fature.al është platforma e faturimit dhe fiskalizimit për bizneset në Shqipëri. Hap një llogari
Skip to content
fature.al API Menu

Merr të dhënat e llogarisë

GET /api/v1/account Requires authentication Rate limited by the `api-global` limiter v1

Send a bearer token, plus the X-Client-Id and X-Client-Secret headers in the Authorization header.

Kthen përdoruesin e token-it dhe kontekstin fiskal që merr çdo faturë e lëshuar me të: kompaninë, njësinë e biznesit, pajisjen fiskale, të drejtat dhe modulet e abonimit.

Përdoreni pas GET /ping për të konfirmuar me cilin biznes punoni, dhe para faturës së parë cash për të parë nëse përdoruesi ka pajisje fiskale. Asnjë nga këto vlera nuk dërgohet në kërkesat e faturimit; ato zgjidhen nga token-i.

Fusha Çfarë është
name, email Përdoruesi që mban token-in
company, nipt Emri dhe NIPT-i i kompanisë që lëshon faturat
fiscalCode Kodi TCR i pajisjes fiskale të përdoruesit. String bosh kur nuk ka; atëherë faturat cash dhe veprimet e arkës refuzohen
branch Njësia e biznesit e përdoruesit: name, address dhe city
companyBranches Të gjitha njësitë e kompanisë, si objekt me adresën si çelës dhe emrin si vlerë
setupFinished true kur kompania i ka mbyllur hapat e konfigurimit dhe mund të lëshojë fatura
permissions createArticles dhe createClients: nëse përdoruesi mund të krijojë produkte dhe klientë. Pa to POST /products dhe POST /clients refuzohen me 403
configs.openDayAlways0 true kur kompania e hap ditën në arkë gjithmonë me gjendje 0
vatConfigs issuerInVat thotë nëse kompania është në skemën e TVSH-së. vat_rates janë normat që pranohen në rreshtat e faturës: 20, 10, 6 dhe 0 në skemë, vetëm 0 jashtë saj. vat_exempts janë llojet e përjashtimit që pranohen, me code dhe label
subscription cash, noncash, einvoice dhe wtn: cilat module ka abonimi. Endpoint-i i një moduli që mungon përgjigjet 401 me status: false

Ruani nipt dhe fiscalCode pranë konfigurimit të integrimit, që një token i ndërruar gabimisht të kapet para se të lëshojë fatura në emër të një biznesi tjetër.

URL-ja e plotë: https://fature.al/api/v1/account

Përgjigjet

200 Përdoruesi i token-it dhe konteksti fiskal i tij: kompania, njësia e biznesit, pajisja fiskale, të drejtat dhe modulet e abonimit.

Field Tipi Përshkrimi
status boolean
data object
data.name string Emri i plotë i përdoruesit që mban token-in
data.email string Email-i i përdoruesit
data.fiscalCode string Kodi TCR i pajisjes fiskale të përdoruesit. String bosh kur përdoruesi nuk ka pajisje; atëherë faturat cash dhe veprimet e arkës refuzohen
data.company string Emri i kompanisë që lëshon faturat
data.nipt string NIPT-i i kompanisë
data.setupFinished boolean true kur kompania e ka mbyllur konfigurimin fillestar dhe mund të lëshojë fatura. Bëhet true kur ngarkohet certifikata elektronike
data.branch object Njësia e biznesit ku punon përdoruesi
data.branch.name string Emri i njësisë së biznesit
data.branch.address string Adresa e njësisë
data.branch.city string Qyteti. Sot merret nga të dhënat e kompanisë, jo nga njësia
data.companyBranches object Të gjitha njësitë e biznesit të kompanisë, si objekt me adresën e njësisë si çelës dhe emrin e saj si vlerë
data.permissions object Të drejtat e përdoruesit që prekin API-në
data.permissions.createArticles boolean true kur përdoruesi ka të drejtën e menaxhimit të produkteve. Pa të `POST /products` refuzohet me `403`
data.permissions.createClients boolean true kur përdoruesi ka të drejtën e krijimit të klientëve. Pa të `POST /clients` refuzohet me `403`
data.configs object Zgjedhjet e kompanisë për arkën
data.configs.openDayAlways0 boolean true kur kompania e hap ditën në arkë gjithmonë me gjendje `0`, pa e pyetur operatorin për gjendjen fillestare
data.vatConfigs object Skema e TVSH-së dhe vlerat që pranohen në rreshtat e faturës
data.vatConfigs.issuerInVat boolean true kur kompania është në skemën e TVSH-së
data.vatConfigs.vat_rates array Normat e TVSH-së në përqind që pranohen si `vat_rate` në rreshtat e faturës: `20`, `10`, `6` dhe `0` në skemën e TVSH-së; vetëm `0` jashtë saj
data.vatConfigs.vat_exempts array Llojet e përjashtimit nga TVSH-ja që pranohen si `vat_exempt_type` në rreshtat e faturës: në skemën e TVSH-së `TAX_FREE`, `TYPE_1`, `TYPE_2` dhe `EXPORT_OF_GOODS`; jashtë saj `TAX_FREE` dhe `EXPORT_OF_GOODS`
data.vatConfigs.vat_exempts[].code string Kodi i përjashtimit, ai që dërgohet si `vat_exempt_type`: `TAX_FREE`, `TYPE_1`, `TYPE_2` ose `EXPORT_OF_GOODS`
data.vatConfigs.vat_exempts[].label string Përshkrimi i përjashtimit, në gjuhën e llogarisë
data.subscription object Modulet e faturimit që abonimi i hap këtij përdoruesi
data.subscription.cash boolean true kur përdoruesi mund të lëshojë fatura cash dhe të bëjë veprime arke
data.subscription.noncash boolean true kur përdoruesi mund të lëshojë fatura jo-cash
data.subscription.einvoice boolean true kur përdoruesi mund të lëshojë e-fatura
data.subscription.wtn boolean true kur përdoruesi mund të lëshojë fletë shoqëruese (WTN)

