Rastet kur mund te leshohet fature me para ne dore: kur shesim ne nje market, dyqan, kioske, bar-kafe, restorant apo ne ndonje lloj tjeter ushtrimi biznesi ku klienti eshte prezent dhe ben pagesen ne momentin qe merr mallin/sherbimin.

Duhet pasur parasysh qe kjo pagese qe merret ruhet si hyrje ne arke dhe do ndikoje ne gjendjen e arkes. Nese pagesa e shitjes se mallit apo sherbimit nuk behet ne ate moment, atehere kjo nuk mund te quhet fature me para ne dore dhe duhet te leshohet fature pa para ne dore. Kjo eshte e rregulluar me ligj:

“Pagesa me para në dorë” është pagesë për mallrat ose shërbimet e kryera me kartëmonedha ose monedha, të cilat konsiderohen mjete pagese në përputhje me legjislacionin e fushës dhe, për qëllim të këtij ligji, përfshijnë edhe kartat e debitit, kreditit dhe çeqet.

Pagesat me para ne dore per transaksionet mes subjekteve. Personat e tatueshëm nuk lejohet të kryejnë midis tyre transaksione shitjeje dhe blerjeje me lekë në dorë, kur vlera e çdo transaksioni është më e madhe se 150,000 lekë. Kryerja me lekë në dorë dhe jo nëpërmjet kalimit nga llogaria likuiduese e blerësit ne llogarinë likuiduese të shitësit e transaksioneve të shitblerjes që e kalojnë vlerën 150,000 lekë,përbën shkelje si për shitësin ashtu dhe për blerësin dhe dënohet me një gjobë sa 10% e vlerës së çdo transaksioni të kryer me lekë në dorë. Fraksionizimi i transaksionit, eshte ndarja e nje shitjeje me vlere te madhe(mbi 150 000 leke) ne pjese me te vogla, per te shmangur pagesen nepermjet llogarise bankare. Nje ndarje e tille konsiderohet pagese me para ne dore dhe ju penalizon me 10% te vleres se transaksionit. Per shembull, ngarkesa 10 toneshe me hekur per ndertim, ndahet ne 10 fatura me vlere nga 100 000 leke sejcila, megjithese e gjithe ngarkesa dergohet te klienti njeheresh. Sejcila prej faturave paguhet me para ne dore, meqenese vlera e sejciles eshte me e vogel se kufiri i lejuar prej 150 000 lekesh. Ne kete rast, autoritetet tatimore do ta konsiderojne kete shitje me para ne dore ne shkelje te procedurave tatimore, dhe subjekti rrezikon penalitetin prej 10% te vleres, dmth 150 000 leke

Per me shume mund te referoheni dhe [ketu](/fatura-me-para-ne-dore) ku do ju udhezohet se si mund te leshoni fature me para ne dore ne fature.al

---

# Ku te porosis Çertifikatën Elektronike?

_Burimi: https://fature.al/b/ku-te-porosis-certifikaten-elektronike · Publikuar: 2022-04-26_

> Çertifikata Elektronike eshte mjet i domosdoshem per te kryer procesin e fiskalizimit per kompanine tuaj.

## Çertifikata Elektronike eshte mjet i domosdoshem per te kryer procesin e fiskalizimit per kompanine tuaj.


Aplikoni per te marre Çertifikatën Elektronike për Fiskalizimin në linkun e mëposhtëm:

[https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service\_code=13691](https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691)[](https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691)

Pasi te keni kryer aplikimin nga llogari e biznesit tuaj ne e-albania.al ju do mund t'a kryeni pagesen online me banken tuaj ose mund te shkarkoni faturen ne formatin pdf, ta printoni dhe ta paguani ne banken tuaj. Me pas kete fature do duhet ta ngarkoni tek i njejti link dhe me pas duhet te prisni te behet konfirmimi dhe do merrni nje email ku do ju dergohet Çertifikata Elektronike.

Tani jeni gati qe te gjeni/blini nje program fiskalizimi ku do mund te leshoni fature duke perdorur çertifikaten elektronike te marre nga e-albania.

---

# Si te leshoj fature pa para ne dore ne monedhe te huaj - video - fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-leshoj-fature-pa-para-ne-dore-ne-monedhe-te-huaj-video-fatureal · Publikuar: 2022-04-19_

> Shikoni se si mund te leshoni fature pa para ne dore ne monedhe te huaj.

Shikoni se si mund te leshoni fature pa para ne dore ne monedhe te huaj.

