fature.al është platforma e faturimit dhe fiskalizimit për bizneset në Shqipëri. Hap një llogari
Skip to content
fature.al API Menu

Konceptet bazë

Kjo faqe shpjegon termat që përdor pjesa tjetër e dokumentacionit. Nëse nuk keni punuar më parë me fiskalizimin në Shqipëri, lexojeni para Fillimit të shpejtë.

Fiskalizimi, në pak rreshta#

Në Shqipëri çdo faturë raportohet në kohë reale te administrata tatimore, në sistemin qendror të fiskalizimit (CIS). Sistemi e regjistron faturën dhe kthen kodet e saj, të cilat shfaqen në dokumentin që merr blerësi bashkë me një kod QR që hap faqen e verifikimit. Kur CIS-i nuk arrihet, fatura lëshohet gjithsesi, ruhet dhe fiskalizohet automatikisht sapo shërbimi kthehet. Faturat drejt bizneseve mund të shkojnë edhe në platformën qendrore të e-faturave, e cila ia dorëzon blerësit dokumentin elektronik.

fature.al i bën të gjitha këto: nënshkruan me certifikatën e biznesit, komunikon me CIS-in dhe me platformën e e-faturave, mban numërimin, ruan dokumentin dhe e riprovon fiskalizimin kur shërbimi nuk përgjigjet.

Kush lëshon faturën#

Subjekti Çfarë është Ku del në API
Kompania Biznesi që lëshon faturat, i identifikuar me NIPT (i njëjti kod quhet edhe NUIS) Token-i i përket një përdoruesi të saj
Njësia e biznesit Vendi ku ushtrohet veprimtaria: dyqani, zyra, magazina. Ka një kod të marrë nga tatimet, businessUnitCode businessCode në përgjigje
Operatori Personi që lëshon faturën, me kodin e operatorit të marrë nga tatimet operatorCode në përgjigje
Pajisja fiskale (TCR) Arka e regjistruar te tatimet, me kodin e saj TCR. Vetëm faturat cash lëshohen nga një TCR tcrCode në përgjigje
Certifikata Certifikata elektronike e biznesit, me të cilën nënshkruhet çdo kërkesë drejt tatimeve Ngarkohet një herë; nuk dërgohet në kërkesa

Token-i i përdoruesit i mban të gjitha: prej tij zgjidhen kompania, njësia, operatori dhe TCR-ja. Ju nuk i dërgoni në asnjë kërkesë faturimi. GET /account ju thotë me cilin biznes, njësi biznesi dhe pajisje fiskale po punoni.

Llojet e dokumenteve#

Dokumenti Endpoint-i Kur përdoret
Faturë cash POST /invoice/cash Pagesa kryhet në çast, në arkë: para në dorë, kartë, kartë kompanie, tollona
Faturë jo-cash POST /invoice/noncash Pagesa vjen më vonë, me transfertë ose në llogari
E-faturë POST /invoice/e-invoice Blerësi është biznes dhe fatura i dorëzohet nëpërmjet platformës së e-faturave
Faturë porosi POST /invoice/order Konsumi ka nisur, pagesa jo: tavolina në restorant
Faturë përmbledhëse POST /invoice/summary Mbyll një ose më shumë porosi me një pagesë
Bulk jo-cash POST /invoice/bulk-noncash Shumë fatura jo-cash me një kërkesë, për faturim periodik
Fletë shoqëruese (WTN) POST /invoice/wtn Mall që lëviz pa u shitur; e kërkuar nga ligji

Body i kërkesës ndryshon nga një lloj te tjetri më shumë nga sa duket: e njëjta faturë e dërguar te dy endpoint-e refuzohet nga njëri prej tyre. Rregullat e secilit janë te Llojet e faturave.

