fature.al është platforma e faturimit dhe fiskalizimit për bizneset në Shqipëri. Hap një llogari
Skip to content
fature.al API Menu

Kufiri i kërkesave

Kufijtë numërohen për token. Kur kaloni një kufi, përgjigja është 429 Too Many Requests. Endpoint-et e v2 ndjekin të njëjtët kufij si ato të v1.

Kufijtë që kthejnë 429 sot#

Kufiri Vlera Body i përgjigjes
I përgjithshëm, çdo endpoint 300 kërkesa në minutë për token; 120 në minutë për IP pa token {"message": "Too Many Attempts."} me header-at Retry-After, X-RateLimit-Limit, X-RateLimit-Remaining
Anulimet, POST /invoice/cancel/{id} dhe POST /invoice/cancel-by-internal-id/{internalId} 30 në minutë dhe 600 në orë I njëjti
Një kërkesë në proces njëkohësisht (shih më poshtë) Pritje deri në 1 sekondë {"status": false, "errors": ["..."]}, pa Retry-After
Një kërkesë në proces njëkohësisht, pa pritje GET, POST, PUT te /clients; GET /bank-accounts; POST dhe PUT te /products; GET dhe POST te /invoice/wtn: kërkesa e dytë e të njëjtit token refuzohet sa kohë e para nuk ka mbaruar {"status": false, "errors": ["..."]}
E njëjta radhë, por me 200 GET /products, GET /product/categories 200 me status: false. Lexoni status, jo vetëm kodin

Kur ka Retry-After, prisni aq sekonda. Kur nuk ka, prisni një sekondë dhe riprovoni.

Buxheti për grup endpoint-esh#

Këto janë vlerat me të cilat është dimensionuar API-ja. Sot një pjesë e tyre vetëm regjistrohen kur kalohen, pa u refuzuar; ndërtoni brenda tyre dhe trajtoni 429, sepse zbatohen pa njoftim.

Grupi Buxheti Endpoint-et
I zakonshëm 240 në minutë Çdo endpoint jashtë grupeve më poshtë
Lëshim faturash 300 në minutë (5 në sekondë) POST /invoice/cash, /invoice/noncash, /invoice/e-invoice, /invoice/order, /invoice/summary, /invoice/wtn
Fiskal 30 në minutë, 600 në orë POST /invoice/cancel/*, GET /purchase-invoices
Bulk 3 në minutë, 30 në orë POST /invoice/bulk-noncash
Printim 30 në minutë GET /invoice/print/{id}, /invoice/print-eic/{eic}, /invoice/wtn/print/{id}
Raporte 30 në minutë GET /reports/*, GET /dashboard/summary
Kërkim 90 në minutë GET /client/search
Regjistrim 30 në minutë, 600 në orë POST /register, POST /on-boarding/*

Një kërkesë në proces njëkohësisht#

Lëshimi i faturave serializohet, sepse numri rendor është MAX+1 për biznes dhe vit, dhe për cash edhe për TCR. Një kërkesë e dytë drejt të njëjtit endpoint pret deri në 1 sekondë që e para të mbarojë; nëse nuk arrin, refuzohet me 429.

Endpoint-et Radha
POST /invoice/cash, /invoice/order, /invoice/summary Për biznes dhe TCR
POST /invoice/noncash, /invoice/e-invoice, /invoice/bulk-noncash Për biznes
POST /invoice/cancel/* Radha e tipit të faturës që anulohet
GET /invoice, GET /invoice/{id}/details Për token
GET, POST, PUT te /clients; GET /bank-accounts; GET, POST, PUT te /products; GET /product/categories; GET dhe POST te /invoice/wtn Për token dhe endpoint, pa pritje: e dyta refuzohet menjëherë

Ky është kufiri që integrimet me shumë fije e hasin më shpesh. Zgjidhja nuk është riprovimi i menjëhershëm, por radhitja e kërkesave për biznes: paralelizmi nuk jep më shumë fatura, vetëm më shumë pritje.

Wolt Partner API#

Kufijtë e /api/partner/v1 janë të ndarë: 180 kërkesa në minutë për leximet dhe 60 në minutë për shkrimet, për token. Dokumenti i tij është te /docs/api/partner.

Praktika#

  • Prisni sa thotë Retry-After. Kur mungon, prisni një sekondë dhe riprovoni me vonesë progresive: 1 s, 2 s, 4 s.
  • Dërgoni faturat e një biznesi një nga një, jo paralelisht.
  • Për shumë fatura jo-cash përdorni POST /invoice/bulk-noncash: buxheti numëron kërkesa, jo fatura.
  • Mbani në cache katalogun, kategoritë dhe monedhat, dhe mos i lexoni paralelisht nga i njëjti token.
  • Kërkoni faqe më të mëdha, jo më shumë faqe. Shihni Pagination.

Regjistrimi është falas.

Regjistrohu në fature.al