Provoje falas për 7 ditë, pa pagesë paraprake +355 69 607 7276

Ndryshimet e fiskalizimit dhe të TVSH-së

Fiskalizimi ndryshon me ligje, me udhëzime dhe me ndërhyrje në platformën qendrore, dhe shpesh biznesi e merr vesh kur ndryshimi ka prekur tashmë faturat e tij. Këtu mbajmë shënim çfarë ndryshoi, kur ndryshoi dhe ku kontrollohet.

Shkruar nga një ofrues i certifikuar i fiskalizimit
Ndryshimet e fiskalizimit: ligji dhe udhëzimet, platforma CIS dhe skemat e saj, deklarata e TVSH-së dhe afatet

Çfarë mbulohet këtu

Fiskalizimi nuk është vetëm faturë elektronike. Është një sistem ku çdo faturë kalon te administrata tatimore në momentin që lëshohet, dhe rregullat që vendosin nëse një biznes mund të shesë a jo janë të shpërndara mes ligjit, udhëzimeve të nxjerra në zbatim të tij, skemave teknike të Sistemit Qendror të Informacionit dhe platformës ku regjistrohen pajisjet. Ne punojmë me të gjitha këto çdo ditë, ndaj shënimet këtu nisin kur ndryshimi prek fatura reale, jo kur njoftohet.

Asgjë këtu nuk zëvendëson këshillën për një rast konkret. Çdo shënim e ka burimin e vet, që pohimi të kontrollohet dhe të mos merret në besim.

Për gazetarë dhe studiues. Çdo gjë e botuar këtu mund të citohet, riprodhohet ose rishkruhet, me ose pa përmendjen e burimit. Nëse ju duhet detaji teknik pas një shënimi, ose doni të verifikoni diçka para se ta botoni, na shkruani te [email protected].

Sfondi i plotë i sistemit është te udhëzuesi i fiskalizimit, ndërsa versioni në anglisht i këtij seksioni, për lexuesin jashtë vendit, është te Albania fiscalisation updates.

Filloni sot

Faturimi në Shqipëri, i fiskalizuar që herën e parë.

Program i certifikuar për fatura me para në dorë, me transfertë, elektronike dhe fletëdërgesa, me API për sistemet që përdorni tashmë.