1. Pranimi i termave
Duke përdorur këtë faqe interneti ju tregoni miratimin tuaj dhe pranimin e këtyre termave. Nëse ju nuk i pranoni këto kushte, mos e përdorni këtë faqe ose materialet e shkarkuara prej kësaj faqeje.
2. Faqja e internetit dhe përdorimi i saj
Faqja e Internetit e Fature.al është në pronësi dhe ofrohet nga Fature.al nga zyrat e saj në Tiranë, Shqipëri. Ju lutem mos ngurroni të shfletoni faqen tonë. Përdorimi i saj është subjekt i termave të mëposhtme dhe i të gjitha ligjeve në fuqi.
3. Kufizime në përdorim
Kur përdorni faqen, duhet të respektoni rregullat e mëposhtme:
- Ju duhet të përdorni faqen e internetit vetëm për qëllime të ligjshme.
- Ju nuk duhet të transmetoni përmes faqes informacione ose materiale që shkel apo cënon, në çdo mënyrë, të drejtat e të tjerëve, apo që është i paligjshëm, kërcënues, abuziv, shpifës, thyes i privatësisë apo i të drejtave të publicitetit, vulgar, i pahijëshëm, ngacmues, ose i pakëndshëm.
- Ju nuk do të transmetoni nëpërmjet faqes informacione ose materiale të cilat nxisin sjellje që do të përbëjnë një vepër penale, që sjell përgjegjësi ose shkel ndonjë ligj ose vendim administrativ.
Çdo sjellje nga ju që në mendim të Fature.al, kufizon ose pengon përdorues të tjerë nga përdorimi apo shijimi i faqes së internetit, nuk do të lejohet.
4. Përdorimi tregtar dhe llogaria PRO
Ju nuk mund të përdorni shërbimin apo çdo material të dalë nga Fature.al për arsye përfitimi apo integrimi në sisteme, përsa kohë ju nuk keni paguar ose llogaria juaj nuk është në statusin PRO (me pagesë). Përjashtohen vetëm rastet kur ka, ose arrihet, një marrëveshje midis palëve.
5. Pronësia intelektuale
Faqja e Internetit përmban informacione dhe materiale, duke përfshirë, por pa u kufizuar në tekst, fotografi dhe grafika, të cilat janë nxjerrë në tërësi ose në pjesë nga informacioni dhe materialet e Fature.al, si dhe burime të tjera. Ato janë të mbrojtura nga Ligji Nr. 9380, datë 28.04.2005 "Për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Tjera të Lidhura me të".
Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ribotohen, modifikohen, ngarkohen, dërgohen, transmetohen ose shpërndahen në ndonjë mënyrë duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe video, si dhe çdo program (duke përfshirë pamje ose fotografi të inkorporuara në ose gjeneruar me programim), përveç që ju mund të shkarkoni një kopje të materialeve në ndonjë kompjuter vetëm për nevojat tuaja personale, përdorim jo-komercial, me kusht që ju të mbani të paprekur të drejtën e autorit.
6. Ndryshime dhe rishikime
Fature.al rezervon të drejtën, në dijeninë e saj të vetme, për të rishikuar këto kushte në çdo kohë dhe të saktësojë ndonjë gabim ose mangësi në çdo pjesë të faqes së internetit. Materialet mund të ndryshojnë nga ne, modifikohen, shtohen apo hiqen, dhe përditësohen pa njoftim në çdo kohë.
7. Marrëveshja midis palëve
Këto kushte përbëjnë marrëveshjen mes Fature.al dhe jush në lidhje me përdorimin e faqes tonë të internetit.