401 Unauthenticated

Field Tipi Përshkrimi
message string

Shembull kërkese

cURL
curl -X GET 'https://fature.al/api/v1/account' \
  -H 'Authorization: Bearer YOUR_TOKEN' \
  -H 'X-Client-Id: YOUR_CLIENT_ID' \
  -H 'X-Client-Secret: YOUR_CLIENT_SECRET' \
  -H 'Accept: application/json'
PHP (Laravel)
use Illuminate\Support\Facades\Http;

$response = Http::withHeaders([
    'Authorization' => 'Bearer YOUR_TOKEN',
    'X-Client-Id' => 'YOUR_CLIENT_ID',
    'X-Client-Secret' => 'YOUR_CLIENT_SECRET',
    'Accept' => 'application/json',
])->get('https://fature.al/api/v1/account');

$data = $response->json();
PHP (Guzzle)
use GuzzleHttp\Client;

$client = new Client();

$response = $client->request('GET', 'https://fature.al/api/v1/account', [
    'headers' => [
        'Authorization' => 'Bearer YOUR_TOKEN',
        'X-Client-Id' => 'YOUR_CLIENT_ID',
        'X-Client-Secret' => 'YOUR_CLIENT_SECRET',
        'Accept' => 'application/json',
    ],
]);

$data = json_decode((string) $response->getBody(), true);
JavaScript
const response = await fetch('https://fature.al/api/v1/account', {
  method: 'GET',
  headers: {
    'Authorization': 'Bearer YOUR_TOKEN',
    'X-Client-Id': 'YOUR_CLIENT_ID',
    'X-Client-Secret': 'YOUR_CLIENT_SECRET',
    'Accept': 'application/json'
  }
});

const data = await response.json();

Shembull përgjigjeje

200
{
    "status": true,
    "data": {
        "name": "Ana Hoxha",
        "email": "[email protected]",
        "fiscalCode": "ab123ab123",
        "company": "Alpha SHPK",
        "nipt": "L91806031A",
        "setupFinished": true,
        "branch": {
            "name": "Dyqani Qendër",
            "address": "Rruga e Kavajës 12, Tiranë",
            "city": "Tiranë"
        },
        "companyBranches": {
            "Rruga e Kavajës 12, Tiranë": "Dyqani Qendër"
        },
        "permissions": {
            "createArticles": true,
            "createClients": true
        },
        "configs": {
            "openDayAlways0": false
        },
        "vatConfigs": {
            "issuerInVat": true,
            "vat_rates": [
                20,
                10,
                6,
                0
            ],
            "vat_exempts": [
                {
                    "code": "TYPE_1",
                    "label": "Përjashtim i llojit 1. (Përjashtim në bazë të nenit 51 të Ligjit për TVSH-në.)"
                }
            ]
        },
        "subscription": {
            "cash": true,
            "noncash": true,
            "einvoice": true,
            "wtn": false
        }
    }
}
401
{
    "message": "Unauthenticated."
}

Regjistrimi është falas.

Regjistrohu në fature.al

This page as Markdown, or the whole API as OpenAPI.