Për shembull, një pagesë me kartë në POS trajtohet si pagesë me para në dorë për qëllimet e ligjit të fiskalizimit. Ndërsa një transfertë bankare është pagesë pa para në dorë, edhe nëse kryhet menjëherë. Ky dallim ju ndihmon të zgjidhni faturën e duhur që në fillim.
Çfarë është fatura me para në dorë?
Fatura me para në dorë përdoret kur pagesa për mallin ose shërbimin kryhet me kartëmonedha, monedha ose mjete të tjera që ligji i fiskalizimit i përfshin në këtë kategori: karta debiti, karta krediti dhe çeqe.
Kjo është fatura që hasim zakonisht në markete, dyqane, bare, restorante dhe biznese të tjera ku klienti paguan në arkë.
Megjithatë, “faturë me para në dorë” nuk do të thotë gjithmonë se në arkë hyjnë para fizike. Nëse klienti paguan me kartë, mënyra e pagesës duhet të regjistrohet si e tillë, që arkëtimet me kartë të dallohen nga kartëmonedhat dhe monedhat. Lexoni edhe POS-i bankar dhe fiskalizimi.
Çfarë është fatura pa para në dorë?
Fatura pa para në dorë përdoret për pagesat që kryhen nëpërmjet bankës, institucioneve të licencuara të parasë elektronike ose mënyrave të tjera që nuk klasifikohen si pagesa me para në dorë.
Një shembull i zakonshëm është fatura për një shërbim që klienti e paguan me transfertë bankare. Pagesa mund të bëhet po atë ditë ose më vonë, sipas afatit që keni rënë dakord.
Pra, një faturë nuk bëhet automatikisht “pa para në dorë” vetëm sepse klienti nuk e paguan në moment. Duhet të përcaktoni edhe mënyrën se si do të shlyhet ajo.
Si ta zgjidhni faturën e duhur?
| Situata | Lloji i faturës |
|---|---|
| Klienti paguan me kartëmonedha ose monedha | Faturë me para në dorë |
| Klienti paguan me kartë debiti ose krediti në POS | Faturë me para në dorë |
| Klienti paguan me transfertë bankare | Faturë pa para në dorë |
| Një biznes shqiptar ju paguan përmes bankës | Faturë elektronike për transaksionin pa para në dorë |
Klasifikimi i pagesës dhe detyrimi për faturë elektronike përcaktohen nga rregullat e fiskalizimit. Për këtë arsye, përpara faturimit kontrolloni si mënyrën e pagesës, ashtu edhe nëse klienti është individ apo biznes. Për të gjitha rastet, lexoni Çfarë fature duhet të lëshoj?
Cili është kufiri për pagesat me para fizike?
Shumë tekste të vjetra përmendin kufirin prej 150,000 lekësh ndërmjet bizneseve, por kjo shifër është ndryshuar. Sipas ndryshimit ligjor të publikuar nga Administrata Tatimore, transaksionet ndërmjet tatimpaguesve nuk mund të kryhen me para në dorë kur vlera e tyre është më e madhe se 100,000 lekë. Më shumë për kufirin e ri, te Fatura me para në dorë.
Mos e ngatërroni këtë kufizim për pagesat me para fizike me klasifikimin e kartave në kategorinë “me para në dorë” për fiskalizimin. Janë dy çështje që duhen trajtuar veçmas.
Gjithashtu, ndarja e një shitjeje të vetme në disa fatura më të vogla, vetëm për të shmangur kufirin, nuk e zgjidh problemin. Për shembull, një ngarkesë malli me vlerë 1,000,000 lekë nuk bëhet e lejueshme për pagesë cash thjesht sepse ndahet në dhjetë fatura prej 100,000 lekësh.
Si i lëshoni këto fatura në fature.al?
Në fature.al, zgjidhni kategorinë e faturës dhe shënoni saktë mënyrën e pagesës. Për faturat me para në dorë, duhet të keni të konfiguruar pajisjen elektronike të faturimit dhe operatorin. Për pagesat bankare, kontrolloni llogarinë ku prisni të merrni pagesën.
Për udhëzime më të hollësishme, lexoni:
Mund ta provoni fature.al falas për 7 ditë, pa kartë krediti, dhe të testoni faturimin që i përshtatet biznesit tuaj.