Provoje falas për 7 ditë, pa pagesë paraprake +355 69 607 7276

Si automatizuam rakordimin bankar ne fature.al

Ngarkoni një herë ekstraktin nga banka. fature.al lidh automatikisht transferimet me faturat tuaja dhe shenon ato të paguara. Mbështetet BKT, XLSX e PDF.

16 May 2026 Hap si dokument për AI
Pyet AI

Ekstrakti bankar ne fature.al: si t'i mbyllni faturat pa i kontrolluar një nga një

Ngarko një herë ekstraktin që banka ju jep, dhe pjesën tjetër e bëjmë ne: lidhim çdo veprim me faturën përkatëse, përditësojmë gjendjen, dhe shenojmë ato që janë paguar.

Çdo fund muaji ndodh e njëjta gjë. Dikush hap PDF-në ose Excel-in që banka i përcjell, dhe nis të krahasojë rresht pas rreshti. Kjo shumë duket si e faturës 048. Po kjo tjetra? Ndoshta nga klienti që pagoi me vonë. Hap faturën, shënoje të paguar, shko te tjetra. Një orë. Dy orë. Tre. Pastaj prapë muajin tjetër.

Nuk është punë që do duhet të bëjë dikush në vitin 2026. Prandaj e ndërtuam këtë modul.


Si funksionon

Shkoni te Menaxhim banke → Importo ekstrakt. Tërhiqni skedarin që jeni shkarkuar nga internet banking (XLSX ose PDF), zgjidhni llogarinë bankare, dhe shtypni «Ngarko». Këtu mbaron pjesa juaj.

Ne ruajmë skedarin ashtu siç ka ardhur (për kontrolle të mëvonshme), nxjerrim çdo rresht (data, shuma, përshkrimi, IBAN-i i palës tjetër, referencat), dhe nisim algoritmin që lidh veprimet me faturat tuaja.


Lidhja nuk është vetëm mbi shumën

Po të krahasonim vetëm shumat, do gabonim shpesh. Dy fatura me 5,000 lekë, në të njëjtin muaj, është rast i zakonshëm. Prandaj algoritmi sheh disa sinjale në të njëjtën kohë:

  • Kodi EIC i faturës elektronike në përshkrimin e transfertës. Nëse klienti e ka shkruar ne ekstrakt, lidhja është 100%.
  • IBAN-i i palës tjetër → klienti i juaj → faturat e tij të pa paguara. Nëse klientin e keni në kartelat, ne e gjejmë dhe e çojmë pagesën te fatura e duhur.
  • Numri i faturës në përshkrim (lloj «FT-2025-048», «Fatura 048/2025»). I lexojmë në disa forma të ndryshme.
  • NIPT-i në përshkrim. Kemi mbledhur formatet e shkrimit që bankat përdorin («NIPT L62...T», vetëm kodi pa parashtesë, me hapësira ndarje, etj).
  • Shënimet në faturë. Nëse kur keni nisur transfertën në banker keni vendosur një referencë të lirë, dhe atë referencë e keni edhe te shënimet e faturës, ne e gjejmë.
  • Logjika e datave. Një pagesë e dalë më parë se data e faturës në hyrje s'ka kuptim të lidhet. Për blerjet jemi më të zgjeruar, sepse data e faturës së furnitorit dhe data kur paguani shpesh nuk përputhen.

Ku është mëdyshje (dy fatura të mundshme, ose përputhje vetëm me shumën), nuk e mbyllim me forcë. E shenojmë veprimin si «Për rishikim» me besimin përkatës, dhe ju vendosni me një klikim.


Çfarë ndryshon pasi mbaron importi

Faturat që janë lidhur shfaqen të paguara pa bërë asgjë tjetër. Gjendja e bankës përditësohet në widget-in që ndodhet në dashboard. Komisionet bankare (KOMISION, MBAJTJE LLOGARIE, TARIFE) ndahen automatikisht nga shitjet, kështu raporti i Hyrje/Dalje mbetet i pastruar.

Veprimet që nuk janë lidhur, mund t'i trajtoni me një klikim:

  • Lidhini vetë me një faturë specifike (zgjedhësi hapet në modal me filtra, mund të kërkoni me numer fature ose me klient).
  • Krijoni faturë blerjeje drejtpërdrejt nga ai veprim. Këto janë rastet kur furnitori nuk dergon faturë elektronike por pagesa është kryer.
  • Injoroni veprimin (transferta personale, lëvizje midis llogarive tuaja, etj).

Nëse për ndonjë arsye ngarkoni të njëjtin skedar dy herë, asgjë e keqe nuk ndodh. Veprimet e njëjta i njohim me hash dhe i kapërcejmë.


Cila bankë mbështetet sot

Për momentin punon plotësisht me BKT, në formatët XLSX dhe PDF që ekstraktohen nga internet banking-u i tyre. Po punojmë mbi Raiffeisen, Credins dhe Intesa. Nëse përdorni njërën nga këto dhe doni të jeni në lista të parët, na shkruani me një ekstrakt-shembull (anonimizoni nëse është e nevojshme) dhe e fusim me prioritet.


Sa kushton dhe si të aktivizoni

Ekstraktet bankare janë modul me pagesë. Arsyeja është e drejtpedrejtë: parser-at e ekstrakteve kërkojnë punë të vazhdueshme (bankat ndryshojnë format pa lajmëruar), kontrolli i lidhjes nuk është temë që mbahet dot e injoruar, dhe ruajtja e skedarëve origjinalë ka kostot e veta. Por nëse sot ju merr disa orë në muaj të bëni punë që tani bëhet nga vetja, llogaria del lehte.

Për ta aktivizuar, na shkruani te [email protected] ose drejtpërdrejt në chat, dhe e hapim për llogarinë tuaj brenda ditës.


Ekipi i fature.al

Keni pyetje? Shkruani në [email protected].