Shumë prej nesh jemi gjendur para faktit që na kërkohet kodi i operatorit por shumë pak informacion ka se ku mund të merret.
Çfarë është kodi i operatorit?
Një nga elementët e sigurisë për të lëshuar faturë nëpërmjet shërbimit të fiskalizimit është edhe kodi i operatorit. Kodi i operatorit është një kod unik i cili identifikon punonjësin e kompanisë që lëshon faturë në shërbimin e fiskalizimit.
Ku mund të merret?
Ky është një informacion që merret në platformën Qendrore Self-Care ku dhe duhet të regjistrohet punonjësi si operator.
Si fillim duhet që punonjësi të jetë i punësuar tek biznesi që po aksesoni Self-Care.
Hapat që duhet të ndiqen
- Hyni tek platforma Self-Care me të dhënat e biznesit tuaj.
- Pasi të jeni identifikuar, do të shikoni në menun lart Fiskalizim.
- Tek kjo menu zgjidhni menun Operatorët.
-
Nëse operatori që po kërkoni nuk gjendet tek lista, klikoni butonin djathtas-lart + Shto:
- Vendosni ID e kartës së identitetit të punonjësit.
- Klikoni ikonën e lupës në të djathtë të fushës ku vendoset ID e kartës.
- Pasi të shfaqen rezultatet, shkoni në fund të dritares së hapur dhe aty do jetë fusha për të plotësuar datën se nga cila datë do jetë e vlefshme.
- Zgjidhni datën nga data e nesërme sepse nuk lejohet të zgjidhet data e sotme.
- Klikoni butonin në fund të dritares Konfirmo.
- Tek lista ku shfaqen të gjithë operatorët, kliko operatorin që po kërkoni (apo sapo e krijuat) dhe do shfaqet kodi që po kërkojmë tek fusha Kodi i operatorit.
- Në fature.al tek detajet e Përdoruesit tek fusha Kodi i Operatorit do tju shfaqet lista me Operatorët që keni regjistruar në Platformën qendrore. Zgjidhni njërin prej tyre dhe ruani informacionin.
Kjo ishte procedura se si mund të merret kodi i operatorit. Mund të përsëritet edhe për operatorë të tjerë nëse keni.