Ne kete video do ju tregojme si te leshoni fature pa para ne dore ne monedhe te huaj klienti te huaj.

---

# Si te leshoj faturë elektronike - video - fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-leshoj-fature-elektronike-video-fatureal · Publikuar: 2022-04-19_

> Si te leshoj faturë elektronike - video - fature.al

Me poshte do ju tregojme si te leshoni fature elektronike.

Ju ftojme te ndiqni videon me poshte

---

# Si të plotësoj të dhënat e biznesit tim në fature.al

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-plotesoj-te-dhenat-e-biznesit-tim-ne-fatureal · Publikuar: 2022-04-19_

> Shiko videon se si duhet te plotesosh te dhenat ne fature.al

Ne kete video do ju tregojme se çfare duhet te plotesoni ne profilin e kompanise tuaj per te qene gati per leshimin e faturave

Ju ftojme te ndiqni videon me poshte:

---

# Cfare eshte dhe ku të gjej Kodin e Biznesit ne sistemin e fiskalizimit?

_Burimi: https://fature.al/b/cfare-eshte-dhe-ku-te-gjej-kodin-e-biznesit-ne-sistemin-e-fiskalizimit · Publikuar: 2022-04-06_

> Kodi i biznesit eshte nje idetifikues unik i gjeneruar nga Drejtoria e Tatimeve per secilen njesi biznesi te rregjistruar. Kjo do perdoret gjithashtu dhe ne sistemin e fiskalizimit ne menyre

# Cfare eshte Kodi i biznesit ne sistemin e fiskalizimit?

Kodi i biznesit eshte nje idetifikues unik i gjeneruar nga Drejtoria e Tatimeve per secilen njesi biznesi te rregjistruar. Kjo do perdoret gjithashtu dhe ne sistemin e fiskalizimit ne menyre qe te lejoheni te leshoni fatura.

## Ku ta gjej Kodin e biznesit?

Kodi i biznesit mund te merret nga portali qendrori i faturave ([Self-Care](https://fature.al/b/platforma-e-faturave-elektronike)). Ne do tju udhezojme se si ta gjeni dhe ku ta vendosni ne [fature.al](https://fature.al)

Hapat qe duhet te ndiqen

1\. Hyni tek platforma **self-care** me te dhenat e biznesit tuaj

2\. Pasi te jeni identifikuar, do te shikoni ne menun lart **Fiskalizim**

3\. Tek kjo menu zgjidhni **Vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit**

4\. Tek lista ku shfaqen te gjithe **njesite e biznesit**, kliko njesine qe po kerkoni dhe do shfaqet kodi qe po kerkojme tek fusha **Kodi**

5\. Kopjoni kete vlere dhe vendoseni tek fusha e Kodi i biznesit tek detajet e njesise se biznesit ne fature.al (tek menu: **Konfigurime &gt; Njesite e biznesit**). Me pas ruani informacionin.

Kjo ishte procedura se si mund te merret kodi i biznesit. Mund te perseritet dhe per njesite e biznesit te tjere nese keni

---

# Si të lëshoj faturë me para në dorë?

_Burimi: https://fature.al/b/si-te-leshoj-fature-me-para-ne-dore · Publikuar: 2022-04-06_

> Si të lëshoj faturë me para në dorë? Cfare duhet te plotesoj ne menyre qe te leshoj fature me para ne dore?

## Si të lëshoj faturë me para në dorë?

Në fature.al ju mund të lëshoni fatura me para në dorë shumë thjeshtë.

Pasi të keni plotësuar të dhenat e profilit te kompanise (Çertifikate elektronike, kodin e biznesit, kodin e operatorit, llogarine bankare) do ju duhet qe gjithashtu te rregjistroni dhe nje pajisje fiskale.

Per te rregjistruar pasjisjen fiskale, navigoni ne Konfigurime &gt; Pajisje elektronike faturimi (Arka) ose kliko [ketu](https://fature.al/cash-register). Shtoni nje pajisje te re, informacioni i nevojshem qe ju mund te vendosni eshte:
\- Emertimi i arkes
\- Njesi biznesi
\- Data nga e cila do jete aktive
\- Data deri kur do jete aktive (mund te mos plotesohet dhe nuk ka afat)

Pasi te ruhet Arka, mund te shkoni tek Perdoruesit (ose kliko [ketu](https://fature.al/user))dhe mund tia caktoni perdoruesve.

Kujdes: Vetem keto perdorues qe kane te caktuar nje arke mund te leshojne fatura me para ne dore ose fatura cash ose pagesa me para ne dore.

