Ne fature.al mund te menaxhoni magazinen e biznesit tuaj duke mbajtur informacion per hyrje/daljet, shitjet dhe gjendjen e magazines ne kohe reale.
Ne kete artikull do shpjegojme se si mund te perdorni Magazinen ne fature.al
Krijimi i magazines
Per te shtuar nje magazine shkojme tek Menu Magazina > Shto Magazine
Plotesoni emertimin e magazines (eshte ne zgjedhje te lire), zgjidhni njesine e biznesit te ciles ben pjese dhe adresen fizike te magazines. Me pas ruani informacionin.
Shtimi i Artikujve ne Magazine.
Per kete ju duhet ti shtoni apo importoni artikujt qe do shisni ne menune Artikuj > Shto Artikull ose Importo Artikuj.
Hyrje ne Magazine
Per te bere hyrje ne magazine, shkoni tek menu Magazina > Hyrje ne Magazine > Flete hyrje te re
Ketu do mund te zgjidhni Furnitorin(informacion qe duhet ta ruani me perpara tek Kliente > Shto Klient dhe ky do interpretohet si furnitor tek magazina) me pas zgjidhni Magazinen.
Tani mund te shtoni artikujt e flete hyrjes dhe cmimet perkatese.
Gjithashtu ju mund te shenoni nese e keni paguar faturen e kesaj flete-hyrje. Informacion i cili nuk ndikon ne program por mund ta perdorni si shenjues qe keni flete-hyrje te pa paguar.
Me pas mund te ruani informacionin dhe do shikoni reflektimin e gjendjes tek raporti i gjendjes se magazines ne menu Magazina > Gjendja e Magazines
Dalje nga Magazine
Per te bere dalje nga magazine, shkoni tek menu Magazina > Dalje nga Magazine > Flete hyrje te re
Ketu do mund te zgjidhni Klientin(informacion qe duhet ta ruani me perpara tek Kliente > Shto Klient) me pas zgjidhni Magazinen.
Tani mund te shtoni artikujt e flete daljes dhe cmimet perkatese.
Gjithashtu ju mund te shenoni nese e keni paguar faturen e kesaj flete-dalje. Informacion i cili nuk ndikon ne program por mund ta perdorni si shenjues qe keni flete-dalje te pa paguar.
Me pas mund te ruani informacionin dhe do shikoni reflektimin e gjendjes tek raporti i gjendjes se magazines ne menu Magazina > Gjendja e Magazines
Gjithashtu, nese ju perdorni magazinen, programi per cdo shitje qe do beni, nese zgjidhni magazine kur leshoni fature, do te beje dalje nga magazina ne menyre automatike e cila do te lidhet me faturen e leshuar.