fature.al është platforma e faturimit dhe fiskalizimit për bizneset në Shqipëri. Hap një llogari
Skip to content
fature.al API Menu

Çfarë mund të ndërtoni

Ju dërgoni një faturë si JSON dhe merrni një dokument të fiskalizuar, me IIC, FIC, URL verifikimi dhe PDF. Certifikatat, nënshkrimi XML, SOAP-i me CIS-in dhe riprovimi kur shërbimi nuk përgjigjet janë punë e fature.al. Termat shpjegohen te Konceptet bazë.

Kush ndërtohet mbi të#

  • Programe kontabiliteti dhe ERP. Fatura lëshohet aty ku është shitja. Klientët dhe produktet sinkronizohen në të dy anët.
  • Dyqane online. Porosia e paguar bëhet faturë në të njëjtin çast, dhe blerësi merr PDF-në bashkë me konfirmimin.
  • Programe arke, bari dhe restoranti. Porosia hapet kur ulet tavolina dhe mbyllet me një pagesë të vetme.
  • Aplikacione vertikale. Një program që njeh një zanat (inventarin e një bari, porositë e një furre) merr faturimin ligjor pa e ndërtuar vetë.
  • Ofrues software-i. Një instalim, shumë kompani, secila me identitetin e vet fiskal.

Çfarë bën API-ja për ju#

  • Të gjitha llojet e dokumentit. Cash, jo-cash, e-faturë, porosi me përmbledhëse, bulk jo-cash dhe fletë shoqëruese (WTN), secili me rregullat e veta. Shihni Llojet e faturave.
  • Certifikatat. Nënshkrimi elektronik, skadimi dhe rinovimi.
  • Pajisjet fiskale. TCR-ja, njësia e biznesit dhe kodi i operatorit zgjidhen nga token-i që dërgoni.
  • Numërimi. Numri rendor për biznes, vit dhe TCR mbetet i saktë edhe kur dy kërkesa vijnë në të njëjtin çast.
  • Fiskalizimi i shtyrë. Kur CIS-i nuk përgjigjet, fatura ruhet dhe fiskalizohet më vonë. Shihni Gabimet.
  • Dokumenti për blerësin. PDF dhe URL verifikimi që hapet me kod QR.

Të dhëna që nuk i keni ju#

Regjistri i NIPT-eve. GET /client/search kërkon një kompani në regjistrin fiskal me NIPT dhe kthen emrin, adresën, qytetin dhe një shenjë verified. Formulari juaj i klientit të ri kërkon një fushë të vetme dhe i mbush vetë të tjerat, dhe një NIPT i gabuar kapet para se të dalë në faturë.

Faturat e blerjes, nga CIS-i. GET /purchase-invoices sjell faturat që ju kanë lëshuar juve, ashtu siç i ka regjistruar CIS-i: me artikujt, shitësin, TVSH-në dhe mënyrën e pagesës. Furnitorët nuk ju dërgojnë gjë. Kjo mundëson rakordim blerjesh dhe TVSH-je pa hap manual.

Kursi i këmbimit i ditës. GET /exchange-rates kthen kursin e shitjes për çdo monedhë nga Banka e Shqipërisë, BKT, Iliria '98 ose Adon, sipas burimit që zgjidhni. Përgjigja ruhet në cache në server dhe mban fetchedAt, prandaj klienti juaj mund ta mbajë snapshot-in e fundit dhe të punojë edhe pa internet.

Regjistrimi i klientëve tuaj (partnerë)#

Ofruesit e software-it mund t'i hapin vetë llogaritë e klientëve të tyre me grupin Regjistrimi i kompanive. Grupi është i mbyllur si parazgjedhje dhe hapet me kërkesë. Radha e hapave:

  1. POST /register: krijon kompaninë dhe kthen token-in e përdoruesit të parë dhe id-në e njësisë.
  2. POST /on-boarding/certificate: ngarkon certifikatën elektronike, pa të cilën asgjë nuk nënshkruhet.
  3. POST /on-boarding/branch/{id}: vendos businessUnitCode te njësia.
  4. POST /on-boarding/fiscal-device: regjistron TCR-në te tatimet dhe kthen kodin e saj. Kërkon certifikatën dhe kodin e njësisë. Vetëm për fatura cash.
  5. POST /on-boarding/user/{id}: vendos operatorCode dhe fiscalTcrCode te përdoruesi.
  6. POST /on-boarding/bank-account: llogaria bankare për faturat jo-cash dhe e-faturat.

Në fund klienti juaj lëshon fatura pa e hapur fature.al. Në sandbox, NIPT-i L62221018T te POST /register kalon në një rrjedhë prove që kthen një token të vërtetë pa krijuar kompani të re.

Raportet llogariten në server#

Raportet e bëjnë mbledhjen në bazën e të dhënave dhe kthejnë shifrën, në vend që ju të lexoni listën e faturave faqe pas faqeje:

Raporti Çfarë jep
GET /reports/sales-summary Shitjet për një periudhë
GET /reports/vat TVSH-ja e mbledhur, sipas normës
GET /reports/daily-trend Ecuria ditë pas dite, për grafik
GET /reports/top-clients, GET /reports/top-products Renditjet
GET /reports/by-operator, GET /reports/by-tcr Kush shiti dhe nga cila pajisje
GET /reports/cash-register, GET /reports/cash-register/closing Gjendja dhe mbyllja e arkës
GET /reports/reversals Faturat e anuluara
GET /reports/wtn Fletët shoqëruese

Arka fiskale#

Grupi i arkës fiskale hap dhe mbyll balancën, regjistron hyrje dhe dalje parash, dhe jep raportin e mbylljes. Një program arke merr kështu turnin, rakordimin e fundit të ditës dhe historikun e veprimeve.

GET /dashboard/summary kthen në një thirrje turnin e hapur, shitjet e sotme përballë atyre të djeshme, gjendjen e arkës dhe faturat e fundit. Përgjigja ruhet në cache për pak sekonda, prandaj përdoreni për ekranin kryesor, jo për rakordim.

Lëvizja e mallit#

Fleta shoqëruese (WTN) mbulon mallin që udhëton pa u shitur ende: nga magazina në dyqan, te doganat, në panair. Kërkohet nga ligji. Lëshohet me POST /invoice/wtn.

Kanale shitjeje të gatshme#

Nëse biznesi shet në Wolt, /api/partner/v1/wolt sjell porositë, i pranon, i refuzon dhe i fiskalizon. Kanali ka dokumentin e vet, te /docs/api/partner.

Nga ku të filloni#

Regjistrimi është falas.

Regjistrohu në fature.al