Hapi i fundit eshte shtimi i Klientit. Per te shtuar nje Klient navigoni nga menu Klientët (ose kliko [ketu](https://fature.al/client)) dhe ketu mund te shtoni klientin. Nese klienti qe ju do leshoni fature eshte klient rastesor (ne i quajme klient rastesor ato klient qe do perdoren per faturen me para ne dore qe nuk e kane te domosdoshme qe tju rregjistrosh te dhenat e tyre, deri ne momentin qe ju kerkohet ose nese klienti eshte kompani me nipt.)
Pra, klienti i pare mund ta shenosh me emrin: Klient rastesor. Kujdes: tek faqja ku do shtosh klientin, zgjidh tipin Individ. Ploteso dhe te dhenat te tjera qe kane shenjen \* .

Me pas shkoni do te shenoni qe klienti qe shtuat (Klienti Rastesor) te trajtohet si i tille: Klikoni [ketu](https://fature.al/company/settings#exchange_conf) ), zgjidhni klientin si Klient rastesor dhe ruani informacionin.

Tani jeni gati te leshoni nje fature para ne dore. Aksesoni faqen nga menu Fatura &gt; Fature me para ne dore (ose kliko [ketu](https://fature.al/invoice/cash)) dhe plotesoni faturen.

Kujdes: Cdo fillim dite kur te leshoni fature do ju duhet qe te raportoni gjendjen e arkes. Mos u shqetesoni, sa here qe te keni per te hapur arken, sistemi do ju ridrejtoje atje dhe thjeshte do ruani informacionin.

Pasi te keni plotesuar fushat e fatures, klikoni butonin Ruaj Fature.

Kaq ishte, do ju shfaqet fatura per ta printuar. Nese vereni se keni plotesuar ndonje te dhene gabim apo nese fatura nuk eshte ne rregull, mund ta korrigjoni dhe te leshoni te re. Per ta korrigjuar mund te referoheni [ketu](https://fature.al/fatura-korrigjuese-anullimi-i-fatures).

Per cdo pyetje tjeter, mund te na shkruani ne chat.

Gjithashtu mund ti hidhni nje sy dhe videos se meposhtme:

---

# Fatura elektronike dhe elementet e fatures

_Burimi: https://fature.al/b/fatura-elektronike-dhe-elementet-e-fatures · Publikuar: 2022-03-30_

> Cilat jane elementet e fatures elektronike dhe cfare duhet te plotesoj?

# Cilat jane elementet e fatures elektronike dhe cfare duhet te plotesoj?

Ne kete shkrim do te pershkruajme se cfare elementesh jane te nevojshme dhe te mjaftueshme per te leshuar nje fature elektronike ne fature.al.

Fatura elektronike eshte si gjithe faturat e tjera por ka disa element shtese te cilat jane percaktojne llojin e dokumentit dhe procesin e fatures. Por, fatura elektronike perdoret vetem me rastet kur i leshon fature nje tatim-paguesi te rregjistruar ne territorin shqiptare.

Ne ne fature.al kemi paraplotesuar elementet e fatures me ato te dhena qe perdoren me se shumti, te tjerat nuk kane nevoje per njohuri specifike ne fushen e ekonomise. Gjithesesi ne do ti shpjegojme me poshte:

