Provoje falas për 7 ditë Rregjistrohu tani 👉

Ju nevojitet ndihmë për të filluar? na shkruani në: email

Duke Lexuar:
Platforma e faturave elektronike

Platforma e faturave elektronike

26 Mar

Platforma qendrore e faturave

Platforma qendrore e faturave është një platforme e veçantë, për nevoja të zbatimit të këtij ligji, në të cilin, çdo tatimpagues që lëshon fatura regjistron informacionin e kërkuar në përputhje me këtë ligj, shqyrton të gjitha faturat e fiskalizuara në të cilat paraqitet si blerës ose si shitës, paraqet ose shikon të gjitha pagesat e regjistruara të faturave elektronike.

Disa nga tatimpaguesit që lëshojnë fatura në përputhje me këtë ligj, mund të përpilojnë fatura, të kryejnë procedurat e fiskalizimit dhe të lëshojnë faturën ose faturën elektronike dhe të dërgojnë dhe të pranojnë faturën elektronike drejtpërdrejt në këtë platforme.

Çdo tatimpagues që lëshon fatura, shikon dhe mund te shqyrtoje të dhënat, në librin e shitjes dhe të blerjes, nëpërmjet llogarisë personale të krijuar në kuadër të sistemit elektronik të administratës tatimore;

Ndërfaqja mundëson ose menaxhon shkëmbimin e faturave elektronike në përputhje me këtë ligj.

Fature.al është program i çertifikuar për të lëshuar fatura të fiskalizuara në përputhje me ligjin në fuqi. 

Ju mund të rregjistroheni dhe të provoni nëse i'u përshtatet nevojave të biznesit tuaj gjatë periudhës së provës. 

Nëse keni ndonjë pyetje, mos hezitoni të na shkruani në chat ose në email [email protected] dhe do ju përgjigjemi.

graphical divider

Provo Programin tonë 7 ditë falas

Rregjistrohu 👉
S'ka nevojë për pagesë paraprake për 7 ditët e para.
fatura