Cilat jane elementet e fatures elektronike dhe cfare duhet te plotesoj?
Ne kete shkrim do te pershkruajme se cfare elementesh jane te nevojshme dhe te mjaftueshme per te leshuar nje fature elektronike ne fature.al.
Fatura elektronike eshte si gjithe faturat e tjera por ka disa element shtese te cilat jane percaktojne llojin e dokumentit dhe procesin e fatures. Por, fatura elektronike perdoret vetem me rastet kur i leshon fature nje tatim-paguesi te rregjistruar ne territorin shqiptare.
Ne ne fature.al kemi paraplotesuar elementet e fatures me ato te dhena qe perdoren me se shumti, te tjerat nuk kane nevoje per njohuri specifike ne fushen e ekonomise. Gjithesesi ne do ti shpjegojme me poshte:
- Datë Fature
Data ne te cilen leshohet fatura, nuk mund te ndryshohet, plotesohet automatikisht nga sistemi - Numri i fatures
Numri i fatures eshte numer rendor i cili zerohet cdo 1 Janar te cdo viti. Ai kompozohet Numri i fatures se fundit + 1 / Viti aktual , pra nje numer fature mund te jete 1/2022, 123/2022 etj. Edhe kjo e dhene nuk mund te ndryshohet, ai plotesohet automatikisht nga sistemi.
Ne fature.al nese keni leshuar fatura elektronike apo pa para ne dore ne sisteme te tjera, mund te vendosni numrin e fundit te fatures se fundit te leshuar nga sisteme te tjera ne Konfigurime > Konfigurime > Fatura - Procesi
Jane procese standarte te UBL (standart europian i shkembimit te faturave) te cilat pershkruajne procesin e fatures. Nese nuk keni specifikime se cila duhet te jete, sugjerohet P2 si fature normale. Por ne cdo rast mund te zgjidhet nga ju duke ju pershtatur fatures qe po leshoni. - Lloji Dok
Percakton llojin e fatures/dokumentit. Zakonisht shkon e kombinuar me Procesin. Perseri kjo eshte e parazgjedhur si 380 - Fature tregtare por ju mund ta ndryshoni nese eshte e nevojshme. - Mënyra e Pagesës
Menyra se si prisni tju behet pagesa, ketu keni disa mundesi zgjedhjes, e parazgjedhur eshte Transaksion nga Llogaria - Llogaritë Bankare
Ketu do percaktoni llogarine bankare se ku prisni tju behet pagesa. Llogarite bankare mund te shtohen tek Konfigurime > Llogari Bankare. - Afat Pagese
Ketu mund te percaktoni nje afat se sa kohe i lejoni Klientit per tju bere pagesen e fatures (kjo varet dhe nga mardhenia qe keni me klientin). Zakonisht eshte +7 dite apo +14 dite nga data e fatures. - Datë Fillim Furnizimi dhe Datë Mbarim Furnizimi
Ne rastet qe sherbimi qe ju jepni (ofroni klientit) eshte kryer brenda nje periudhe kohore, mund te zgjidhni datat e fillimit te sherbimit dhe mbarimit. Kujdes: Duhet te jene data te te njejti muaj, prsh: 01.01.2022 - 31.01.2022 ose 01.01.2022 - 01.01.2023 - Fature Periodike
Nëse aktivizohet, data në të cilën TVSH bëhet e llogaritshme për shitësin dhe për blerësin është 'Datë Mbarim Furnizimi'. - Klienti
Fatura elektronike lejon qe te zgjedhesh vetem klient qe Shtetesine e kane Shqiperi dhe te jene biznes me NIPT. - Monedhe e huaj
Nëse fatura leshohet ne monedhe te huaj, zgjidhni monedhen dhe vendosni kursin. Kursi i vendosur eshte kundrejt monedhes Lek. Cmimet dhe Totalet do te jene ne monedhen e zgjedhur, ndersa ne fiskalizim do te shkojne te dyja, edhe vlera ne lek (total * kurs) dhe ne monedhen e zgjedhur. - Shenime dhe Dokumenta
Nese keni shenime qe doni ti bashkengjiten fatures qe mund te jene: shenime te sherbimit, kontrates se sherbimit, kontrata e sherbimit si dokument ose cfardo lloj gjeje tjeter qe ju gjykoni qe duhet bashkengjitur. - Transportuesi
Ne rastet kur malli transportohet, mund te zgjidhni transportuesin qe mund ta shtoni direkt nga fatura. - Rrjeshtat e fatures
Artikujt e fatures qe po leshoni ku ju kerkohet te vendosni: Kod Artikulli, Pershkrimi i mallit ose sherbimit, Njesia Matese, Sasia, Cmimi per njesi me TVSH, Vlera me TVSH dhe Shkalla e TVSH
Nga gjithe keto element, ato cfare jane zakonisht te nevojshme per tu plotesuar jane:
- Klienti
- Llogaritë Bankare
- Afat Pagese
- Artikujt e fatures
te tjerat mund dhe mos ti ndryshoni, fatura do te jete e rregullt.