- Datë Fature
    Data ne te cilen leshohet fatura, nuk mund te ndryshohet, plotesohet automatikisht nga sistemi
- Numri i fatures
    Numri i fatures eshte numer rendor i cili zerohet cdo 1 Janar te cdo viti. Ai kompozohet **Numri i fatures se fundit + 1 / Viti aktual** , pra nje numer fature mund te jete *1/2022*, *123/2022* etj. Edhe kjo e dhene nuk mund te ndryshohet, ai plotesohet automatikisht nga sistemi.
    Ne fature.al nese keni leshuar fatura elektronike apo pa para ne dore ne sisteme te tjera, mund te vendosni numrin e fundit te fatures se fundit te leshuar nga sisteme te tjera ne **Konfigurime &gt; Konfigurime &gt; Fatura**
- Procesi
    Jane procese standarte te UBL (standart europian i shkembimit te faturave) te cilat pershkruajne procesin e fatures. Nese nuk keni specifikime se cila duhet te jete, sugjerohet **P2** si fature normale. Por ne cdo rast mund te zgjidhet nga ju duke ju pershtatur fatures qe po leshoni.
- Lloji Dok
    Percakton llojin e fatures/dokumentit. Zakonisht shkon e kombinuar me Procesin. Perseri kjo eshte e parazgjedhur si **380 - Fature tregtare** por ju mund ta ndryshoni nese eshte e nevojshme.
- Mënyra e Pagesës
    Menyra se si prisni tju behet pagesa, ketu keni disa mundesi zgjedhjes, e parazgjedhur eshte **Transaksion nga Llogaria**
- Llogaritë Bankare
    Ketu do percaktoni llogarine bankare se ku prisni tju behet pagesa. Llogarite bankare mund te shtohen tek **Konfigurime &gt; Llogari Bankare**.
- Afat Pagese
    Ketu mund te percaktoni nje afat se sa kohe i lejoni **Klientit** per tju bere pagesen e fatures (kjo varet dhe nga mardhenia qe keni me klientin). Zakonisht eshte +7 dite apo +14 dite nga data e fatures.
- *Datë Fillim Furnizimi* dhe *Datë Mbarim Furnizimi* Ne rastet qe sherbimi qe ju jepni (ofroni klientit) eshte kryer brenda nje periudhe kohore, mund te zgjidhni datat e fillimit te sherbimit dhe mbarimit. Kujdes: Duhet te jene data te te njejti muaj, prsh: 01.01.2022 - 31.01.2022 ose 01.01.2022 - 01.01.2023
- Fature Periodike
    Nëse aktivizohet, data në të cilën TVSH bëhet e llogaritshme për shitësin dhe për blerësin është 'Datë Mbarim Furnizimi'.
- Klienti
    Fatura elektronike lejon qe te zgjedhesh vetem klient qe Shtetesine e kane **Shqiperi** dhe te jene biznes me **NIPT**.
- Monedhe e huaj
    Nëse fatura leshohet ne monedhe te huaj, zgjidhni monedhen dhe vendosni kursin. Kursi i vendosur eshte kundrejt monedhes Lek. Cmimet dhe Totalet do te jene ne monedhen e zgjedhur, ndersa ne fiskalizim do te shkojne te dyja, edhe vlera ne lek (total \* kurs) dhe ne monedhen e zgjedhur.
- Shenime dhe Dokumenta
    Nese keni shenime qe doni ti bashkengjiten fatures qe mund te jene: shenime te sherbimit, kontrates se sherbimit, kontrata e sherbimit si dokument ose cfardo lloj gjeje tjeter qe ju gjykoni qe duhet bashkengjitur.
- Transportuesi
    Ne rastet kur malli transportohet, mund te zgjidhni transportuesin qe mund ta shtoni direkt nga fatura.
- Rrjeshtat e fatures
    Artikujt e fatures qe po leshoni ku ju kerkohet te vendosni: **Kod Artikulli, Pershkrimi i mallit ose sherbimit, Njesia Matese, Sasia, Cmimi per njesi me TVSH, Vlera me TVSH** dhe **Shkalla e TVSH**

Nga gjithe keto element, ato cfare jane zakonisht te nevojshme per tu plotesuar jane:

- Klienti
- Llogaritë Bankare
- Afat Pagese
- Artikujt e fatures

te tjerat mund dhe mos ti ndryshoni, fatura do te jete e rregullt.

---

# Faturat e fiskalizuara

_Burimi: https://fature.al/b/faturat-e-fiskalizuara · Publikuar: 2022-03-26_

> Nje fature quhet e fiskalizuar ne momentin qe eshte raportuar dhe pranuar nga sherbimi i fiskalizimit.

# Nje fature quhet e fiskalizuar ne momentin qe eshte raportuar dhe pranuar nga sherbimi i fiskalizimit.

## Per te fiskalizuar nje fature ju duhet qe si fillim te keni:

- nje program fiskalizimi i cili eshte i certifikuar nga AKSHI dhe DPT per zgjidhjen software-ike.
- te merrni çertifikaten elektronike te cilen e porosisni ne e-albania
- rregjistrohuni tek [portali qendor i faturave](/b/platforma-e-faturave-elektronike) ku do te hapni llogarine e kompanise tuaj. Hyrja ne portal behet nepermjet portalit e-albania, pasi te hapni [portalin qendror](https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/self-care/#/login) do te udhezoheni te hyni nepermjet e-albania. Pasi te identifikoheni me te dhenat e biznesit tuaj, do te kaloheni tek portali qendror
- rregjistrimi i operatorit (shiko [ketu](kodi-i-operatorit) si rregjistrohet)

