Kam per te leshuar nje fature, por nuk di çfare fature te leshoj.
Si fillim, duhet qe te percaktoni se kush eshte marresi i fatures, klienti. Po i marrim me rradhe.
Kur leshoni fature kundrejt:
1. Kompani shqiptare
lloji i fatures: fature elektronike, fature me para ne dore
Ne rastet kur duhet te leshoni fature kundrejt nje kompanie shqiptare, kjo lloj fature duhet me patjeter te jete fature elektronike (detyrim ligjor), pervec rastit kur fatura eshte paguar me para ne dore ne momentin qe jepet sherbimi/malli.
Fature elektronike eshte fature normale si gjithe te tjerat, por ne kete rast fatura dergohet sipas standartit UBL te BE. Eshte standart i leshimit te faturave ndermjet bizneseve. Ne kete rast Klienti e merr faturen ne menyre elektronike nga sherbimi i fiskalizimit. Mund ti leshohet vetem bizneseve te rregjistruara ne Shqiperi.
Per te leshuar nje fature elektronike, ne fature.al eshte shume e thjeshte. Pasi te keni hapur llogarine tuaj, ne menu Fature Elektronike > Fature e re do ju shfaqet forma e faturimit. Fatura eshte e thjeshtuar ne menyre qe te dergoni ne fiskalizim fushat e nevojshme dhe te mjaftushme qe nje fature te quhet e sakte.
Nese keni udhezime specifike se si duhet ta leshoni faturen nga Klienti, mund te zgjidhni opsionet qe jepen dhe ti ndryshoni sipas nevojes. Nese jo, atehere mund te plotesoni vetem fushat qe jane te pa plotesuara, te tjerat jane standarte dhe nuk ka nevoje ti ndryshoni.
Per te plotesuar faturen, duhet qe te keni shtuar Klientin si fillim. Zgjidhni Llogarine Bankare ne te cilen prisni te behet pagesa, me pas plotesoni afatin e pageses. Afati i pageses varet nga mardhenia qe keni me klientin, zakonisht eshte 1 jave (+7dite) nga data e fatures. Ne rastet kur kjo fature eshte ne monedhe te huaj, zgjidhni opsionin Monedhe e Huaj dhe pasi te keni zgjedhur monedhen, plotesoni kursin.
Artikujt e fatures nuk ka nevoje te jene te ruajtura paraprakisht(nese deshironi mund ti shtoni) pasi ato do te ruhen ne momentin qe leshoni fature. Pasi te keni plotesuar te gjithe artikujt e fatures, mund te ruani faturen. Nese keni bere ndonje plotesim gabim qe nuk e pranon sherbimi i fiskalizimit, do te njoftoheni me nje mesazh te kuq ne ekran. Fatura nuk do te ruhet deri ne momentin qe sherbimi i fiskalizimit e pranon ate, pra nuk nxjerr mesazh gabimi. Shumica e mesazheve jane te pershtatura, por ka nga ato qe nuk jane pershtatur pershkak te sherbimit te fiskalizimit.
2. Kompani e huaj (subjekt apo individ)
lloji i fatures: fature pa para ne doreKy eshte rasti kur ju duhet te leshoni fature vete-faturim, rasti kur ju shisni sherbime jashte (freelance apo te tjera). Pjesa tjeter e leshimit te fatures nuk ndryshon, por do kete me pak element per te plotesuar ne krahasim me faturen elektronike
3. Individi Shqiptar
lloji i fatures: fature pa para ne dore ose fature me para ne dore
Lloji i fatures ne keto raste percaktohet nga menyra se si do behet pagesa, ne rastet kur pagesen e merr ne momentin e shitjes se mallit/sherbimit, fatura duhet te jete me para ne dore. Ne rastet kur fatura do te paguhet me banke, fatura duhet te jete pa para ne dore.
Kam per te leshuar keto lloj faturash:
1. Faturat e qerase
lloji i fatures: fature pa para ne dore
Ne rastet ku subjekti juaj ka zyra me qera dhe qiradhenesi nuk eshte biznes (nuk mund te leshoje fature), atehere ju duhet te pergadisni faturen ne vend te shitesit. Pra, ju jeni klienti. Fiskalizimi e ka parashikuar kete rast duke zgjedhur llojin e vet-faturimit. Per me shume lexoni ketu: vete-faturim. Pjesa tjeter e leshimit te fatures nuk ndryshon, por do kete me pak element per te plotesuar ne krahasim me faturen elektronike
2. Fatura e shitjes se mallit/sherbimit kur pagesa behet ne ate moment
lloji i fatures: fature me para ne dore
Ne rastet kur ju shisni sherbim/mall dhe parat i merrni po ne kete moment, atehere fatura duhet te jete fature me para ne dore. Ne fature.al kjo fature nuk kerkon shume informacion, pervec rastet kur ju rregjistroni klientin. Ne rastet tjera ju mund te zgjidhni Klientin Rastesor (do te jete i zgjedhur paraprakisht).