Provoje falas për 7 ditë, pa pagesë paraprake +355 69 607 7276
Inteligjenca artificiale

Pyesni biznesin tuaj dhe merrni pergjigjen ne sekonda.

Lidhni Claude, ChatGPT ose nje asistent tjeter AI me llogarine tuaj ne fature.al. Pyeteni per shitjet e muajit, per TVSH-ne e tremujorit ose per faturat qe nuk jane paguar, dhe pergjigjen e merrni menjehere, pa hapur asnje raport.

Vetem lexim Modul shtese
Faturat e biznesit lidhen me nje asistent AI qe kthen pergjigjen
E re ne Claude

fature.al tani ne katalogun e Claude. Shtohet me nje klikim.

Nese perdorni Claude, nuk keni me nevoje te kopjoni asnje adrese. Gjeni fature.al te lidhjet e Claude, klikoni Connect dhe aprovoni lidhjen me llogarine tuaj.

E disponueshme tani

fature.al per Claude

Lidhja jone ne katalogun e lidhjeve te Claude. Te njejtat rregulla si gjithmone: vetem lexim, me te drejtat e personit qe e aprovon lidhjen, dhe e shkeputni kur te doni.

claude.ai/directory

Pyetje qe merrni pergjigje pa e kerkuar ne program.

Asistenti lexon te dhenat tuaja ashtu si i ka fature.al, prandaj pergjigja vjen nga faturat e vertetuara, jo nga hamendesime.

Sa kam shitur kete muaj?

Totali neto, TVSH dhe bruto, i ndare sipas llojit te fatures dhe menyres se pageses, krahasuar me muajin e kaluar nese e kerkoni.

Sa TVSH kam per tremujorin?

TVSH e mbledhur sipas normes, me bazen e tatueshme pas secilës, plus qarkullimin e perjashtuar.

Cilat fatura te klientit X nuk jane paguar?

Lista e faturave me gjendjen e pageses dhe shumen qe mbetet, e gatshme per ta derguar si kujtese.

Cilat produkte shiten me shume?

Renditja sipas xhiros ose sipas sasise, per cdo periudhe qe zgjidhni.

Kush jane klientet e mi me te medhenj?

Xhiroja per klient dhe sa fatura i jane leshuar, qe ta shihni sa varet biznesi nga pak emra.

Sa fatura jane anuluar dhe nga kush?

Faturat e anuluara te periudhes, me vleren dhe personin qe i anuloi.

Lidhja behet nje here, per dy minuta.

  1. 01

    Gjeni fature.al

    Ne Claude hapni katalogun e lidhjeve dhe kerkoni fature.al. Ne ChatGPT, Cursor ose nje aplikacion tjeter, shtoni nje lidhje te re me adresen qe gjeni te Lidhja me AI ne fature.al.

  2. 02

    Hyni dhe aprovoni

    Aplikacioni ju sjell ne fature.al. Hyni ne llogari dhe aprovoni lidhjen.

  3. 03

    Pyesni

    Kthehuni te aplikacioni dhe filloni te pyesni. Lidhjen e shkeputni kur te doni, me nje klikim.

Ne Claude, nga katalogu

fature.al eshte ne katalogun e lidhjeve te Claude. E shtoni me nje klikim, pa kopjuar asnje adrese.

Ne ChatGPT, Cursor dhe te tjere, me adrese

Nuk instaloni asgje: adresa e lidhjes eshte gjithcka qe i duhet aplikacionit tuaj AI.

Asistenti lexon. Nuk prek asnje fature.

Fatura fiskale eshte dokument ligjor qe shkon te tatimet dhe nuk kthehet pas ne heshtje. Prandaj lidhja me AI eshte vetem lexim, me qellim.

Nuk krijon, nuk ndryshon, nuk anulon

Asistenti nuk ka asnje menyre te leshoje fature, te ndryshoje nje shifer apo te anuloje dicka. Edhe nese i kerkohet, thjesht nuk e ka mundesine.

Sheh vetem sa sheh perdoruesi

Lidhja mban te drejtat e personit qe e aprovoi. Nese nje perdorues nuk i sheh blerjet, nuk i sheh as asistenti i tij.

Cdo kerkese mbetet e shenuar

Ne llogari shihni cdo pyetje qe asistenti i ka bere biznesit tuaj, me daten dhe rezultatin. Administratori vendos gjithashtu cili perdorues mund te lidhe nje AI.

Provojeni me te dhenat tuaja.

Lidhja me AI eshte modul shtese mbi abonimin tuaj. Na kontaktoni dhe jua aktivizojme.