Gjithashtu, duhet qe te lexoni pak per projektin e fiskalizimit, cfare eshte dhe cfare ofron. Sugjerohet qe ti hidhni nje sy, prsh:

- [Fiskalizimi](/fiskalizimi)
- [Platforma Self-Care](/platforma-qendrore-self-care-tatime)
- [Fatura Elektronike](/fatura-elektronike)
- [Pyetje Përgjigje](/pyetje-pergjigje-mbi-fiskalizimin)
- [Fatura pa para në dorë](/fatura-pa-para-ne-dore)
- [Fatura me para në dorë](https://fature.al/fatura-me-para-ne-dore)
- [Errori CHK-BSN-016](https://fature.al/errori-chk-bsn-016)
- [Vetë Faturim](https://fature.al/vete-faturim)
- [Kodi i operatorit](https://fature.al/kodi-i-operatorit)
- [Çfarë është nivf?](https://fature.al/cfare-eshte-nivf)
- [Çfarë është nslf?](https://fature.al/cfare-eshte-nslf)
- [Vendi i ushtrimit të veprimtarisë](https://fature.al/vendi-i-ushtrimit-te-veprimtarise)
- [Fatura Korrigjuese apo Anullimi i faturës](https://fature.al/fatura-korrigjuese-anullimi-i-fatures)
- [Çfare fature duhet te leshoj?](https://fature.al/b/cfare-fature-duhet-te-leshoj)
- [Platforma e faturave elektronike](https://fature.al/b/platforma-e-faturave-elektronike)

---

# Platforma e faturave elektronike

_Burimi: https://fature.al/b/platforma-e-faturave-elektronike · Publikuar: 2022-03-26_

> Platforma qendrore e faturave është një platforme e veçantë, për nevoja të zbatimit të këtij ligji, në të cilin, çdo tatimpagues që lëshon fatura regjistron informacionin e kërkuar në përputh

## Platforma qendrore e faturave

Platforma qendrore e faturave është një platforme e veçantë, për nevoja të zbatimit të këtij ligji, në të cilin, çdo tatimpagues që lëshon fatura regjistron informacionin e kërkuar në përputhje me këtë ligj, shqyrton të gjitha faturat e fiskalizuara në të cilat paraqitet si blerës ose si shitës, paraqet ose shikon të gjitha pagesat e regjistruara të faturave elektronike.

Disa nga tatimpaguesit që lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj, mund të përpilojnë fatura, të kryejnë procedurat e fiskalizimit dhe të lëshojnë faturën ose faturën elektronike dhe të dërgojnë dhe të pranojnë faturën elektronike drejtpërdrejt në këtë platforme.

Çdo tatimpagues që lëshon fatura, shikon dhe mund te shqyrtoje të dhënat, në librin e shitjes dhe të blerjes, nëpërmjet llogarisë personale të krijuar në kuadër të sistemit elektronik të administratës tatimore;

Ndërfaqja mundëson ose menaxhon shkëmbimin e faturave elektronike në përputhje me këtë ligj.

Fature.al është program i çertifikuar për të lëshuar fatura të fiskalizuara në përputhje me ligjin në fuqi.

Ju mund të rregjistroheni dhe të provoni nëse i'u përshtatet nevojave të biznesit tuaj gjatë periudhës së provës.

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na shkruani në chat ose në email fatureal.info@gmail.com dhe do ju përgjigjemi.

---

# Çfare fature duhet te leshoj?

_Burimi: https://fature.al/b/cfare-fature-duhet-te-leshoj · Publikuar: 2022-03-24_

> Ne kete shkrim do te ti japim pergjigjje se cfare fature duhet te leshoni per secilin rast.

# Kam per te leshuar nje fature, por nuk di çfare fature te leshoj.

Si fillim, duhet qe te percaktoni se kush eshte marresi i fatures, klienti. Po i marrim me rradhe.

Kur leshoni fature kundrejt:

## 1. Kompani shqiptare

lloji i fatures: **fature elektronike**, **fature me para ne dore**

Ne rastet kur duhet te leshoni fature kundrejt nje kompanie shqiptare, kjo lloj fature duhet me patjeter te jete **[fature elektronike](/fatura-elektronike)** (detyrim ligjor), pervec rastit kur fatura eshte paguar me para ne dore ne momentin qe jepet sherbimi/malli.

