Provoje falas për 7 ditë, pa pagesë paraprake +355 69 607 7276
Partneritet

Bëhu rishitës i fature.al dhe fito komision për çdo klient.

Konsulent, kontabilist, ose agjenci dixhitale? Rekomando programin e fiskalizimit që biznesi shqiptar po kërkon, dhe fito komision të rregullt nga çdo abonim.

Komision i rregullt · pa kosto fillestare
Partnerët tanë janë Studio kontabiliteti / Konsulentë biznesi / Agjenci dixhitale / Shitës pajisjesh fiskale / Zhvillues software-i
Pse të bëhesh partner

Komision i rregullt, pa kosto, pa rrezik.

Programi i partneritetit fature.al ju jep gjithçka që ju nevojitet për të rekomanduar dhe shitur me sukses. Ne kujdesemi për produktin dhe suportin.

Komision i rregullt

Fito komision për çdo klient që rekomandoni, jo vetëm në shitjen e parë por për çdo rinovim vjetor. Pagesa kryhet drejtpërdrejt në llogarinë tuaj bankare.

Më shumë detaje

Suport i dedikuar

Menaxher i caktuar partneriteti që ju ndihmon në çdo hap.

Materiale marketingu

Brochura, prezantime dhe demo të gatshme për t'i ndarë me klientët.

Trajnim falas

Onboarding fillestar dhe sesione periodike për produktin.

Llogari demo

Llogari demo e dedikuar për t'i treguar klientit secilën veçori të produktit para regjistrimit. Pa limit kohor.

Reporting transparent

Panel partneri me të dhënat e regjistrimeve të rekomanduara, statusin e pagesave, dhe historikun e komisioneve. Gjithçka në kohë reale.

Si funksionon

Tre hapa, nga aplikimi tek komisioni i parë.

  1. 01

    Apliko si partner

    Na shkruani në [email protected] me të dhënat e biznesit tuaj dhe një përshkrim të shkurtër të aktivitetit. Përgjigjemi brenda 2 ditësh pune.

  2. 02

    Nënshkruajmë marrëveshjen

    Fiksojmë kushtet e bashkëpunimit, lëshojmë linkun tuaj të referimit, dhe ju marrim në onboarding. Ju njihni produktin, ne njohim biznesin tuaj. Zakonisht zgjat 3 deri 5 ditë.

  3. 03

    Rekomando dhe fito

    Çdo klient që regjistrohet përmes linkut tuaj numërohet automatikisht. Komisioni paguhet çdo muaj në llogarinë tuaj bankare, me raport të detajuar.

Apliko tani
Për kë është

Programi i partneritetit përshtatet për disa profile biznesi.

Nëse keni qasje në biznese që duhet të lëshojnë fatura të fiskalizuara, fature.al është rekomandimi i duhur për klientët tuaj.

Studio kontabiliteti

Rekomandoni një program që ju thjeshton edhe punën tuaj.

Konsulentë biznesi

Klientët tuaj kanë nevojë për fiskalizim. Ju keni zgjidhjen.

Agjenci dixhitale

Shtoni një shërbim me marzh të lartë në portofolin tuaj.

Zhvillues software-i

Integroni fature.al në sistemet e klientëve tuaj përmes API.

Pyetje & përgjigje

Çfarë duhet të dini para se të aplikoni.

Cili është komisioni për partnerët?
A duhet të paguaj diçka për të filluar?
Sa zgjat procesi i miratimit?
Si paguhet komisioni?
A mund të rekomandoj klientë jashtë Shqipërisë?
A ka kufizim numri klientësh?
A mund të jem partner edhe pa qenë biznes?
Filloni sot

Gati për t'u bërë partner i fature.al?

Na dërgo një email me të dhënat e biznesit tuaj dhe ne kthejmë përgjigje brenda 2 ditësh pune. Pa pagesë fillestare, pa angazhime afatgjata.