Provoje falas për 7 ditë Rregjistrohu tani 👉

Ju nevojitet ndihmë për të filluar? na shkruani në: email

Duke Lexuar:
Si të lëshoj faturë me para në dorë?

Si të lëshoj faturë me para në dorë?

06 Apr

Si të lëshoj faturë me para në dorë?

Në fature.al ju mund të lëshoni fatura me para në dorë shumë thjeshtë.

Pasi të keni plotësuar të dhenat e profilit te kompanise (Çertifikate elektronike, kodin e biznesit, kodin e operatorit, llogarine bankare) do ju duhet qe gjithashtu te rregjistroni dhe nje pajisje fiskale.

Per te rregjistruar pasjisjen fiskale, navigoni ne Konfigurime > Pajisje elektronike faturimi (Arka) ose kliko ketu. Shtoni nje pajisje te re, informacioni i nevojshem qe ju mund te vendosni eshte:
- Emertimi i arkes
- Njesi biznesi
- Data nga e cila do jete aktive
- Data deri kur do jete aktive (mund te mos plotesohet dhe nuk ka afat)

Pasi te ruhet Arka, mund te shkoni tek Perdoruesit (ose kliko ketu)dhe mund tia caktoni perdoruesve.

Kujdes: Vetem keto perdorues qe kane te caktuar nje arke mund te leshojne fatura me para ne dore ose fatura cash ose pagesa me para ne dore.

Hapi i fundit eshte shtimi i Klientit. Per te shtuar nje Klient navigoni nga menu Klientët (ose kliko ketu) dhe ketu mund te shtoni klientin. Nese klienti qe ju do leshoni fature eshte klient rastesor (ne i quajme klient rastesor ato klient qe do perdoren per faturen me para ne dore qe nuk e kane te domosdoshme qe tju rregjistrosh te dhenat e tyre, deri ne momentin qe ju kerkohet ose nese klienti eshte kompani me nipt.)
Pra, klienti i pare mund ta shenosh me emrin: Klient rastesor. Kujdes: tek faqja ku do shtosh klientin, zgjidh tipin Individ. Ploteso dhe te dhenat te tjera qe kane shenjen .

Me pas shkoni do te shenoni qe klienti qe shtuat (Klienti Rastesor) te trajtohet si i tille: Klikoni ketu ), zgjidhni klientin si Klient rastesor dhe ruani informacionin.

Tani jeni gati te leshoni nje fature para ne dore. Aksesoni faqen nga menu Fatura > Fature me para ne dore (ose kliko ketu) dhe plotesoni faturen. 

Kujdes: Cdo fillim dite kur te leshoni fature do ju duhet qe te raportoni gjendjen e arkes. Mos u shqetesoni, sa here qe te keni per te hapur arken, sistemi do ju ridrejtoje atje dhe thjeshte do ruani informacionin.

Pasi te keni plotesuar fushat e fatures, klikoni butonin Ruaj Fature.

Kaq ishte, do ju shfaqet fatura per ta printuar. Nese vereni se keni plotesuar ndonje te dhene gabim apo nese fatura nuk eshte ne rregull, mund ta korrigjoni dhe te leshoni te re. Per ta korrigjuar mund te referoheni ketu

Per cdo pyetje tjeter, mund te na shkruani ne chat.


Gjithashtu mund ti hidhni nje sy dhe videos se meposhtme:


graphical divider

Provo Programin tonë 7 ditë falas

Rregjistrohu 👉
S'ka nevojë për pagesë paraprake për 7 ditët e para.
fatura