> Fature elektronike eshte fature normale si gjithe te tjerat, por ne kete rast fatura dergohet sipas standartit UBL te BE. Eshte standart i leshimit te faturave ndermjet bizneseve. Ne kete rast Klienti e merr faturen ne menyre elektronike nga sherbimi i fiskalizimit. Mund ti leshohet vetem bizneseve te rregjistruara ne Shqiperi.

Per te leshuar nje fature elektronike, ne [fature.al](/) eshte shume e thjeshte. Pasi te keni hapur llogarine tuaj, ne menu **Fature Elektronike** &gt; **Fature e re** do ju shfaqet forma e faturimit. Fatura eshte e thjeshtuar ne menyre qe te dergoni ne fiskalizim fushat e nevojshme dhe te mjaftushme qe nje fature te quhet e sakte.

Nese keni udhezime specifike se si duhet ta leshoni faturen nga Klienti, mund te zgjidhni opsionet qe jepen dhe ti ndryshoni sipas nevojes. Nese jo, atehere mund te plotesoni vetem fushat qe jane te pa plotesuara, te tjerat jane standarte dhe nuk ka nevoje ti ndryshoni.

Per te plotesuar faturen, duhet qe te keni shtuar **Klientin** si fillim. Zgjidhni **Llogarine Bankare**  ne te cilen prisni te behet pagesa, me pas plotesoni afatin e pageses. Afati i pageses varet nga mardhenia qe keni me klientin, zakonisht eshte **1 jave** (+7dite) nga data e fatures. Ne rastet kur kjo fature eshte ne monedhe te huaj, zgjidhni opsionin **Monedhe e Huaj**  dhe pasi te keni zgjedhur monedhen, plotesoni kursin.

Artikujt e fatures nuk ka nevoje te jene te ruajtura paraprakisht(nese deshironi mund ti shtoni) pasi ato do te ruhen ne momentin qe leshoni fature. Pasi te keni plotesuar te gjithe artikujt e fatures, mund te ruani faturen. Nese keni bere ndonje plotesim gabim qe nuk e pranon sherbimi i fiskalizimit, do te njoftoheni me nje mesazh te kuq ne ekran. Fatura nuk do te ruhet deri ne momentin qe sherbimi i fiskalizimit e pranon ate, pra nuk nxjerr mesazh gabimi. Shumica e mesazheve jane te pershtatura, por ka nga ato qe nuk jane pershtatur pershkak te sherbimit te fiskalizimit.

## 2. Kompani e huaj (subjekt apo individ)

lloji i fatures: **fature pa para ne dore**Ky eshte rasti kur ju duhet te leshoni fature [vete-faturim](https://fature.al/vete-faturim), rasti kur ju shisni sherbime jashte (freelance apo te tjera). Pjesa tjeter e leshimit te fatures nuk ndryshon, por do kete me pak element per te plotesuar ne krahasim me faturen elektronike

###### 3. Individi Shqiptar

lloji i fatures: fature pa para ne dore ose **fature me para ne dore**

Lloji i fatures ne keto raste percaktohet nga menyra se si do behet pagesa, ne rastet kur pagesen e merr ne momentin e shitjes se mallit/sherbimit, fatura duhet te jete **me para ne dore**. Ne rastet kur fatura do te paguhet me banke, fatura duhet te jete **pa para ne dore.**

Kam per te leshuar keto lloj faturash:

## 1. Faturat e qerase

lloji i fatures: fature pa para ne dore

Ne rastet ku subjekti juaj ka zyra me qera dhe qiradhenesi nuk eshte biznes (nuk mund te leshoje fature), atehere ju duhet te pergadisni faturen ne vend te shitesit. Pra, ju jeni klienti. Fiskalizimi e ka parashikuar kete rast duke zgjedhur llojin e vet-faturimit. Per me shume lexoni ketu:  [vete-faturim](https://fature.al/vete-faturim). Pjesa tjeter e leshimit te fatures nuk ndryshon, por do kete me pak element per te plotesuar ne krahasim me faturen elektronike

## 2. Fatura e shitjes se mallit/sherbimit kur pagesa behet ne ate moment

lloji i fatures: **fature me para ne dore**

Ne rastet kur ju shisni sherbim/mall dhe parat i merrni po ne kete moment, atehere fatura duhet te jete [fature me para ne dore](/fatura-me-para-ne-dore). Ne fature.al kjo fature nuk kerkon shume informacion, pervec rastet kur ju rregjistroni klientin. Ne rastet tjera ju mund te zgjidhni *Klientin Rastesor* (do te jete i zgjedhur paraprakisht).

---
