Provoje falas për 7 ditë, pa pagesë paraprake +355 69 607 7276

Fatura Elektronike

Dokumenti dixhital që vërteton referencën kohore dhe nënshkrimin elektronik të lëshuesit për blerësin, sipas standardit europian.

Publikuar më 23 shtator

Çfarë është fatura elektronike

Fatura elektronike është në format dixhital që vërteton referencën kohore dhe nënshkrimin dixhital të leshuesit te fatures në format elektronik per bleresin, i cili mund të ruhet në formatin original. Dokumentet janë sipas standardit të Bashkimit Europian në shoqërim të Direktivës 2014/55 të BE, datë 16 prill 2014 “Mbi faturimin elektronik në prokurimin publik”.

Fatura elektronike konsiderohet si një dokument origjinal i vlefshëm vetëm nëse është në përputhje me specifikimet e përcaktuara nga legjislacioni i vendit nga i cili është lëshuar.

Formati

Në shumë raste, formati në të cilin duhet të gjenerohet dokumenti elektronik është përcaktuar dhe standartizuar tashmë, pasi XML është gjuha më e përdorur.

Fatura elektonike, ndertohet sipas standarteve European standard EN 16931 qe mbeshtetet ne ate ndekombetar ISO/IEC 19845:2015 (UBL 2.1). Ky standard permban te gjitha te dhenat e nevojshme midis entiteteve te ndryshem ekonomik per rregjistrimin dhe pranimin e faturave.

Keni pyetje? Shkruani në [email protected].