Fillimi i shpejtë
Tri thirrje ju çojnë nga token-i te fatura e parë e fiskalizuar. Nuk kërkohet asgjë e instaluar
përveç curl. Punoni në sandbox, https://demo.fature.al/api/v1, ku faturat nuk kanë vlerë
fiskale. Termat që hasni këtu shpjegohen te Konceptet bazë.
1. Merrni token-in#
Token-i është i përdoruesit, jo i kompanisë. Gjenerojeni nga fature.al te Konfigurime > API Tokens. Ai identifikon si përdoruesin ashtu edhe biznesin në emër të të cilit lëshohen faturat, prandaj çdo thirrje e mban:
-H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ'
Nëse jeni ofrues software-i që përdoret nga shumë biznese, aplikacioni juaj ka edhe një çift kredencialesh që dërgohen krahas token-it:
-H 'X-Client-Id: ft_id_...'
-H 'X-Client-Secret: ft_sk_...'
Çifti tregon cili software po thërret, ndërsa token-i tregon kush po e përdor. Një integrim i shkruar për një biznes të vetëm punon vetëm me token-in. Detajet janë te Identifikimi.
2. Provoni lidhjen#
GET /ping nuk prek asgjë dhe kthen kohën e serverit:
curl https://demo.fature.al/api/v1/ping \
-H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ'
{"status": true, "data": {"pong": 1788547330, "ip": ["81.2.3.4"]}}
Një 401 do të thotë që token-i nuk po arrin: kontrolloni që header-i quhet Authorization dhe që
fjala Bearer është para tij.
Pas kësaj, GET /account kthen përdoruesin, kompaninë, njësinë e biznesit dhe kodin e pajisjes
fiskale, pra konfirmon që token-i i përket biznesit të duhur.
3. Lëshoni faturën e parë#
Një faturë jo-cash është fillimi më i thjeshtë, sepse nuk kërkon pajisje fiskale:
curl -X POST https://demo.fature.al/api/v1/invoice/noncash \
-H 'Authorization: Bearer TOKEN_I_JUAJ' \
-H 'Content-Type: application/json' \
-d '{
"internalId": "TEST-0001",
"payment_method": "TRANSFER",
"client": {"name": "Klient Provë", "address": "Rruga e Kavajës 12", "city": "Tiranë"},
"lines": [
{"product_name": "Shërbim", "product_code": "SRV-01", "unit": "copë", "unit_code": "C62",
"quantity": 1, "price": 1000, "total": 1000, "vat": 20}
]
}'
{
"status": true,
"data": {
"invoice": {
"id": 40312,
"number": "1/2026",
"iic": "8FE72E2ACD1C500A83F8C89B4E2E3E1D",
"fic": "b3f1c0a2-4d5e-4f60-9a71-2c3d4e5f6071",
"tcrCode": null,
"businessCode": "bb123bb123",
"operatorCode": "aa123aa123",
"fiscalizedAt": "2026-09-13 10:42:07",
"verifyURL": "https://efiskalizimi-app.tatime.gov.al/invoice-check/#/verify?iic=...",
"pdf": "https://demo.fature.al/api/v1/invoice/print/40312"
}
}
}
Fatura del menjëherë edhe në panelin e fature.al. Ruani id, number, iic dhe fic pranë
shitjes tuaj. Kuptimi i secilit kod është te Konceptet bazë.
Nëse fic vjen null, CIS-i nuk u arrit në çastin e lëshimit: fatura u ruajt dhe fiskalizohet
vetë më vonë. Mos e lëshoni përsëri.
internalId është çelësi juaj#
internalId (string, i detyrueshëm në çdo lëshim) është identifikuesi i faturës në sistemin tuaj:
numri juaj i faturës ose një UUID. Duhet të jetë unik brenda kompanisë suaj për vitin kalendarik.
Ai bën dy punë:
- Nuk krijon dublikata. Kur dërgoni një
internalIdqë ekziston tashmë për këtë vit, serveri nuk lëshon faturë të dytë: kthen faturën ekzistuese me200. Prandaj një riprovim pas një timeout-i ose një lidhjeje që u ndërpre është i sigurt, me kusht që të përdorni të njëjtininternalId, kurrë një të ri. Nëse riprovoni ndërsa kërkesa e parë nuk ka mbaruar ende (deri në rreth 5 minuta), merrni409: prisni pak dhe riprovoni. - Ju kursen ruajtjen e id-së sonë.
GET /invoice/details/{internalId}dhePOST /invoice/cancel-by-internal-id/{internalId}punojnë me numrin tuaj.
Si lexohet përgjigja#
Lexoni së pari kodin HTTP. Në 200, status: true do të thotë që rezultati është te data;
status: false do të thotë që veprimi u refuzua dhe arsyeja është te message. Në 422, përgjigja
e validimit përdor success: false në vend të status, me errors si objekt sipas fushës. Tabela
e plotë është te Gabimet.
Më tej#
- Llojet e faturave tregon cilin endpoint të thirrni dhe me çfarë body.
- Fatura elektronike mbulon e-faturat, notat e kreditit dhe të debitit.
- Pagination shpjegon si lexohen listat e gjata.
- Çfarë mund të ndërtoni tregon rrjedhat e plota.
Regjistrimi është falas.
Regjistrohu në fature.al