Provoje falas për 7 ditë, pa pagesë paraprake +355 69 607 7276

Errori CHK-BSN-016

Pse portali qendror i klasifikon disa fatura si me gabime dhe si i rregulloni të drejtat e njësisë suaj të biznesit.

Publikuar më 2 dhjetor

Shumica prej jush do keni vënë re që faturat e fiskalizuara kohët e fundit janë klasifikuar si fatura me gabime.

Pse ndodh kjo?

Duke qenë se pasi ju dërgoni një faturë te shërbimi i fiskalizimit, ajo kalon dhe në një kontroll tjetër gjatë natës i cili kryen kontrolle më të detajuara. Gjatë këtij kontrolli kontrollohet edhe nëse Tatimpaguesi ka të drejta për të lëshuar fatura me para në dorë, fatura pa para në dorë. Është pikërisht ky kontroll që e klasifikon faturën me gabim CHK-BSN-016, dhe shpjegimi që ata japin kur hap faturën është:

Fatura për transaksione pa para në dorë lëshohet nga njësia e biznesit që nuk mund të lëshojë fatura për transaksione pa para në dorë ose fatura e lëshuar ka të përcaktuar si software SCP-në edhe pse nuk lëshohet nga SCP.

Sipas disa njoftimeve, ky nuk është problem serioz dhe fatura është e saktë pavarësisht se ka këtë gabim. Ju nuk keni nevojë që të anuloni faturën dhe të lëshoni një tjetër.

Cili është ndikimi?

Për momentin i vetmi ndikim është që kjo faturë nuk do ju shfaqet tek menuja Faturat > Faturat me Gabime në Self-care.

Si mund të rregullohet?

Ky është një problem i cili është shkaktuar nga transferimi i të dhënave të biznesit nga QKB tek Sistemi i Fiskalizimit dhe duke qenë se mungojnë disa të dhëna, këto mund të përditësohen në self-care duke ndjekur këto hapa:

  1. Shkoni në Self-Care në Fiskalizimi > Vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit ose klikoni këtu.
  2. Klikoni njësinë e biznesit që doni të rregulloni (ato që janë me status Hapur) dhe do të shfaqen të gjitha detajet.
  3. Në të djathtë në fund të monitorit keni një buton Modifiko. Klikojeni dhe do mund të ndryshoni fushën Pagesa pa para në dorë.
  4. Tek kjo fushë zgjidhni opsionin Po dhe klikoni butonin Ruaj për të ruajtur ndryshimet.

Këto ishin hapat për t'i dhënë të drejta njësisë tuaj të biznesit për të lëshuar fatura pa para në dorë, për të eliminuar interpretimin e faturave si fatura me gabime.

Këtë mund ta përsërisni për të gjitha njësitë e biznesit që keni. Faturat e radhës do të jenë të sakta.

Keni pyetje? Shkruani në [email protected].