fature.al është platforma e faturimit dhe fiskalizimit për bizneset në Shqipëri. Hap një llogari
Skip to content
fature.al API Menu

Merr kursin e këmbimit të ditës

GET /api/v1/exchange-rates Requires authentication Rate limited by the `api-global` limiter v1

Send a bearer token, plus the X-Client-Id and X-Client-Secret headers in the Authorization header.

Kthen kursin e shitjes së ditës për çdo monedhë, në lekë për një njësi të monedhës, nga burimi i zgjedhur. Të dhënat vijnë nga kursi.al dhe ruhen në cache në server për një orë.

Përdoreni për të propozuar exchange_rate kur lëshoni një faturë në monedhë të huaj. Kursi që shkon në faturë është ai që dërgoni ju, jo ky.

source Burimi
BOA Banka e Shqipërisë, kursi zyrtar
BKT Banka Kombëtare Tregtare
Iliria98 Këmbim valutor Iliria '98
ADON Këmbim valutor Adon
  • source dallon shkronjat e mëdha: bkt nuk njihet. Një burim që nuk njihet nuk kthen gabim; përdoret BOA, dhe source në përgjigje thotë cili burim u përdor.
  • rates është objekt me kodin e monedhës si çelës dhe kursin si vlerë, gjithmonë me ALL: 1. EUR: 98.5 do të thotë që një euro vlen 98.5 lekë.
  • fetchedAt është koha e përgjigjes, ISO 8601.

Kur kursi.al nuk arrihet, rates mban vetëm ALL: 1, pa gabim dhe deri në një orë. Mos e trajtoni si kurs: mbani snapshot-in e fundit të plotë dhe përdoreni atë.

URL-ja e plotë: https://fature.al/api/v1/exchange-rates

Query parameters

Name Tipi E detyrueshme Përshkrimi
source string no Burimi i kursit: `BOA`, `BKT`, `Iliria98` ose `ADON`, me shkronjat siç janë. Një vlerë tjetër bie te `BOA`. Defaults to `BOA`.

Përgjigjet

200 Kursi i shitjes i ditës për çdo monedhë nga burimi `source`, gjithmonë me `ALL: 1`; kur kursi.al nuk arrihet, `rates` mban vetëm `ALL: 1`.

Field Tipi Përshkrimi
status boolean
data object
data.rates object Kursi i shitjes për çdo monedhë, me kodin ISO 4217 si çelës dhe lekë për një njësi të monedhës si vlerë; gjithmonë me `ALL: 1`. Kur kursi.al nuk arrihet, mban vetëm `ALL: 1`
data.source string Burimi i kursit që u përdor: `BOA`, `BKT`, `Iliria98` ose `ADON`. Kur `source` i kërkesës nuk njihet, vjen `BOA`
data.fetchedAt string Koha kur u ndërtua përgjigja, ISO 8601 me zonën orare. Të dhënat e kursi.al ruhen në cache në server për një orë, ndaj mund të jenë deri në një orë më të vjetra se kjo kohë

401 Unauthenticated

Field Tipi Përshkrimi
message string

Shembull kërkese

cURL
curl -X GET 'https://fature.al/api/v1/exchange-rates' \
  -H 'Authorization: Bearer YOUR_TOKEN' \
  -H 'X-Client-Id: YOUR_CLIENT_ID' \
  -H 'X-Client-Secret: YOUR_CLIENT_SECRET' \
  -H 'Accept: application/json'
PHP (Laravel)
use Illuminate\Support\Facades\Http;

$response = Http::withHeaders([
    'Authorization' => 'Bearer YOUR_TOKEN',
    'X-Client-Id' => 'YOUR_CLIENT_ID',
    'X-Client-Secret' => 'YOUR_CLIENT_SECRET',
    'Accept' => 'application/json',
])->get('https://fature.al/api/v1/exchange-rates');

$data = $response->json();
PHP (Guzzle)
use GuzzleHttp\Client;

$client = new Client();

$response = $client->request('GET', 'https://fature.al/api/v1/exchange-rates', [
    'headers' => [
        'Authorization' => 'Bearer YOUR_TOKEN',
        'X-Client-Id' => 'YOUR_CLIENT_ID',
        'X-Client-Secret' => 'YOUR_CLIENT_SECRET',
        'Accept' => 'application/json',
    ],
]);

$data = json_decode((string) $response->getBody(), true);
JavaScript
const response = await fetch('https://fature.al/api/v1/exchange-rates', {
  method: 'GET',
  headers: {
    'Authorization': 'Bearer YOUR_TOKEN',
    'X-Client-Id': 'YOUR_CLIENT_ID',
    'X-Client-Secret': 'YOUR_CLIENT_SECRET',
    'Accept': 'application/json'
  }
});

const data = await response.json();

Shembull përgjigjeje

200
{
    "status": true,
    "data": {
        "rates": {
            "ALL": 1,
            "EUR": 98.5,
            "USD": 91.2,
            "GBP": 116.3
        },
        "source": "BOA",
        "fetchedAt": "2026-09-14T10:15:00+02:00"
    }
}
401
{
    "message": "Unauthenticated."
}

Regjistrimi është falas.

Regjistrohu në fature.al

This page as Markdown, or the whole API as OpenAPI.