Provoje falas për 7 ditë, pa pagesë paraprake +355 69 607 7276

Menaxhim banke

Sillni ekstraktin bankar brenda fature.al. Lëvizjet barazohen vetvetiu me faturat tuaja, kategorizohen sipas llojit dhe gjendja e llogarisë qëndron gjithnjë e përditësuar.

Modul shtesë

Çfarë është menaxhimi i bankës

Menaxhimi i bankës e sjell ekstraktin tuaj bankar brenda fature.al dhe e barazon automatikisht me faturat. Ngarkoni skedarin që shkarkoni nga banka dhe sistemi i lexon lëvizjet, i lidh me faturat përkatëse dhe ju jep gjendjen e llogarisë në një vend të vetëm. Është modul shtesë për bizneset që duan ta mbyllin arkën me bankën pa punë manuale.

Importi i ekstraktit

Ngarkoni ekstraktin ashtu si e shkarkoni nga banka. Sistemi njeh formatet e BKT (Excel dhe PDF), Credins (PDF) dhe OTP (PDF), dhe po shtojmë banka të tjera. Çdo skedar merr një gjurmë të vetën, kështu që i njëjti ekstrakt nuk importohet dy herë dhe asnjë lëvizje nuk numërohet dyfish. IBAN-i dhe monedha verifikohen para se rreshtat të ruhen.

Barazimi me faturat

Sapo importohet ekstrakti, sistemi kërkon në përshkrimin e çdo lëvizjeje numrat e faturave dhe kodin EIC të faturës elektronike, edhe kur banka i ka ndarë me hapësira ose i ka prerë në mes të rreshtit. Lëvizjet lidhen vetvetiu me faturën përkatëse, kështu që e shihni menjëherë çfarë është paguar dhe çfarë ka mbetur. Kur diçka nuk lidhet vetë, e lidhni ju me dorë me pak klikime.

Veprimet mbi lëvizjet

Çdo rresht mund ta lidhni me një faturë, ta shkëputni, ta shpërfillni ose ta riktheni. Nga një lëvizje daljeje mund të krijoni direkt një faturë blerjeje. Lëvizjet kategorizohen sipas llojit, si transferta, blerje, shërbime, paga, komisione dhe taksa, që raportet të dalin të pastra.

Gjendja dhe pasqyra

Një panel i dedikuar tregon gjendjen e llogarisë, hyrjet dhe daljet, me grafik dhe tregues kryesorë. Raporti sipas llojit të lëvizjes ju tregon ku po shkojnë paratë, ndërsa komisionet bankare ndiqen veçmas.

Çmimi

Menaxhimi i bankës është modul shtesë që aktivizohet sipas abonimit tuaj. Na kontaktoni për ta shtuar te paketa juaj.

Keni pyetje? Shkruani në [email protected].