Fiskalizimi eshte procesi i lëshimit të faturës elektronike dhe perfshin digjitalizimin dhe modernizimin e faturimit për transaksione me para në dorë ose me likujdime bankare. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës.
Faza e parë përfshin përpilimin elektronikisht të faturave tatimore për subjektet që kanë një marrëdhënie shitblerjeje me institucionet shtetërore. Implementimi i kësaj faze ka filluar në 01.01.2021. Lëshimi i faturës tatimore me entet publike, nga të gjithë tatimpaguesit e regjistruar, realizohet nëpërmjet sistemit të fiskalizimit.
Efekti që pritet të japë fiskalizimi është ulja e informalitetit, por edhe rritja e eficiencës së administratës tatimore, pasi për herë të parë Administrata Tatimore do të ketë në sistemet e veta të gjitha faturat që lëshohen drejt subjekteve, dhe të gjitha elementet e faturës
Procesi i fisaklizimit vjen si directive nga BE, ku në plan afatmesëm synohet të arrihet implementimi i tij në të gjitha vendet anëtare. Fiskalizimi përfshin tre faza deri në implementimin e plotë të tij:
Faza e dytë përfshin përpilimin elektronikisht të faturave tatimore midis subjekteve private që kanë një marrëdhënie shitblerjeje dhe pagesa/arkëtimi kryhet pa para në dorë (vetëm me bankë). Implementimi i kësaj faze fillon në 01.07. 2021. Të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që do t’i lëshojnë një faturë tatimore një subjekti tjetër privat do të realizohet nëpërmjet sistemit të fiskalizimit.
Faza e tretë përfshin përpilimin elektronikisht të faturave tatimore për subjektet që kanë një marrëdhënie shitblerjeje me subjekte private dhe konsumatorët finalë. Implementimi i kësaj faze fillon në 01.09. 2021. Të gjithë tatimpaguesit e regjistruar që do t’i lëshojnë një faturë tatimore një subjekti privat dhe subjekt privat me konsumatorin final, do të realizohet nëpërmjet sistemit të fiskalizimit. Në këtë fazë pagesa dhe arkëtimi bëhet vetëm me para në dorë.