Çfarë ktheni pas dhe çfarë të ruani#

Çdo lëshim kthen të njëjtët identifikues:

Fusha Çfarë është Ruajeni?
id Id-ja e faturës në fature.al Po, ose punoni me internalId tuaj
number Numri i faturës, si 12/2026 Po; shfaqet te blerësi
iic Kodi identifikues i faturës, i llogaritur nga nënshkrimi. Në ligj quhet NSLF Po; është çelësi për notat e korrigjimit dhe për përmbledhëset
fic Kodi që kthen CIS-i kur e regjistron faturën. Në ligj quhet NIVF. null sa kohë fatura pret fiskalizimin Po
eic Kodi i faturës në platformën e e-faturave. Vetëm te e-faturat Po, te e-faturat
verifyURL Faqja e verifikimit te tatimet, ajo që hap kodi QR Po, nëse printoni vetë
pdf URL-ja e dokumentit të gatshëm Sipas nevojës

internalId është numri i faturës në sistemin tuaj. Ju e dërgoni në çdo lëshim, dhe me të mund ta gjeni dhe ta anuloni faturën pa mbajtur id-në tonë. fature.al nuk e kthen internalId në përgjigjen e lëshimit; ruani vetë lidhjen mes tij dhe id, number dhe iic.

Fjalorth#

Termi Kuptimi
NIPT / NUIS Numri i identifikimit të tatimpaguesit, si L62221018T. Dy emra për të njëjtin kod
CIS Sistemi qendror i fiskalizimit i administratës tatimore, ku regjistrohet çdo faturë
IIC / NSLF Kodi identifikues i faturës, 32 karaktere hexadecimal. I njëjti kod me dy emra
FIC / NIVF Kodi që kthen CIS-i kur regjistron faturën, një UUID. I njëjti kod me dy emra
EIC Kodi i e-faturës në platformën qendrore të e-faturave
TCR Pajisja fiskale (arka) e regjistruar te tatimet, dhe kodi i saj
Njësia e biznesit Vendi i ushtrimit të veprimtarisë; ka kodin businessUnitCode
Kodi i operatorit Kodi i personit që lëshon faturën, i marrë nga tatimet
Self-care Portali i administratës tatimore ku biznesi merr kodin e njësisë dhe të operatorit
e-Albania Portali shtetëror nga i cili biznesi merr certifikatën elektronike
Arka fiskale Dita e punës në një TCR: hapja e balancës, hyrjet dhe daljet e parave, mbyllja
Klienti i rastit Blerësi anonim i një shitjeje me pakicë. Fatura cash pa client lëshohet për të
Vetëfaturim Faturë që e lëshon blerësi në emër të shitësit (self_issue_type)
Notë krediti, notë debiti Dokument që korrigjon një faturë të lëshuar, duke ulur ose rritur vlerën (doc_type 381 ose 383)
Fletë shoqëruese (WTN) Dokumenti që shoqëron mallin në lëvizje kur nuk ka shitje
UBL Formati XML i e-faturës; process dhe doc_type janë fusha të tij
Preventiv Ofertë çmimi pa vlerë fiskale; nuk fiskalizohet dhe nuk lëshohet nga ky API

Kodet e njësive matëse#

unit_code, te produktet dhe te rreshtat e e-faturës, pranon vetëm kodet e mëposhtme (UN/ECE Rec. 20, sipas listës së administratës tatimore). Kodi është ai që shkruhet në dokumentin fiskal; teksti i njësisë nxirret prej tij dhe nuk dërgohet.

Grupi Kodet
Numërim C62 njësi, XPP copë, PR palë, DZN duzinë, SET set, IE person, E55 përdorim, E54 udhëtim, QB faqe, D68 fjalë, H93 përqindje
Peshë KGM kg, 58 kg neto, E4 kg bruto, GRM g, DTN kuintal, TNE ton, DT ton i thatë
Vëllim LTR litër, MLT mililitër, MTQ
Gjatësi dhe sipërfaqe MTR metër, CMT cm, MMT mm, LM metër linear, KMT km, MTK
Kohë SEC sekondë, MIN minutë, HUR orë, DAY ditë, MON muaj, ANN vit, E49 ditë pune, OT orë jashtë orarit
Të tjera KWH kWh, MSK m/s², M4 vlerë monetare
Paketim XBX kuti, XPK pako, XPX paletë, XRO rrotull, XBG qese, XBO shishe, XCT karton, XCR arkë, XSA thes, XCA kanaçe, XBA fuçi

Më tej#

Regjistrimi është falas.

Regjistrohu në fature.al