Vendi i ushtrimit të veprimtarisë konsiderohet:
- çdo vend i mbyllur ose i hapur dhe çdo pajisje vetëshërbimi (automat), e cila shfrytëzohet për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit të mallrave apo ofrimit të shërbimeve;
- një ose më shumë ambiente të një vendndodhje biznesi, në të cilën i njëjti tatimpagues që duhet të lëshojë faturë në përputhje me këtë ligj, ushtron veprimtari të ndryshme, të cilat i deklaron sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi dhe që për qëllime të zbatimit të procedurës së fiskalizimit, mund të konsiderohen vende të veçanta të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit;
- çdo vend të cilin tatimpaguesi e përdor për ushtrimin e përkohshëm të një veprimtarie, ose e përdor herë pas here me qëllim të organizimit të panaireve, apo aktiviteteve dhe veprimtarive të tjera të ngjashme;
- çdo vend i biznesit për aktivitete të kryera në terren ose në vendndodhjen e klientit, nëse pagesa për shërbimet e kryera apo mallrat e dorëzuara bëhet me para në dorë drejtpërdrejt në vendin ku janë dorëzuar mallrat apo kryer shërbimet edhe nëse vendi i përhershëm i biznesit të atij tatimpaguesi vazhdon të operojë gjatë asaj pune në terren;
- çdo mjet i lëvizshëm i biznesit, që shërben për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit të mallrave dhe ofrimin e shërbimeve;
- vendi i regjistruar i veprimtarisë së tatimpaguesit nëse aktiviteti lidhet ekskluzivisht me shërbimet elektronike dhe në të gjitha rastet kur natyra e veprimtarisë ekonomike nuk kërkon një hapësirë veprimtarie specifike dhe të ndarë;
- për qëllim të monitorimit të lëvizjes së mallrave për të cilat është lëshuar fatura shoqëruese, sipas pikës "c" të këtij neni, do të konsiderohet si vendndodhje e biznesit çdo dyqan apo vend ku mallrat janë magazinuar dhe merren për transport.
Keni pyetje? Shkruani në [email protected].