Provoje falas për 7 ditë Rregjistrohu tani 👉

Ju nevojitet ndihmë për të filluar? na shkruani në: email

Duke Lexuar:
Ku ndryshon Fatura me para në dorë me Faturën pa para në dorë?

Ku ndryshon Fatura me para në dorë me Faturën pa para në dorë?

27 Apr

Fatura me para ne dore eshte  fatura e shitjes se mallit/sherbimit kur pagesa behet ne ate moment duke pasur klientin prezent, ndersa nga ana tjeter, fatura pa para ne dore eshte fature per te cilen pagesen e shitjes se mallit/sherbimit e merr ne nje moment te dyte, me banke apo mjet tjeter monetar.

Fatura me para ne dore

Rastet kur mund te leshohet fature me para ne dore: kur shesim ne nje market, dyqan, kioske, bar-kafe, restorant apo ne ndonje lloj tjeter ushtrimi biznesi ku klienti eshte prezent dhe ben pagesen ne momentin qe merr mallin/sherbimin. 

Duhet pasur parasysh qe kjo pagese qe merret ruhet si hyrje ne arke dhe do ndikoje ne gjendjen e arkes. Nese pagesa e shitjes se mallit apo sherbimit nuk behet ne ate moment, atehere kjo nuk mund te quhet fature me para ne dore dhe duhet te leshohet fature pa para ne dore. Kjo eshte e rregulluar me ligj: 

“Pagesa me para në dorë” është pagesë për mallrat ose shërbimet e kryera me kartëmonedha ose monedha, të cilat konsiderohen mjete pagese në përputhje me legjislacionin e fushës dhe, për qëllim të këtij ligji, përfshijnë edhe kartat e debitit, kreditit dhe çeqet.

Pagesat me para ne dore per transaksionet mes subjekteve. Personat e tatueshëm nuk lejohet të kryejnë midis tyre transaksione shitjeje dhe blerjeje me lekë në dorë, kur vlera e çdo transaksioni është më e madhe se 150,000 lekë. Kryerja me lekë në dorë dhe jo nëpërmjet kalimit nga llogaria likuiduese e blerësit ne llogarinë likuiduese të shitësit e transaksioneve të shitblerjes që e kalojnë vlerën 150,000 lekë,përbën shkelje si për shitësin ashtu dhe për blerësin dhe dënohet me një gjobë sa 10% e vlerës së çdo transaksioni të kryer me lekë në dorë. Fraksionizimi i transaksionit, eshte ndarja e nje shitjeje me vlere te madhe(mbi 150 000 leke) ne pjese me te vogla, per te shmangur pagesen nepermjet llogarise bankare. Nje ndarje e tille konsiderohet pagese me para ne dore dhe ju penalizon me 10% te vleres se transaksionit. Per shembull, ngarkesa 10 toneshe me hekur per ndertim, ndahet ne 10 fatura me vlere nga 100 000 leke sejcila, megjithese e gjithe ngarkesa dergohet te klienti njeheresh. Sejcila prej faturave paguhet me para ne dore, meqenese vlera e sejciles eshte me e vogel se kufiri i lejuar prej 150 000 lekesh. Ne kete rast, autoritetet tatimore do ta konsiderojne kete shitje me para ne dore ne shkelje te procedurave tatimore, dhe subjekti rrezikon penalitetin prej 10% te vleres, dmth 150 000 leke

Per me shume mund te referoheni dhe  ketu ku do ju udhezohet se si mund te leshoni fature me para ne dore ne fature.al

graphical divider

Provo Programin tonë 7 ditë falas

Rregjistrohu 👉
S'ka nevojë për pagesë paraprake për 7 ditët e para.
fatura